Enxhi Drapi nje studente e talentuar e juridikut nuk ndalet në krijimtarine e saj. E apasionar në studime dhe e angazhuar në fushën e letërsisë dhe gazetarisë ajo nuk ndalet asnjë çast në krijimtarinë e saj. Këtë radhë ka zgjedhur të komunikoj me publikun me një poezi. Poezia titullohet “Prano’ dhe është e mbushur me realizëm aktualitet duke përcjell mesazhe të qarta jetësore. Ja poezia e Enxhi Drapit:
Prano!
E Lodhur, e dërrmuar, arsyen ti kurrë mos e harro
Qëllimin, dështimin dhe fitimin nga mendja mos e largo
Ec e qetë dhe trishtimin kurrë mos e trego
Kupto, vlerëso dhe prano se askush të mirën nuk ta do
E, në ditët e zeza të mbushura me re të dendura, dritën e diellit mos e lut.
Je koshiente se reja nuk ka ku rrezen e fut
Pranoje e dashur…
Në ditën më të vështirë i afërti në batak të mbyt
E, kur sheh se po shpëton, fort të shkelmon e të zhyt
Botë plot me mizori, e njerëz plot me shpirt të zi
Rrugë plot, koka bosh, kudo ka ligësi
Maska gjithëkund e , keqësi pafund.
Dritë më kot mos kërko, por, prano
TI mund të ndriçosh, e renë fort ta shposh
Errësirën nuk duhet ta nënçmosh, por verësosh e pranosh
Me pak mund dhe dëshirë me llambën që të shkëlqen në sy do triumfosh
Gabimin ti mos kërko, shkelmo dhe botë krijo!…