14 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Carlo Bollino: Moralistë vetëm ndaj Ardi Veliut dhe turpi i padrejtësive të kësaj opozite

by News Albania
June 1, 2020
in Opinion
0
18
VIEWS
Share on Facebook

Moralistë vetëm ndaj Ardi Veliut dhe turpi i padrejtësivë të kësaj opozite

Gafa e bërë nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, i cili u tregoi një grupi deputetësh një video të shkurtër me mamanë e djalit të rrahur nga policia, ndërsa mban në dorë një pistoletë, si të ishte prova e krimit dhe jo skena e filmit që po xhironte, hodhi në sulm moralistët e opozitës që kërkuan menjëherë dorëheqjen e tij. Më radikalët shkuan edhe më tej, duke kërkuar deri dorëheqjen e kryeminstrit. Që një drejtor policie, teorikisht i specializuar në interpretimin edhe të videove amatoriale, nuk dallon provat e një filmi nga një kërcënim i vërtetë i armatosur, është e sikletshme, sidomos për të. Akoma më shumë e sikletshme do të ketë qenë të kërkonte të falur publikisht, siç bëri disa orë më pas, duke bërë një xhest përulësie pa precedent në Shqipëri, gjë që do të kishte mjaftuar të mbyllte incidentin e pakëndshëm.

Por analistët dhe politikanët e opozitës qartazi nuk janë të kënaqur, sepse qëllimi i akuzave të tyre shkon përtej Ardi Veliut: objektivi i tyre i vetëm, tashmë i shndërruar në një obsesion, është të marrin pushtetin me çdo kusht, edhe pse ta ëndërrosh rrezimin e një qeverie duke perdorur gafën e një polici mbetet naive, dhe sinqerisht, edhe pak qesharake.

Padyshim kushdo është i lirë të kërkojë dorëheqjen e kujt dëshiron, por në të njëjtën mënyrë unë ndjehem i lirë të shkoj përtej çështjes “Veliu”, për të kapur një aspekt aspak anësor të kësaj sjelljeje të opozitës që kandidohet për të qeverisur vendin: sensi i padurueshëm i padrejtësisë dhe standardit të dyfishtë që vazhdon të ushqejë deklaratat e saj. Në fakt, gafa e Ardi Veliut nuk mund të skandalizojë një forcë politike si Partia Demokratike që ka prodhuar gjeneralë policie si famëkeqi Agim Shehu që deri në 1997 terrorizonte, masakronte dhe persekutonte (jo me gafa por me shkopinj gome dhe pistoleta) këdo që nuk ishte regjistruar në PD, përfshi gazetarë dhe opozitarë politikë dhe që pas 2005 i është dhënë edhe si shperblim nga Berisha emerimi si zëvendes Drejtor i përgjithshëm i Tatimeve ku qëndroi deri në vitin 2013. Kreu i tij ishte Arben Sefgjini, komandant në Tiranë i SHIK-ut të Berishës i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Remzi Hoxhës. I emëruar kryetar i tatimeve dhe i arrestuar për vrasjen e Remzi Hoxhës, Sefgjini vazhdoi të drejtonte Tatimet edhe nga arresti shtëpiak. Edhe general Agim Shehu, i arratisur nga vendi pas masakrave të ’97, ishte dënuar me vendim ne forma të prerë vetem si dezertor, por “drejtësia” e Berishës e riabilitoi duke i fshirë çdo faj.

Gafa e Veliut nuk mund të skandalizojë një PD që prodhoi Bashkim Gazideden si kryetar të SHIK, kapoja më i tmerrshëm i një policie sekrete që pas kohëve të tmerrit të Sigurimit, i cili në 1997 bashkë me gjeneralin Agim Shehu shkaktoi mijëra të vdekur dhe urdhëroi avionët të bombardonin Vlorën, të cilit po Berisha pas 2005 i kishte ruajtur vendin e zëvendësdrejtorit të hipotekave, dhe që (pas vdekjes) i dedikoi edhe një rrugë në Kamëz. Edhe Gazidede, i inkriminuar për tentativë Grusht Shteti me 14 shtator 1998, u shfajësua nga çdo akuzë para se të glorifikohej në përjetësi nga kryeministri Berisha.

Nuk ka asnjë të dënuar per krimet e bëra në kohën e Berishës, por kjo gjë nuk skandalizon aspak asnjë nga moralistet dhe analistët “e pavarur” që cdo ditë mallkojnë pandëshkushmërinë e qeverisë Rama.

A ka ndonjë shqiptar me logjikë edhe minimale që të konsiderojë gafën verbale e Ardi Veliut më të rëndë se masakrat e bëra nga Agim Shehu dhe Bashkim Gazidede, të konsideruar nga Partia Demokratike dhe klani Berisha si dy modele të mrekullueshme demokratësh, deri në pikën për t’i promovuar apo për t’i kujtuar sot si heronj? Dhe si duket gafa e Ardi Veliut përballë padrejtësive dhe krimeve të kryera nga policia e Partisë Demokratike edhe pas 2005: bashkëjetesa me krimin, vrasja e protestuesve, bashkëpunimi me trafikantët e Lazaratit, indiferenca ndaj korupsionit, bashkëpunimi me trafikun dhe tragjedinë e Gërdecit, ndërhyrjes në zgjedhje, abuzimet dhe ryshfetet e përditshme në dëm të qytetarëve?

Verberia ndaj përgjegjësive të veta dhe kriminalizimi i vazhdueshëm i kundërshtarëve shpesh mbi të njëjtat argumenta për te cilat janë vetëfalur, janë shtylla ku mbështetet e gjithë politika e kësaj opozite. Standarti i tyre i dyfishtë është edhe në marrëdhëniet me mediat, me oligarkët, me policinë, me drejtësinë, me tenderat, me korrupsionin, deri edhe me familjarët. Eshtë pikërisht kjo hipokrizi që e bën këtë opozitë të pabesueshme, dhe lajkatarët e tyre të padurueshem.

Për të mos folur pastaj për genjeshtra e vetme edhe pse të shëmtuar të Ardi Veliut mbi atë grua, krahasuar me shpifjet që prodhon përditë Sali Berisha dhe shumë njerez të opozitës, përballë të cilave asnjë “analist” apo prezantues televiziv nuk skandalizohet, madje i aprovojnë dhe i mbështesin. Nëse përgënjeshtrimi i mamasë së pafajshme të djalit të rrahur nga policia mbi të vërtetën e asaj video u publikua menjëherë nga të gjitha mediat duke shkaktuar pas pak minutave dhe kërkimin falje publike nga Ardi Veliu, kush u jep hapsirë viktimave të mijëra shpifjeve të tjera të prodhuara nga Berisha dhe nga “garda” e tij brenda opozitës? Kush nga opozita ka kërkuar ndjesë, edhe kur këto shpifje kanë nxitur kërcënime me vdekje? Pse në standartin moral të dyfishtë të opozitës, qëndrimet e tyre janë të vetmet që nuk lejojnë kundërshtime?

Problemi nuk qëndron nëse Ardi Veliu rri, apo largohet. Problemi është kjo opozitë dhe analistët e saj që kanë mbetur bashkëpunëtorë ndaj krimeve të veta dhe janë bërë moralistë ndaj fajeve të të tjerëve. Skandal është ky sens i përjestshëm padrejtësie i kultivuar që në 1992 nga Sali Berisha, nga familja e tij dhe nga bashkëpunëtorët e tij dhe që i ka lejuar të mbijetojë politikisht për 28 vite, duke i lënë të lirë sot të bëjnë gjykatësit pasi kanë qenë për vite të tëra persekutuesit e këtij populli.

Në këtë pikë të analizës sime militantët e opozitës do të përgjigjeshin gjithmonë me të njëjtën formulë: Çfarë kuptimi ka të kujtojmë akoma të kaluarën e Bashës dhe Berishës, kur në qeveri është Edi Rama? Por edhe kjo është një vërejtje që rrezohet lehtë, sepse Berisha, Basha por edhe Monika që propozohen sot si alternativë qeverisëse, janë të njëjtët e djeshëm dhe tregojnë se kanë të njëjtin sens padrejtësie. Në politikë, ashtu si dhe në drejtësi, e kaluara ka një vlerë vendimtare për të gjykuar të tashmen dhe të ardhmen e një njeriu.

Eshtë pikërisht ky sens relativiteti fajesh, ky standart I dyfishtë dhe ky sens padrejtësie që do t’i lejojë nesër, nëse do të arrinin të qeverisnin, të ribënin të njëjtat gabime dhe të njëjtat krime të kryera në të shkuarën. Kjo do të ndodhte thjeshtë vetëm sepse ata do të vazhdojnë të konsiderojnë mëkat vetëm gabimet e të tjerëve dhe do të vazhdojnë të vetëfalen nga fajet e tyre. Për këtë arsye jo vetëm nuk do të lejojnë drejtesinë të veprojë, por nuk do të ndjejnë kurrë nevojën as të kërkojnë falje.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

June 14, 2025

Peqin: Humb jetën tragjikisht 6-vjeçari Elio Aliu, pak ditë pasi prindërit e regjistruan për klasën e parë

June 14, 2025

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

June 13, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In