Vrasja dhe dhuna ndaj grave vazhdon ende të mbetet plagë e shoqërisë. Ende! Shqipëria gëzon rekordin e vendit të parë ne Europë për vrasjen e grave. Deri kur do vazhdojmë kështu? Cili do e sjellë i pari ndryshimin? Pse presin që të ndryshojnë të tjerët fillimisht më pas të ndryshojmë ne?!
Gjithçka është shumë pranë nesh, para syve tanë dhe pas shpinës sonë. Çdo sjellje buron nga familja, nga ajo streha e ngrohtë, e cila është në gjëndje të ndreqë apo shkatërrojë botë. Para syve tanë po derdhet gjaku i shumë femrave, po mavijosen trupa të dobët nga dhuna dhe po masakrohen qindra e mijëra koka nënash, të cilat ose i pret vdekja ose do dëmtohen në gjëndje të parikthyeshme, duke bërë që të mos jenë të afta as për veten e tyre, duke mos çuar nëpër mend që të edukojnë fëmijë mendërisht të shëndoshë.
Kemi një fatkeqësi akoma më të madhe se kjo, menefregizmi. Menefregizmi dhe dhënia rëndësi e gjërave të pavlera është lokomotiva e kësaj barbarie me të cilën na duhet të përballemi çdo ditë. Një pjesë e mirë e shoqërIsë nuk di të edukojë fëmijë të shëndetshëm, ky është shkaku i këtij mentaliteti të rëndomtë. Inoranca i Ka lëshuar thellë rrënjët dhe duket se spo ndalet së pushtuari çdo ditë e më shumë Homo Sapiens-ët tanë.
Në vend që të mirëedukojmë fëmijët tanë merremi me fëmijët e komshinjve, të afërmve tanë, me të njohur e të panjohur. Vëmë re lëvizjet e tyre pa ndjerë aspak lodhje, padyshIm që gjithë ky hulumtim shoqërohet me një super analizë, pjesa më të madhe të së cilës e zënë ofendimet dhe mallkimet. Kaloni kohë me fëmijët tuaj! Mësojini! Edukojini! Zoti jua ka dhënë të pastër, mos i ndyni!
Të jesh burrë nuk do të thotë të mos jesh i fortë, përkundrrazi. Të jesh burrë do të thotë të jesh i fuqishëm fizikisht dhe mendërisht. Do të thotë të dish të jesh gjoksi i cili pret goditjet e jashtme, objekt i të cilave është familja jote. Por të përdorësh forcën mbi një krijesë delikate siç është gruaja, nuk të bën gjë tjetër veçse një burracak barbar, të cilit sëmundja e injorancës I ka nxirë trurin dhe sytë!