Çfarë është Sindroma Policistike Ovariane? Një sëmundje apo një sindromë?
Për femrat në moshën riprodhuese, Sindroma Policistike Ovariane është një sëmundje serioze që mund të shkaktojë infertilitet si rezultat i ç’rregullimeve hormonale për shkak të rritjes së vlerave të insulinës. Kjo është një sëmundje e diagnostikuar në raste të ciklit mensutrual të jo të rregullt ose pa cikël menstrual si dhe tek nivelet e ngritura të testosteronit dhe androstenedionit (hormoneve mashkullore).
Pacientet me këtë sindromë kanë;
Gjakderdhje vaginale jo normale dhe të ç’rregullt,
Infertilitet (sterilitet),
Obezitet,
Mund të ketë ankesa për qimet e tepërta, rënie të flokëve dhe puçrra (akne).
Cilat janë Simptomat e Sindromës Policistike Ovariane?
Një nga simptomat më të rëndësishme të sindromës policistike ovariane është rezistenca ndaj insulinës në gjak dhe rritja e nivelit të insulinës në gjak. Hiperinsulinemia shkakton nivele të larta të hormoneve mashkullore.
Nivelet e larta të hormoneve androgjene (hormonet mashkullore) prishin gjendjen e qendrës në tru që kontrollon funksionin e vezoreve duke shkaktuar anovulim (mungesë të ovulacionit), amenorrhoea (mungesë menstruale) dhe infertilitet.
Në sindromën policistike ovariane ekziston një predispozitë për diabet, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e membranës së mitrës. Humbjet e shtatzënisë në diabet janë mjaft të larta.
Për më shumë na kontaktoni në numrin 0682883217

