Do shkruaj edhe njehere per Tiren,per te famshmen qe u be Tiregate!
Po! Aq plasi Stopi ne kete zbulese,sa u harrua darka e gabuar,vaksina,bile dhe mijrat hektare toke te permbytur! U harruan!
As per spitalin e Fierit,s’ po flitet me,as per pajtimin e Greqise me Turqine,bile as qe Trump iu bllokua edhe llogaria ne youtube,s’ po flitet me hic!
Vec shajme Tiren! Te hengert mortja o Tire,i pifsh ilace ato leke o Tire,ne burg thefsh qafen o Tire!…
Tirja eshte ajo qe njohim te gjithe! Sepse ne rrethin e secilit,eshte nje kunate,a nje komshije,a qofte dhe ajo gruaja perballe mamit,qe ka nje tufe me kalamaj,me ndonje pijanec burre,dembel e doregjate,e ku di une sa halle ka çdo Tire qe njohim…
Tirja,çdo Tire,e ka be halli te shkathet! Ka gjet nje pune ne spital,po mund ta kete gjet edhe ne ndonje kopesht a cerdhe,a gjykate,a komisariat,ku e di ti…
Tirja,eshte hallexhie,por e shkathet! Ajo nuk ka turp,ajo ta kerkon lekun drejtperdrejte!
Do te takosh filanin? Kaq paguaj,dhe ta kry une!
Do raport ti? Kaq ben!
Do ta shoh une femijen tend,kur han ,kur ben çiçin? Kaq e kam cmimin!
Do ta laj poshte krevatit ku fle i shtrenjti yt ne spital? Sa i shtrenjte eshte? Sa mund te paguash…?
Dhe te gjithe ne,njohim Tiren tone,ne rrethin tone! Dhe ngahera edhe na shpeton ndonje ” eshte e zonja,e nxjerr lekun”… Dersa ai lek na kushton me shume se vlera e tij! Na kushton jeten e dikujt, dinjitetin tone,krenarine….! Ne te tilla dite,ne ulerasim! Protestojme! Poshte Tire shtriga!
Hej,po Tirja kush eshte?!
Tirja jam une,ti,jemi te gjithe!
Nuk i kemi qejf rregullat ne si shtet! Na pelqen ti shkelim,te gjejme rrugen me te shkurter per cdo qellim!
Nuk ngreme asnje gisht kur na lendojne,vec ankohemi dhe mallkojme!
Mos pac hall,thote nje shprehje! Po halli yne me i madh jemi vete!
Ne i pjellim,i rrisim,i shumojme Tiret! Kudo
Ta mbyll me nje shembull;
Kush ulet te kafenete Sophie,a kudo qofshin neper sheshe,bezdiset pa fund nga ata qe lypin! Nga femije çokollate,te mama me bebe, plaka apo goxha burra qe tentojne te kapin ndonje monedhe nga qejflinjte e kafese!
Ti,a u jep lemoshe? Une jo!
Nuk dua te mendojne se mund te mi marrin leket,qofte edhe monedhat kaq kollaj!
Nuk dua te bind dike se mund te ushqehet kaq lehte,pa pune,vec duke luajtur me ndjeshmerine time!
Keshtu duhet vepruar dhe me sekseret e felliqur,ne spital,kopshte,gjykata,bile edhe ne ministrira!
Kaq kisha!
Kujdes shendetin!