Njerëzit e vegjël janë si xhuxhat merren me vogëlsira (me detajet e vogla të jetës së njerëzve), sepse perimetrat e tyre janë shumë të vogla dhe kështu nuk arrijnë dot të prekin lartësinë dhe të bêjnë gjëra madhore .
Kurse njerëzit gjigandë janë si shqiponja, ata çajnë përpara lartësitë dhe realizojnë vepra gjigande, plane madhore. “Xhuxhat” shikojnë gjikandët me zili qê nuk arrijnë dot lartësinë e tyre.
Sa keq . Lindën të vegjël dhe mbetën të vegjël, nuk u rritën dot. S’është me inat, është me takat, i thonë një fjale të urtë popullore.
Disa rriten e bëhen gjigandë e disa nuk rriten dot, mbesin “xhuxha” të vegjël !
Prandaj mos u mërzisni kur ju përflasin sepse “të vegjëlit” merren me gjëra të vogla. Ngaqë nuk arrijnë dot gjigandët, e bëjnë si dhelpra, që ky rrush nuk bën .
Zoti është gjigandi më i madh në botë dhe Zoti i bekoftë të gjithë gjigandët që bëjnë vepra madhore duke zhvilluar botën dhe njerëzimin!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka