12 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Enada Ciko: Arben Kraja, simboli i dështimit në drejtësi!..

by News Albania
25/07/2020
in Opinion
0
32
VIEWS
Share on Facebook

Arben Kraja-Simbol i dështimit të reformës në drejtësi.
Sado që ekziston një kompleks i përgjithshëm që kjo të thuhet publikisht, personalisht, si jurist i ri dhe qytetar i angazhuar, kam filluar të mendoj se reforma në drejtësi ka dështuar. Sa më parë të pranohet ky realitet i trishtë, aq më shpejt do të mund të dalim nga kjo situatë tepër e rrezikshme për shtetin e së drejtës. Megjithatë dështimi apo jo i reformës në drejtësi kërkon një analizë më të gjërë e të detajuar, e cila do të mund të realizohet në një moment të dytë.Në këtë prizëm, një interes të veçantë paraqet monitorimi i proçesit të vetingut, që supozohej ta pastronte drejtësinë shqiptare, nga çdo gjë që dëmton misionin e saj të shenjtë. Bërjen e drejtësisë pra.Ndoshta shembulli më i mirë për të ilustruar sa më sipër, është pikërisht Prokurori i SPAK-ut Arben Kraja. Duke filluar nga zgjedhja e tij dhe deri te ushtrimi i detyrës. Nuk ka nevojë të jeshë jurist apo konstitucionalist, për të kuptuar se zgjedhja e Arben Kraja-s në detyrën e SPAK-ut , me një procedurë të veçantë, ekstra-ligjore, të shpikur në momentin e fundit dhe me votimin me vetëm me 69 vota nga mazhoranca e majtë, ishte tërësisht antikushtetuese dhe antiligjore.
Neni 148/a, pika 1 e Kushtetutës ka parashikuar se Prokurori i Përgjithshëm zgjedhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit (84 deputetë), ndërmjet tri kandidaturave të propozuara nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ndërkohë në dispozitat kalimtare, neni 179, pika 13 e Kushtetutës parashikon se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm bëhet me tre të pestat, me përjashtim të një periudhe kohe të kaluar që bëhej me dy të tretat.
Qartazi pra, zgjedhja e PPP-së Arben Kraja-s nga votat e 69 deputetëve binte ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.
Qeverisë shqiptare nuk i kishin munguar edhe akte të tjera për të treguar tendencën e saj për një sistem drejtësie të anshëm dhe të kapur politikisht. Siç për shembull votimi në mënyrë të njëanshme, pa konsensusin e opozitës, të ligjeve shoqëruese të ndryshimeve kushtetuese. Por, padyshim zgjedhja e Kraja-s në krye të organit të akuzës ishte ajo që i vuri vulën këtyre përpjekjeve,dukshëm mbi Spak-un. E vërteta është se edhe lëvizjet mëvonshme të tij nuk ndihmuan në shuarjen e këtyre dyshimeve. Përkundrazi, një pjesë u vërtetuan dhe pjesa tjetër u përforcuan. Ndërkohë, njëri nga qëllimet themelore që kish’ pasur reforma në drejtësi, depolitizimi i sistemit ishte cënuar rëndë.Përpara se të përmendim dhe analizojmë shkurtimisht disa prej momenteve kryesore të kryeprokurorit Kraja në detyrë, duhet thënë se në këta tetë muaj nuk kemi pasur asnjë rast hetimi, arrestimi apo dënimi të ndonjë “peshku të madh”, që të ketë filluar me iniciativën e PPP-së Kraja-s apo institucionit që ai drejton. Ky fakt më duket se tregon shumë për bilancin e kryeprokurorit.Ndër veprimet e para, dhe më domethënëse të Kraja-s ishte pikërisht shkarkimi i Arta Markut dhe prokurores Rovena Gashi, nga detyra e drejtueses së sektorit të dekriminalizmit pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Dihet se dekriminalizimi kishte prekur kryesisht deputetë nga rradhët e Partisë Socialiste dhe mazhorancës së majtë.Për më tepër, që shkarkimet, transferimet dhe emërimet e reja me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore nuk janë më kompetencë e Prokurores së Përgjithshme,por e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Prandaj, duke kryer transferime, shkarkime dhe emërime, të cilat kanë qenë jo të pakta gjatë mandatit të PPP-së Marku, ajo ka vepruar në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjit që rregullon organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Një tjetër shkarkim i bujshëm në majin e 2018, është edhe ai i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i njohur ndryshe edhe si prokurori që hetoi dhe kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.Lind pyetja;A do Të hetoi SPAK-u dhe Kraja këtë ngjarje?Unë them jo.Kështu që Arben Kraja është i lirë Të freskohet me rryshfetet e qeveritarve.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

12/02/2026
Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

12/02/2026
Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

12/02/2026
Tentoi të grabisë me armë zjarri bankën në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

Tentoi të grabisë me armë zjarri bankën në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

12/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In