Llogje për turp
Shikojeni se si ecën ajo femër e ndyrë
Me dorën e majtë përthyer për të varur çantën
Fytyrën ka patinuar e llangosur
Ka dalë nga shtëpia për të gjetur “çadrën”
Pandeh se nuk e pamë që doli kaq vonë
Me buzët zhgërryer me të kuqe flakë
Kur nuk i thërret mendjes sa është në kohë
Si djall do pendohet kur të bëhet plakë.
Era e mëkatit që nga larg i ndjehet
Si thoni… ta presim derisa të kthehet?!
Ti shohim fytyrën në do jetë zbehur
Dhe nëse do i ketë flokët e pakrehur…!
PS: cikël poezish nga romani i saj: Diku ku dielli nuk perëndon