Çfarë thonë profesorët Prof.dr Bektash Mema, Prof.dr Tonin Gjuraj dhe Prof.dr Valbona Duri për Prof.dr Fatos Tarifa?
Nga Engjell Serjani
Senati Akademik i Universitetit “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës i ka akorduar titullin akademik “DOKTOR HONORIS CAUSA” akademikut dhe diplomatit Prof.dr Fatos Tarifa. Në ceremonine e dorëzimit të ketij titulli, organizuar sot në sallën e auditorit të madh të ketij universiteti ishin prezent një numër i madh akademikësh, profesorësh dhe autoritetesh vendore, si Pëllumb Zhufi, Ksenofon Krisafi, Tonin Gjuraj, Prefekti i Qarkut Odise Kote, etj.
Ne emer te Senatit Akademik, Rektori i universitetit Prof.dr Bektash Mema, tha se dhënia e titullit
“DOKTOR HONORIS CAUSA” për Prof.dr Fatos Tarifen nga senati është i bazuar në të gjitha cilësite, vlerat, kontributet shkencore dhe diplomatike te tij.
“Dhënia e titullit “Doctor Honoris Causa” për Profesorin Fatos Tarifa të
Universiteti Europian te Tiranës që kam nderin që në emer të Senatit Akademik të Universitetit ‘Eqrem Çabej’,të prezantoj sot, jam i bindur që shtë nder për çdo universitet”, tha Prof.dr B. Mema.
Ndersa Rektori i Universitetit Europian të Tiranes Prof.dr Tonin Gjuraj ne pershendetjen e tij ne këtë ceremoni nënvizoi se akordimi i titullit Honoris Causa per Prof.dr Tarifën është momenti nga më sublimët, sepse është vlerësimi më i madh që bota akademike dhe universiteti juaj i bëjnë personaliteteve të shquar në fusha të ndryshme, me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.
Zëvendës Rektorja e Universitetit të Gjirokastrës Prof.dr Valbona Duri solli për auditorin nje informacion të bollshem per kontributet shkencore dhe diplomatike te Fatos Tarifes. “Prof. Tarifa është një ndër studiuesit shqiptarë më të shquar në fushën e shkencave shoqërore, si dhe një ndër personalitetet më të njohur në jetën akademike të vendit dhe jashtë tij” tha Prof.dr Duri.
Sipas saj, sociologia amerikane Barbara Heyns e ka vlerësuar Prof. Tarifën si “një ndër studiuesit më interesantë dhe më kreative të kohës sonë”, duke e renditur atë “pothuaj mbi të gjithë studiuesit e tjerë të brezit të tij, që ajo ka njohur nga Europa Lindore”. “Ne në Perëndim”, është shprehur ajo, “e kemi kurorëzuar Fatos Tarifën si‘the father of Albanian sociology’”. Sociologu tjetër amerikan Jay Weinstein, i ka vlerësuar talentet e Prof. Tarifës si “të rralle” dhe e ka renditur atë mes atij “grupi të vogël individësh, të cilët si dhe Prof. Tarifa, kanë qenë ose janë njëherësh sociologë dhe diplomatë me kontribute të jashtëzakonshme”. Për personalitetin dhe kontributet e Prof.dr Tarifës në fushën e sociologjisë janë shprehur me konsiderata të larta një numër sociologësh të tjerë ndër më të shquarit në kohën tonë, si Anthony Giddens, George Ritzer, Michael Kennedy, Judith Blau, Lisa Keister, Gerard Delanty etj.
•”Prof. Tarifa ka një doktorate të dyfishtë; ai ka fituar gradën “Doktor” në Shkencat
Politike nga Universiteti i Tiranës, si dhe gradën PhD në Sociologji nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është i pari studiues shqiptar në shkencat sociale i doktoruar në Shtetet e Bashkuara pas vitit 1990.
• Prof. Tarifa ka një karrierë akademike dhe diplomatike të gjatë dhe shumë të
suksesshme”, nënvizoi Zevendes Rektorja V. Duri.
Në saje të punës, arritjeve dhe meritave të tij të padiskutueshme, Prof.Tarifa ka ngjitur ndër vite çdo shkallë të karrierës akademike në disa universitete publike (shteterore) dhe jo publike (private) në Shqipëri.
Ai ka qenë:
- Përgjegjës i Sektorit Shkencor të Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike në Universitetin e Tiranës;
- Dekan themelues i Fakultetit të Filozofisë dhe Sociologjisë (sot Fakulteti i Shkencave Sociale) në Universitetin e Tiranës;
- Rektor i Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë. Sot, ai mban pozicionin e nderuar të Profesorit të Sociologjisë e të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian tëTiranës.
• Prof. Tarifa është autor i më shumë se 50 librave, prej të cilëve 12 janë botuar në
anglisht jashtë vendit, kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe në
I emocionuar pa mase nga ky nderim e vleresim i ardhur prej universitetit të origjines së familjes së tij, Gjirokastres që e do dhe e adhuron, Prof.dr Fatos Tarifa falenderoi senatin, rektorin, profesoriatin dhe koleget e ardhur nga Tirana per prezencen ne kete event te veçante per të. “Ndihem jashtëzakonisht i emocionuar që ky nderim me vjen si vlerësim për kontributet e mia nga ky qytet i dijes, nga ky institucion universitar qe mban emrin e dijetarit gjirokastrit qe aq shume e adhuroj, sepse kur te adhuron origjina e familjes je i vleresuar ne maksimalisht.