I lehtësuar shpirtërisht tashmë, për një amanet të çuar në vend. Dy ditë në Prishtinë, kujtuam dhe nderuam një mik të shtrenjtë dhe koleg të mrekullueshëm i cili një vit më parë ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, Milaim Krasniqi. Ai Ishte vetëm 52 vjeç dhe në takimin e fundit më tha:”O vlla mos më harroni e ju lutmi ma bani një trofe kur të mos jemë në këtë botë”…! I tronditur i thashë që kurrë mos mendo keq se ti do jetosh bashkë me ne. Por…. Pas një viti, amanetin edhe pse me dhimbje e dërguam në vend.
“Për ty Mili”…! Kështu e titulluam së bashku me Presidentin e SHGSK dhe mikun e përbashkët të Radio Kosovës Edmond Thaçi këtë turne në adresë të, zërit kumbues dhe të bukur të radio Kosovës, njeriut të qeshur dhe mikut të dashur. Gazetarë dhe miq nga Prishtina, Shkupi, Tirana, Ulqini, Tetova, Kumanova, Shkodra, Vlora, Çameria, Gjirokastra, Durrësi dhe shumë qytete e vise shqiptare u bëmë bashkë, ashtu si na donte ai. Fituesi ishte pak i rëndësishëm, ashtu si rezultati, sepse fitues u duk se ishim të gjithë ne që e kujtuam dhe e nderuam Milin. Trofeu i fituar nga RTK, le të qëndroj në tavolinën ku ai ulej, aty ku ai shkruante e fliste, tashmë si një kampion i heshtur. Mirënjohje secilit që erdhi dhe atyre që na mbështetën, RTK, por dhe miqve tanë, Mehmet Krasniqi, Ramazan Kalia dhe familjes Krasniqi e cila diti ti pres hijshëm miqtë e Milit.
U kujtofsh gjithë jetën vlla!🙏🏆
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka