Xhajanka: “Në datat 6-10 dhjetor përfaqësues të Fakultetit të Mjekësisë Dentare realizuan një mobilitet stafi në Universitetin “G. D’Annunzio”Chieti – Pescara.
Në të morën pjesë drejtues të FMD dhe anëtarë të stafit akademik.
Mobiliteti i stafit akademik në fushën e implanto protezës në Universitetin “G. D’Annunzio” Chieti – Pescara kishte qëllim shkëmbimin e njohurive dhe të përvojës, rritjen e bashkëpunimit shkencor, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies lidhur me implementimin e njohurive të reja të sferës së dentistrisë dixhitale dhe implanto protezës.
Në takimin me përfaqësues të dy universiteteve, Prof. Sergio Caputi, Prof. Diego Gazzolo, Prof. Asc. Bruna Sinjari dhe ekipi i mjekëve dhe kërkuesve shkencorë të Ud’A hodhi ide të reja për krijimin ndërlidhjeve të reja në programe të përbashkëta Doktorature, intensifikimin e mobiliteteve Erasmus+ për stafin dhe studentët, etj.
Bashkëpunimi i FMD me Ud’A ka qenë dhe mbetet një nga bashkëpunimet më të gjera dhe më aktive, i konkretizuar në shumë drejtime.
Një falenderim i veçantë për profesorët dhe miqtë tanë të Universitetit të Chietit për suportin e vazhdueshëm, bashkëpunimin, si dhe për miqësinë dhe vlerësimin reciprok”!..
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka