30 November, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Lajme

Nga Edison Ypi: Mbreti i Panairit të Librit

by News Albania
November 17, 2023
in Lajme, Opinion
0
Nga Edison Ypi: Mbreti i Panairit të Librit
14
VIEWS
Share on Facebook

Nga; Edison Ypi

Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbret të Panairit të librit Mitat Frashërin, dhe u kry. Por Mitati ka vdekur. E helmoi Sigurimi.

Naim Frashëri, Fan Noli, Zef Serembja, Migjeni, që edhe ata e meritojnë të shpallen Mretër, edhe ata kanë vdekur.

Mbret i Panairit mund të qe fare mirë Lasgushi. Mirpo Lasgushi, që me panaire, kongrese, sympoziume, promuovime, s’u muar kurrë, zor se do pranonte. Për më tepër, Shtërgu i Fundit fluturoi “Dyke ikur nëpër natë, sipër malesh me dëborë”, dhe s’ka qen kufiri që e gjen pranë cilit Liqer a krua ka ndalur e po këndon.

Mbretëreshë e këtij Panairi Libri do e meritonte Lea Ypi. Halli se fenomenalja Lea Ypi s’ja ka ngenë. Po merret me kryeveprën e ardhshme që do çudisë botën, me librin për Gjyshen dhe Moralin. Këtë herë nuk është strukur në dollap të shkruaj libër pa u bezdisur. Po zbaton strategji tjetër. Ka vajtur te ca fafarefisër në fund të Botës, në Australi. Atje shkruan e shkruan për Shqipërinë duke parë nga dritarja kangurët e Australisë me kalamajtë e tyre në xhep. Më mirë që s’është Lea në Panair. Ypi për Ypi, do isha në konflikt interesi dhe s’do mund t’i bëja komplimentet e duhura.

Mrekullia vetë do ishte, dhe plotësisht titullin Mbret i Panairit do ta meritonte Sal Berisha me një libër me kujtime. Mes shumë dejeve, ka dhe dell letrar Sala. Titulli dihet: “Nga Viçidoli te shqupi”. Aq fort do pëlqehej libri autobiografik i Salës, sa, me ta marrë vesh, Blinken do linte gjithë bisedimet, Biden do braktiste krejt fjalimet, dhe atë dreq Non Grata që tingëllon si emër lotarie tip gërvisht e fito, do ja hiqnin urgjentisht. Mirpo Sala që të 10, librave të bardhë dhe kujtimeve të zeza tanipërtani s’ua ka ngenë. Është deri në fyt me Vulën, Siglën, Foltoren, Bravën, shqupin, SPAK-un, Klubin, Dhëndrin.

Para ca ditësh Fevziu bëri një reportazh për Shtegun e Ngjyrave në Shishtavec. Aq fantastik ai reportazh, sa ta kishte bërë National Geographic dhe ta kishte dhënë BBC, treqint milionë njerëz anembanë botës do e shihnin. Edhe video reportazh edhe libër Panairi, dy kryevepra kaq afër e afër sikur s’kanë lezet. Para se qefliu i udhëtimeve në vendet e kanibalëve ta rrëmbejë kurorën e Panairit, le të ndreqi muzikat e reportazheve që i ka për ibret. S’janë mangët Përmeti, Labëria, Shkodra, Korça, për kabara, të qara, kanconeta, serenata, që ti dënosh duke u vënë muzikë amerikane apo franceze në sfond. Të cilat ndoshta janë të mira për atje ku janë, por jo për Shkodër e Dibër, Pukë e Mallakastër.

Ilir Ikonomi me gjithatë libër për Nolin e meriton plotësisht titullin e lartë Mbret i Panairit. Do gëzohesha shumë. Se e kam edhe mik dreqin. Me plot të drejtë u fol këto ditë për Ikonomin Murg e Prift njësoj si Noli. Ta marrim shtruar. Ta shpallim Ilir Ikonomin Mbret kur për Nolin të nxjerri volumin e dytë me titull Maratonomak.

S’ësht kollaj ta gjesh kush meriton të shpallet Mbret në këtë llumnajë që e quajnë Letërsi, dhe këtë lukuni që e quajnë Panair.

Ama një Mbret apo një Diell diku e ka ky panair.  S’ka qiell pa Diell. Do bënte ftohtë. Do mërdhifnim. S’do na shkonte mendja për Letërsi e panaire.

Mbreti pra, diku ndodhet, Mbret dikush është. Vështirë t’i vihet gishti.

E çë se s’ja kemi lexuar ende librin. As prapa Hënës as në fund të detit s’kemi qënë. Por i njohim milimetër për milimetër. Ka shenja të tërthorta për të dalluar një Kryevepër.,

Ky Panair e ka një Mbret.

Jo mbret dosido “Hidh në ferrë një rraqe të vjetër, të dalin njëqint mbretër”. Mbret me Kurorë, që shkruan dhe nuk ndjehet. Që nuk sorollatet posht e përpjetë, sa në kafene e mëhallë, sa në Fejsbuk e Instagram.

Një fakt kronike që u përputh me një iskër letrare shkruar kohë më parë, u bë sebep.

Koincidenca paratha atë që ndodhi. Jo dokrra. Çvendosje demografike ndërkontinentale. Ishte Profeci si ato që paralajmërojnë evente të ardhme të rëndësishme, Ditën e Kijametit, Fundin e Qytetërimit, riardhjen e Mesjetës.

Nuk ndodh çdo ditë.

Ndodh një herë në një mijë vjet.

Çartallosje në të tilla proporcione quhen Profeci. Dhe Murgu që i mban si thes mbi kurriz duke ikur në muzg, është shumë më tepër se Mbret, Noatradamus, apo magjistar, është Profet.

Mjafton e tepron për Mbret.

Origjina – Mbretëria e Kolonjës.

Besimi – Kaurr.

Profesioni – Murg.

Zeja – Shkrim e këndim.

Shenja të veçanta – Perfeksionist.

Koha – Ab Aeternum.

Emri Ben.

Mbiemri Blushi.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Ministri Taulant Balla viziton në spitalin e Fierit të moshuarit e Aziles

Ministri Taulant Balla viziton në spitalin e Fierit të moshuarit e Aziles

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Ministri Taulant Balla viziton në spitalin e Fierit të moshuarit e Aziles

Ministri Taulant Balla viziton në spitalin e Fierit të moshuarit e Aziles

November 29, 2023
Fier: Azilja e pleqëve përfshihet nga zjarri, evakuohen të moshuarit

Fier: Azilja e pleqëve përfshihet nga zjarri, evakuohen të moshuarit

November 29, 2023
Dita e Çlirimit, Meta kryen homazhe të Varrezat e Dëshmorëve

Dita e Çlirimit, Meta kryen homazhe të Varrezat e Dëshmorëve

November 29, 2023
Sylvinho: Evropiani është vetëm fillimi, Shqipëria synon kualifikimin edhe në Botëror

Sylvinho: Evropiani është vetëm fillimi, Shqipëria synon kualifikimin edhe në Botëror

November 29, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In