Engjëll SERJANI
Kryeministri Rama mbështet kryebashkiakun Golemi në nismëm e tij të fundit.
Turizmi ajror tashmë realitet shumë i rëndësishëm dhe me interes ekomomik.
Kryeministri Edi Rama në fundjavë përcolli në faqen e tij zyrtare këtë mesazh dhe urim të thjeshtë por tepër domethënes; “Mirmëngjes, dhe me këtë spektakël nga qielli mbi Aerodromin e Ri Fushor të Gjirokastrës, që tashmë me certifikimin e tij i hap rrugë një lloji të ri turizmi, atij të fluturimeve dhe hedhjes me parashutë, duke i dhënë qytetit të Unesco-s edhe më shumë vlerë turistike, ju uroj një fundjavë të bukur”.
Ky mesazh është një dëshmi e plotë e mbështetjes pa rezerva të Ramës ndaj inisiatives këmëngulse dhe entusiaste të Flamur Golemit, kryetarit te bashkisë Gjirokastër për ti dhënë jetë turismit, sportit dhe transportit ajror nëpëmjet riaktivizimit të aeroportit 90 vjeçar të këtij qyteti në UNESCO.
Në industrine boterore te turizmit, sportet dhe turizmi i ajrit janë një mundësi e jashtëzakonshme për krijimin e të ardhurave. Këto mundësi favorizohen shumë nga mënyrën e përsosur për të shijuar pejsazhet nga bordi i një avioni privatë ose me qira, pamjet e mrekullueshme dhe mrekullitë e territorit. Ky turizëm i një lloji të ri dhuron adrenalinë dhe të shpërblen pasionin, guximin, vetëdisiplinën, durimin. Duke fluturuar me një avion për qëllime amatore dhe turistike, njeriu me shpirt aventure, turist apo sportist, nuk kursen pët të marrë kënaqësitë dhe preferencat e tij. Në një botë ku turizmi dhe transporti ajror nuk kanë qenë kurrë kaq të pranishëm, vëmendje i kushtohet të gjithë atyre njerëzve që vendosin të vizitojnë një destinacion duke udhëtuar vetë ose me aeroplan me qira. Kjo mënyrë e të bërit turizëm është zhvilluar gradualisht gjatë dekadave të fundit në shumë shtete, duke parë një rritje të numrit të pilotëve aktivë si dhe në çertifikimin e pistave të sigurta për të kryer këtë lloj aktiviteti.
Falë entusiazmit dhe vendosmerisë së kryebashkiakut Flamur Golemi në mes të muajit korrik 2022 u arrit çertifikimi i aeroportit të Gjirokastrës për qëllime sportive dhe turistike. Ndërkohë që menjëherë pas këtij akti administrativ Autoriteti Shqiptar i Aviacionit Civil zyrtarisht u rihap ky aeroport dhe nisën fluturimet e brendshme dhe për aktivitetet sportive të aeronautike. Për të bërë të mundur çrtifikimin, u punua per disa muaj ditën dhe natën nga strukturat e shërbimeve të bashkisë për të rehabilituar e përmirësuar standartet teknike të vendosura dhe audituar nga grupet e ekspertëve të Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar.
Veprimtaria e parë sportive u organizuar nga data 19 deri më 24 korrik në aeroportin çertifikuar të Gjirokastrës, nga Shoqata Sportive Italiane PST (Tandem Sports Parachuting), e drejtuar nga veterani i parashutizmit italian Walther Idra, mbështetur nga kryetari i bashkisë Flamur Golemi, Federata e Sporteve Aeronautike Shqiptare, drejtuar nga Renis Tershana, Forumin për Aeroportit të Gjirokastrës i koordinuar nga Konsulli i Nderit i Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi.
Aktiviteti i lëshimit ajror u krye dhe u koordinua nga instruktorët italianë të kualifikuar kombëtarëishtdhe ndërkombëtarisht të parashutizmit si: Walther Idra, President i Shoqatës PST, instruktor USPA, me 14,000 hedhje me parashutë, Antonio Guzzo, SEP / MEP / SET Pilot, me 1000 orë fluturim 6500 hedhje, drejtori i Shkollës së Parashutizmit, Enrico Cosaro, instruktori ushtarak i rënies së lirë dhe operator video, 13,000 hedhje me parashutë, Pierluigi Fabbiano, instruktor ENAC, instruktor USPA, Ulisse Idra, dy herë kampion italian në swoop, një rekord italian dhe rekord botëror, me 11.000 kërcime në karierën e tij ajrore, Daniele Garozzo, atlet i departamentit të sporteve të parashutizmit “Folgore Parachute Brigade”, me 2.300 hedhdje, Mirco Cantori, 932 lëshime, piloti Antonio Stagni, me 1500 nisje dhe më interesantja e grupit të ardhur nga Italia. parashutistja e apasionuara Egestina Levani, parashutistja e parë shqiptare në Itali, vajza e nënkolonelit dhe pilotit të forcave ajrore shqiptare, Kujtim Levani. Pjestarët e këtij grupi kontriubues morën vlerësime dhe Çertifikata Mirënjohjeje nga kryetari i bashkisë Flamur Golemi.
Aeroporti i çertifikuar i Gjirokastrës tani mban kodin ICAO LA10 dhe koordinatat 40.0873 ° N 20.1531 ° dhe është i aksesueshëm për avionët që nuk e kalojnë peshën maksimale prej 5700 kg, për fluturime sportive private dhe kombëtare, nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.
AIR SHOW i organizuar nuk kishte vetëm një qëllim demonstrues, duke ndihmuar në riaktivizimin e fushës ajrore të Gjirokastrës, por me organizimin e Shkollës së Parë të Parashutizmit në Shqipëri, grupi italian dëshiron të nxisë aktivitetin e fluturimit për ultralights, duke nisur zhvillimin e avioturismit në Shqipëri, një sektor i veçantë por që sigurisht eshtë shumë fitimprurëse për ekonominë lokale turistike.
Rimëkëmbja e aeroportit historik të Gjirokastrës për ta bërë atë një pol atraksioni brenda të ashtuquajturit aviototurizëm është një mundësi shtesë dhe një element diversifikimi për rivitalizimin turistik të brenda dhe jashtë vendit, i cili në të ardhmen mund të përfshijë edhe fluturimet me distanca të shkurtra.
Në një botë ku turizmi dhe transporti ajror nuk kanë qenë kurrë kaq të pandashëm, vëmendje i kushtohet të gjithë atyre njerëzve që vendosin të vizitojnë një destinacion duke udhëtuar vetë ose me aeroplan me qira. Kjo mënyrë e të bërit turizëm është zhvilluar gradualisht gjatë dekadave të fundit në shumë shtete, duke parë një rritje të numrit të pilotëve aktivë si dhe në pistat e disponueshme për të kryer këtë lloj aktiviteti.
Prandaj, duke iu referuar turizmit të aviacionit “të lehtë”, mund të thuhet se ky është një segment interesant, ndonëse i veçantë, potencialisht tërheqës për të gjitha ato destinacione të pajisura me një aeroport të vogël ku zhvillohet kryesisht aviacioni sportive dhe turistik. Një çështje tjetër ka të bëjë me qëndrueshmërinë e modeleve të biznesit të infrastrukturave të përfshira në këtë fenomen. Aeroportet e aviacionit të përgjithshëm dhe aeroporteve paraqiten si një sistem shërbimi i integruar, ku vlerat e ofruara nuk kanë të bëjnë vetëm me sferën aeronautike, por përfshijnë edhe një sërë shërbimesh turistike-akomoduese.
Pista e vjetër e aeroplanit në Gjirokastër është inauguruar për here të pare më 11 qershor 1929 me linjën e transportit ajror Tiranë – Gjirokastër – Tiranë. Në vitet 30-40 ky aeroport kishte funksion të dyfishtë civil dhe ushtarak me kompaninë “Ala Littoria”. Linjat kryesore të asaj periudhe ishin Tiranë – Vlorë – Gjirokastër – Tiranë dhe Tiranë – Korçë – Gjirokastër – Tiranë dhe drejt Italisë me linjën Gjirokastër – Brindizi. Ky lloj transporti zgjati deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës, me hyrjen e Shqipërisë në regjimin socialist, shërbimi civil ajror u ndërpre apo u kufizua dhe nuk u mendua kurrë për rikthimin e këtij lloji transporti si një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Me çertifikimin e aeroportit të Gjirokastrës, turizmi i shumëpritur ajror tashmë është një realitet i ri dhe shumë i rëndësishëm me interes për zhvillimin turistik dhe për rritjen e të ardhurave për të gjithë operatorët dhe bizneset që kryejnë shërbime turistike.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka