MUZË ME VESE
Diku lexova një filozof të mjerë
Egoja tha, në pranga njeriun do e shpjerë.
Kërkojmë kaq shumë në filxhanin e kafesë
Me shumë vështirësi arrijmë të gjejmë një ngordhësirë në thes.
Ëndërroj në krah të kem një muzë me vese
Një nga ato të cilat t’i çorientojnë mëngjeset.
Dëshiroj të dashuroj dikë rreptësisht të ndaluar,
Atë të cilën më tund prangat nëpër duar.
Mendoj pareshtur e fantazia më drejton përherë tek ti
E historinë e njohjes në kujtesë e bëj hi.
Me sytë e lidhur me një shami të errët mundohem të vij aty,
Endem në rrugë plot gjak e trëndafilin nuk arrij ta shoh me sy.
Ënërroj në krah të kem një muzë me vese
Fytyra e nevrikosur e saj t’i veshë diellit perçe.
Ta admiroj kur nuk bindet e egërsohet,
Dhe pas pak në gjoks të më kërkojë të strehohet.
E dua të jetë plot jetë e ego të zjarrtë
E qetësia t’i ngulet pas fitores së flaktë.
Të dua ty mallkim i ndaluar!
Pranoj edhe vdekjen nëse jam i infektuar.
Të plagos e pres me padurim fitoren e hakmarrjes tënde,
I gëzohem më shumë se ti asaj fitoreje ëndrre.
Ëndërroj në krah të kem një muzë me vese
Të shkatërroj këdo nëpër parqe e sheshe.
Fantazoj të kem atë që lëndova e shkatërrova
Ta fitoj e ti tregoj se për të ndryshova.
E dua atë qënie ta kem çdo ditë me vete
Dhe ti lë në duar qiej e planete.
Kuptoj se diku thellë prej kohësh të paskam hedhur
Grupi i ekspeditës në shpirt të kishte gjetur.
Ëndërroj në krah të kem një muzë me vese
Ti shoh fytyrën teksa fle e dielli e godet me rreze.
E sodis duke rizgjuar si në lindje çdo qelizë
Me mall ta prek lehtë e fillojë të lëvizë.
Vajzën e të cilit me armiqësi m’u betua
Ti krekosem e ta pyes “ Kush është më i fituar?”
Dua atë që ka vese!
Aromën t’ia ndjej edhe më anën tjetër të
kontinentit…
Ta kujtoj kur të bie në duart e armatosura të
armikut
Do t’i them se janë dhi të zgjebosura të rëna prej
fikut!
