27 September, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Nga Eljona Reçi-Medical Reçi: Çfarë është ataku kardiak, shenjat dhe shkaqet

by News Albania
June 19, 2023
in Shëndetësi
0
Nga Eljona Reçi-Medical Reçi: Çfarë është ataku kardiak, shenjat dhe shkaqet
332
VIEWS
Share on Facebook

Ataku kardiak (infarkti kardiak) është një gjëndje në të cilën ndodh një bllokim në një prej enëve që furnizojnë zemrën me gjak nga trombet. Në këtë mënyrë, rrjedhja e gjakut që përmban oksigjenin dhe lëndët e tjera ushqyese për qelizat, ndërpritet. Qelizat e muskulatures së zemrës fillojnë të nekrotizohen. Në gjuhën mjekësore ky proces quhet ‘’infarkt i zemrës’’
Enët që furnizojnë zemrën me gjak, mund të dëmtohen si pasojë e formimit të disa pllakave yndyrore në brendësi të vazave. Si rrjedhim, reduktohet sasia e gjakut që duhet të shkojë për funksionimin normal të zemrës. Nëse një nga enët e gjakut dëmtohet, pjesëzat e gjakut të mpiksur do të bllokojnë të gjithë diametrin e saj duke ndërlikuar akoma më shumë furnizimin me gjak. Nëse kjo pengesë do të mbetet, muskuli i zemrës do të nekrotizohet nga mungesa e oksigjenit.
Sasia e qelizave të zemrës që përfshihen në këtë proces, do të përcaktojë nëse infarkti do të jetë fatal apo jo për pacientin. Sa më shumë të vonohet dhënia e mjekimit, aq më i madh do të jetë dëmtimi. Pjesa e zemrës që nekrotizohet gjatë një ataku në zemër nuk mund të “riparohet” më.
Për fat të mirë, ekzistojnë medikamente të cilat mund të hollojnë gjakun e mpiksur (trombolitikët), ashtu sikundër edhe procedura të tjera kirurgjikale (angioplastika) të cilat rihapin vazat e bllokuara. Këto trajtime mund të parandalojnë ose pakësojnë dëmtimin e zemrës, nëse aplikohen në kohë.
Shkaqet
Shkaktari kryesor është ateroskleroza (depozitim i substancave yndyrore në muret e arterieve duke rezultuar në ndryshime në strukturën e tyre dhe formimin e pllakave aterosklerotike). Gjatë atakut kardiak ndodh një mbyllje e një dege të arterieve koronare, zakonisht nga një tromb i çliruar nga dëmtimi aterosklerotik i enës.
Përveç arsyes se mësipërme, qarkullimi i gjakut mund të bllokohet nga një hemoragji në muret e arterieve, për shkak të këputjes së enëve të vogla të gjakut që e ushqejnë atë.
Faktorët të tjerë që shkaktojnë atakun kardiak janë: Mosha, seksi, historia familjare për sëmundje aterosklerotike, duhani, përdorimi i kokainës, diabeti mellitus, hipertensioni, obeziteti, jeta sedentare, stresi, sëmundjet perivaskulare, higjiena e varfër orale, faktorët që rritin përdorimin e oksigjenit si ushtrimet e zgjatura, ethet, hipertiroidizmi, etj.
Shenjat e para
Shenjat paralajmëruese dhe simptomat nuk janë të njëjta për të gjithë. Shumë ‘’atake’’ në zemër fillojnë ngadalë dhe gradualisht si dhimbje shqetësuese. Në raste të tjera mund të mos ketë asnjë shenjë dhe të përbëjë atë që quhet atak kardiak i heshtur.
Simptoma më e zakonshme e një ataku kardiak është dhimbja e kraharorit. Shumica e atakeve kardiake fillojnë me një shqetësim në mes të tij i cili zgjat disa minuta ose largohet për t’u rishfaqur sërish. Dhimbja ka karakter shtrëngues, shtypës ose djegës. Jo domosdoshmërisht ataku kardiak karakterizohet nga shenjat tipike. Nëse ju keni kaluar një të tillë, shenjat dhe shqetësimet tuaja mund të jenë të ndryshme nga të dikujt tjetër.
Disa shenja të tjera janë: dhimbje shpine, dhimbje në krahun e majtë dhe lodhje kronike.
Si duhet të veproni?
Shumë persona qe vuajnë nga zemra mendojnë me vete: “Si të veproj nëse më zë një atak kardiak?”.
Personi duhet të marrë frymë thellë dhe më pas të kollitet fuqishëm. Një person që vuan nga zemra, ndien që rrahjet i janë çrregulluar, atëherë ai ka vetëm 10 sekonda për të vepruar përpara se të humbasë vetëdijen.
Frymëmarrja ndihmon që ju të ushqeheni me oksigjen te mjaftueshëm, kurse kollitja fut zemrën në punë duke bërë që gjaku të nisë sërish qarkullimin.
Çdo frymëmarrje duhet të jetë e thellë dhe duhet marrë frymë para çdo kollitje. Më pas kollitja që do pasojë duhet të jetë e fuqishme, në mënyrë që të përpiqet të prodhojë pështymë.
Kjo metodë duhet përsëritur çdo 2 sekonda, një frymëmarrje një kollitje, derisa rrahjet e zemrës të normalizohen.

Ne foto: Eljona Reçi

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Adriana Kalaja: Po Lulzim Basha dhe gjithë Lolot e tij, a kanë përfituar nga mega afera e inceneratorëve?!

Nga Adriana Kalaja: Po Lulzim Basha dhe gjithë Lolot e tij, a kanë përfituar nga mega afera e inceneratorëve?!

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Nga Adriana Kalaja: Po Lulzim Basha dhe gjithë Lolot e tij, a kanë përfituar nga mega afera e inceneratorëve?!

Nga Adriana Kalaja: Po Lulzim Basha dhe gjithë Lolot e tij, a kanë përfituar nga mega afera e inceneratorëve?!

September 26, 2023
Mallakastër: Nën kujdesin e kryebashkiakut Qerim Ismailaj triumfon “Bylis Polifonia” dhe Himara me çmim të parë

Mallakastër: Nën kujdesin e kryebashkiakut Qerim Ismailaj triumfon “Bylis Polifonia” dhe Himara me çmim të parë

September 26, 2023
Ymer Hysa: Mosmirënjohësit!..

Ymer Hysa: Mosmirënjohësit!..

September 26, 2023
Rrëshen: Plumbat nuk e lan të pinte kafen e fundit të jetës

Rrëshen: Plumbat nuk e lan të pinte kafen e fundit të jetës

September 26, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In