Këpucët e shenjta.
Pragu i këtyre krishtlindjeve më duket më e shenjtë se çdo vit tjetër.
Kisha kohë që shihja nga penxherja e dritares një plakë të moçme me një karrocë të vjetër që e mbante për të mbledhur kanaçet nëpër qytet dhe me to ushqente 5 nipërit dhe mbesat e saj të mitur.
Një plakë e moçme me rrecka të vjetër që endej nëpër qytet dhe askush nga të pasurit, për çudi nuk e shihte që t’i ofronte lëmosh.
Po kështu asnjë institucion nuk e shihte që t’i ofronte një ndihmë të vogël që të mos endej rrugëve ashtu fustan-çjerrë e këmbë zbathur.
Për çudin time, mendja me shkoi te një palë këpucë që rrinin aty në ballkonin tim dhe përfat të keq nuk i shërbenin askujt.
Nxitova me vrap që t’ja jepja kësaj zonjës.
Iu afrova dhe i thashë: “kam dëshirë të të jap diçka”. Më pa me një shikim therës dhe zgjati duart e saj, dhe kur hapi qesen dhe pa në të një palë këpucë, sytë e saj filluan të lotojnë dhe u ul në gjunj dhe i lutej zotit. A thua se ato këpucë do t’i zgjidhnin të gjitha hallet!!!
Papritur mora një meritë më shumë se sa e meritoja.
Unë dhurova diçka që nuk e doja, por bëra të lumtur dikë që kishte më shumë nevojë sesa dëshirë për to.
U ndjeva sa e lumtur, aq dhe fajtore sepse kisha hedhur shumë gjëra që nuk doja, kur mund t’ja dhuroja kësaj zonje.
Ky prag krishtlindjesh është një prag reflektimi që gjërat e vogla të parëndësishme për ne, për dikë mund të jenë nevojë materiale dhe shpirtërore.
(E.C)