NUK E NGATËRONI DOT BEN AHMETAJN ME DJALIN E SALIUT
Mejhanet e Tiranës hoqën maskat, derdhën kafen turke nëpër filxhanë, u rehatuan në minderet e konakut dhe filluan rufitjen. Mes dhëmbëve dhe gjuhës nxirrosur nga llumi i kafesë, filluan avazin e vjetër të përgojimit të lajmit të ri:
“Na qenka divorcuar një ministër nga bashkëshortja dhe na paska rënë në dashuri me një tjetër femër!”…
Tirana primitive, ajo pjesë e reckosur orientale e kryeqytetit, llum porsi kafeja dhe e djallëzuar si stomak i keqyshyer lebetit e klith rrugëve si e ndershme, si puritane. Ajo pjesë e fëlliqur e Tiranës ku nuk hyn as arsim, as dritë, as higjenë mendore ka dalë në pazar e na bën moral. Na flet për dashurinë, për familjen, për ndjenjën e pastër ajo Tiranë e ndotur nga cinizmi dhe fukarallëku. Ajo Tiranë dembele që nuk punon, nuk krijon, nuk fantazon, nuk lodhet, nuk lahet, nuk ushqen as barkun e as trurin del në mejdan e na ulëret për ndershmëri. Kjo pjesë e vogël e Tiranës së madhe depërton madje nën lëkurë dhe u kërkon llogari indeve dhe qelizave të ndjenjave, të epshit, të dashurisë hyjnore dhe shqetësohet pse cikli dashuror mes dy humanëve përfundon një ditë dhe nis një tjetër cikël, nis një dashuri e re.
Çfarë hipokrizie e poshtër, çfarë teatri absurd në kasabanë kur kurvëlliku është bërë normë, ku liria seksuale mban brekë llamarine të ndryshkura dhe ku morali ngatërrohet me ujin e sterosur të Lanës…
Na qenkan mërzitur ca mejhaxhin opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruam e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë. Na qenka trishtuar opozita e Berishës ku inçesti bëri kërdinë deri dje dhe dolën lakuriq në sy të fisit, katundit, vendit. Paska gjetur një tjetër kauzë opozita derdimene dhe kërkon të luftojë socialistët e Fatos Nanos, Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt me divorce grash. Dhe kë, socialistët? Të paktën këta marin guximin dhe divorcohen legalisht, nuk mbajnë familje të sforcuara për sy të botës dhe pallohen fshehurazi bodrumeve të selive…
Ti Grida Duma me Edi Palokën po më lexon?