Një finalizim i suksesshëm i projektit të infrastrukturës të kërkim zhvillimit, “Aplikimi i teknologjisë dixhitale në stomatologji”, akorduar në vitin 2022 Fakultetit të Mjekësisë Dentare, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Laboratori modern protetik dixhital, i instaluar së fundmi në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, u vu sot në punë dhe stafi akademik e studentët e FMD, si dhe mjekët e KSU, do të kenë mundësi të aplikojnë të rejat bashkëkohore në këtë fushë të re të Stomatologjisë.
Pajisja e FMD dhe KSU me këtë laborator modern dhe bashkëkohor shënon një hop cilësor në arritjet e FMD dhe me krenari e mirënjohje falenderoj Ministrinë e Arsimit, Prof. Evis Kushi, stafin e përkushtuar të FMD, Dr. Neada Hysenaj, dhe të gjithë ata që kontribuan me shumë punë, përkushtim, profesionalizëm dhe dashamirësi në ideimin dhe finalizimin e këtij projekti..
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka