Dilaver Xhelili
Tomorri legjendave dhe bukurive
Hëna u zhduk duke zbuluar Tomorrin e gjërë që nga larg. Udhëtimi po bëhej interesant, sepse Tomorri është një mal i mrekullueshëm… Fusha bëhej gjithnjë më e bukur, ndëërsa dielli po zhytej tej në horizont dhe monarku i madh, mali i Tomorrit, qe vrejtur mes madhështisë së kuqëreme… s’kisha parë panoramë më të mrekullueshme se sa të asj fushëtire, ndërsa Tomorri madhështor zymtësohej,fikatjen e dritës.
Edward Lear
Reshjet e dëborës të rëna kanë mbuluar malin e Tomorit Parku Kombëtar i Tomorit, vitet e fundit është një nga parqet më të vizituara si nga vizitorë të huaj, dhe ata vendas.
Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit.
Nën këmbët e Tomorit, rrjedh lumi Osum që duke zbritur nga terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshme të tij tepër të vizituara, sidomos gjatë stinës së verës.