Një pyetje për afgandashësit
Erion Veliaj ka pohuar dje se afganët më të mirë mund të qëndrojnë gjithmonë në Shqipëri. Cili është kriteri i përzgjedhjes që përcakton nëse një afgan është i mirë ose shumë i mirë, i keq apo më pak i keq?!
Mos vallë ata që nuk i pranon Amerika, i strehon Shqipëria?!
Komisioni vlerësues i konkursit ” Afgani më i Mirë” nga kush do të përbëhet, apo duhet ta marrim të mirëqënë, që ata që janë lejuar të qëndrojnë në Shqipëri janë medomos më të mirët?!
Post Scriptum- Audicionet sapo kanë filluar. Të interesuarit të paraqiten tek konviktet pranë qendrës studentore.
Elona Caslli