Deklarata e mandateve.
Nga Denis Hidri
Sot, publikisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike deklaroj se i është ofruar një ofertë Lëvizjes Socialiste për Integrim, që në zgjedhjet e 25 Prillit t’i siguroheshin 15 mandate në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, nëse do futeshin në zgjedhje në një listë të përbashkët.
Një demagogji në gjenezë.
Lëvizja Socialiste për Integrim, u dakordësua të ishte me logon e saj dhe kanditatët e saj, në të gjitha qarqet elektorale të Shqipërisë.
Ku, me të gjitha organizmat, metodat, institucionet shtetërore të derigjuar nga Rilindja, arriti në numrin e 110 mijë votuesve të saj, që nuk është një numër i vogël votuesish ku të mendosh situatën e ‘tërmeteve rilindase’.
Janë ata zyrtar përgjegjës partiak, që mënyrë të njëpasnjëshme rradhisin trofetë e humbjeve, dhe që edhe brënda kampit të tyre nuk lejojnë kritikat e analizave post-zgjedhore, dhe sot, në mënyrë mashtruse drejtojnë gishtin tek të tjerët, por t’i konsiderua fajtor të rezultateve.