Ne jeten time profesionale, jam ndeshur disa here me muzikante klasike serbe( krysesisht ne France dhe ne Gjermani)…
Mbas kultures dhe intelektualizmit te tyre, pa asnje perjashtim, cdo rradhe thonin ate shprehjen” eh, lufta ishte e tmerrshme per te dy popujt”… dhe kjo mua me bente skalpin me miza, me ndizte gjakun keq ne cdo damar te trupit…
Pergjigjia ime e ashper ishte gjithmone:
- Jo, kjo lufte kishte agresore dhe te agresuar, dhe ju ishit agresoret.
Nuk flas vetem per ushtrine tuaj, por edhe per komshinj prej vitesh me shqiptare, qe befas u kthyen ne race superiore me detyren makabre per te shfarosur shqiptaret.”
Pra, gjithmone, debati perfundonte aspak mire…
Ne kohen e luftes se Kosoves, une isha ne Lice, studjoja per Opera dhe bashke me ca muzikante te tjere, kishim krijuar nje grup te vogel , kendonim ne nje bashkesi kristiane!
Gjate luftes, neper Shqiperi, filluan te vinin refugjatet e pare, ca u strehuan tek pallati i sporteve, ca neper shtepirat tona, e shume neper cadra nga liqeni.
Ata na tregonin, qe shume familje ishin ende te bllokuar mes luftes… Kamionet me ndihma humanitare kalonin neper Shqiperi..Vendosem me grupin tone te vogel, te niseshim per te bere dicka, shperndarje ndihmash a qofte edhe te vetmen gje qe dinin te benim, muzike , Opera, piano, violine, per femijet e bllokuar aty…
Ishte hera e pare qe shkoja ne Kosove!
Na paraprinin tanke dhe ushtare gjermane , dhe shpesh ndalonim per te kontrolluar nese kishte mina te vendosura ne rruge..
Dikur, arritem diku.. cdo gje e djegur, por kishte akoma njerez, sidomos gra e femije… Nuk mund te imagjinoja kurre, qe aty do te njihja nje nga shoqet me te mira qe do te kisha per gjithe jeten, Saranden!
Ju betohem qe ne jeten time, kam pare e perjetuar gjera te tmerrshme e teper te dhimbshme… Por asgje nuk i perngjante kesaj qe po perjetoja aty, ne nje cep te Kosoves, mes shtepive te djegura…I fejuari i Sarandes, ishte ne UÇK… kur serbet erdhen ne fshatin e tyre ajo ndodhej me prinderit dhe me vellain e vogel.
I kishte pare se si i vrane para syve te saj te gjithe, e çuditur se pse s po i vinte rradha asaj, perpara vellait te vogel..
Por monstrat, kishin plane te tjera te kobshme per Saranden e bukur, me ate gershetin e saj te arte…
Mbi 8 ushtare e civile e kishin perdhunuar kafsherisht, duke i qeshur e duke e peshtyre ne te njejten kohe… E lane te gjalle, mes te vdekurve…! Por gjithsesi te vdekur ne shpirt, pergjithmone!
Asgje nuk mbaroi ketu.. ky ishte vetem tregimi qe ajo po me tregonte duke u dridhur, teksa mbante duart mbi barkun e saj, te pakten 6-7 muajsh shtatzane!
A mund t a imagjinoni per nje çast tmerrin e paskaj te saj? Shtatzania ishte frut i perdhunimit nga ushtaret serbe..
I fejuari i saj mbas nje gjendje teper te rende psikologjike, vendos me nje burreri qe fjala eshte e dobet per t a pershkruar ( e duke bindur edhe Saranden) qe jo vete do martoheshin por, do t a mbanin femijén!
Ajo dogji fustanin e nuserise qe kishte pergtitur, sepse i dukej vetja teper e piset per t u veshur me te bardha… Dhe jemi organizuar disa goca, per te lajmeruar ne Shqiperi te afermit, komshinjte tane.. ke njihnin qe martohej!
Mbi 47 fustane nuserie j u derguan nga vajzat e Shqiperise , Sarandes se bukur!
Duke j u dhene fustanet e tyre te nuserise, ishte gjesti me i prekshem solidariteti qe ato treguan ne ato momente!
Nje nga keto ishte edhe nje kusherira ime , qe martohej mbas disa javesh… u martua me nje fustan te thjeshte per vete!
Insistuam te gjithe qe te vinte ne Shqiperi per te lindur! Ashtu beri!
Dhe nje dite korriku, lindi Albana..
nje kukull e vogel, e pafajshme… por te cilen per dite me rradhe Saranda refuzoi t a merrte ne krahe. Burri i saj, ishte nje hero! Jo vetem u perkujdes per vajzen, por u be edhe nene per te ditet e para…Pastaj, sigurisht qe ndjenja e nenes, fitoi mbi gjithcka…!
Albana di cdo gje mbi jeten dhe prejardhjet e saj..
Nuk j a kane fshehur kurre te verteten e saj te tmerrshme…
Studjon ne France tashme dhe meqe po flisja per debatet me serbet qe kam patur ne France… Une zakonisht, e zgjas vete sherrin dhe me serbet
gjithmone e acaroj situaten me vetedije..
I vetmi rast , kur m u ndesh te nderhyja per te ndare e qetesuar, nje debat me serbe studente, ishte me Albanén…. Nuk me degjonte…
Dhe s kishte Zot mbi kete toke, te mund te kontestonte argumentat e saj te tmerrshem…
Jam e zemeruar me shume shqiptare, edhe kryesisht te Kosoves… qe kane harruar kaq lehte se cfare kane perjetuar!
Albana eshte shqiptarja me PATRIOTE qe une njoh!!!
Dhe gjysma e gjakut te saj, nuk me intereson aspak!
Prandaj, me ate shprehjen” S behet gjaku uje”….. ohhhh, sa shume me keq se uji mund te behet… varet se cfare te ndan! Albana e mençur, gjysmen e gjakut te saj prej urrejtjeje dhe monstruoziteti, e ka kthyer ne mijera fish gjak dashurie per shqiptaret e saj! Te mamit te saj!
Ka gjera te falshme nga Zoti, por jo nga njerezit ,e ka gjera te pafalshme as nga Zoti e as nga njerezit!
Te dua fort, Albanka ime!
Bravo per studimet brilante qe po kryen!
Jemi krenare me ty!!!
Njerez, sa shume te mire ka mes jush!
Sa shume!!!
Risjellje