21 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Besim Dybeli: Udhëtim në fshatin ku u martua Skënderbeu

by News Albania
September 8, 2020
in Kronikë
0
28
VIEWS
Share on Facebook

Udhëtim në fshatin ku u martua Skënderbeu. Sopoti mbi gurë , në pesë shtëpi , një burrë

Udhëtimit drejt Sopotit mund t’i gëzohesh vetëm nja rreth 50 kilometra me ndonjë mjet, që mund lëvizë nëpër rrugë rurale. Më pas , ndjehesh më fat , nëse siguron një mushkë , që mezi ecën në një vragë bagëtish . Në fshat mund të mbërrish vetëm me këmbë , pasi ke përshkruar duke dihatur në frymëmarrje edhe nja 40 kilometra të tjera mes pyjeve e ngjitjeve thikë në male të xhveshura . Nga Elbasani , këtë zonë e ndajnë rreth 100 kilometra dhe gati po aq edhe nga Librazhdi.
Fshatin , me një histori goxha të lashtë, e sheh që nga kreshtat e maleve , herë – herë me re e mjegull , nëpër shpatet e të cilave zbresin me vrig, burime të pashtershme përrenjsh. Rrjedhjet e tyre vertikale krijojnë dhjetra ujvara . Livadhet , që numurohen me qindra në pllaja malesh , dallojnë si copëza pronash nga kufinjtë rrethuar me mure guri të thatë , ku në secilën parcelë mund të gjeshë ujdhesa, për të shuar etjen tufat e mëdha të deleve dhe mushkave . Kurrësesi nuk mund të afrohesh , pse qentë e staneve pa zinxhirë , mund të lëjnë si shenja vetëm rrobat, që ke veshur . Mes pyllit me pemë gjitheçfarë , sikur fshihen shtëpitë e gurta të Sopotit , qetësinë e të cilave e prishin vetëm gurgurimat e ujrave, që zbresin nga malet dhe zhurma e mullirit të blojes, që punon pa pushim . E para gjë që mund të vijë ndërmend, teksa i ofrohesh shtëpive të para , është gojëdhëna e krushqëve dasmorë të Skëndërbeut. Flitet, se rreth viteve 1420 do të martohej këtu me Donikën, motrën e “mbretit” të Sopotit , Gjorg Golemi (Arianiti ). Para dhe pas kësaj date historia e Sopotit mbi shpate guri, flet , aq sa nuk mund të përshkruhet në faqe të tëra romanesh e gojëdhënash . . . X X X

Poshtë mullirit të fshatit nisin shtëpitë e para . Më kot mundohesh , nëse do të trokasësh në dyert prej dërrase të vjetër . Disa prej tyre ruajnë ende kyçe të ndryskur. Tek disa të tjera , edhe mund t’i hapësh , por kërkush brenda . Të zotët e tyre kanë ikur ndër muaj e vite. Vendasit e quajnë braktisjen e tretë në historinë e ekzistencës së tyre mes malesh . E para do të shënohej rreth viteve 1460 , kur burrat do të shfaroseshnin në mes betejash me turqit . Aso kohe , mbeti vetëm Gjorg Golemi , ndaj të cilit u betuan të gjitha gratë se do të luftonin në krah tij. Qindra prej grave e vajzave do të hidheshin nqa gremina, që të të mos binin të gjalla në dorë të armiqve. Bastisja e dytë , pas viteve 1700, kur turqit muslimanizuan zonën. Dhe e treta , në shekullin që jetojmë , kur u shuan shpresat se aty mund të vazhdohet të jetohet .

Nga afro 300 shtëpi , kanë mbetur 35 . Gati të gjitha pa burra . Kanë ikur në kurbet ose në qytete të tjera shqiptare për punë . Një pjesë grashë , baresha në male. Pleqtë, që mezi lëvizin , flasin më tepër me të kaluarën e tyre . – “ Vetëm në fillimin e këtij viti janë larguar njëherësh 30 familje “ – pohon një tetëdhjetëvjear . Ai jeton këtu vetëm me gruan. Dy fëmijët jetojnë në Elbasan , të cilëve u ka blerë një shtëpi. Rreth 70 % e banorëve janë shpërndarë kryesisht nëpër qytetet e Shqipërisë së Mesme . Të shpërngulëurit janë vendosur që nga qyteti i Librazhdit , për të vazhduar në Elbasan , Lushnje , Durrës , Tiranë e gjetkë. Në pesë shtëpi që mund të trokasësh , vetëm në njërën dallon jetë . Dhe aty mund të gjeshë vetëm një të moshuar, që nuk ka kush t’i japë , qoftë dhe një gotë uji . Pjesa më e madhe e shtëpive bosh , ruajnë brenda gati të gjitha pajisjet dhe orenditë, që kanë patur pjestarët e familjeve të shpërngulura. Jo se s’i donin , por nuk kishin mundësi t’i transportonin ato . Askush nuk i ka prekur . Vendasit e mbetur shkojnë tek “fqinjët” vetëm për të ushqyer qentë e lidhur në pullazin e shtëpive.
Duket sikur këta të fundit mbeten “të zotët” e të ikurve larg . – “ Ata që na mbajnë me bukë , janë në Greqi . Nuk kanë ku të punojnë këtu . Ne pleqve , që na ka harruar vdekja , presim me mall djemtë që i takojmë vetëm kur ikin dhe vetëm kur kthehen “ – pohon 77 vjeçari G.B. Mosha e tij numëron jo më shumë se dhjetë çifte pleqsh në këtë fshat . Ndoshta , ata mbeten banorët e fundit, që presin të largohen , pasi kurbetqarët të kenë siguruar aq para sa për një strehëz në zonat e fushës apo qytetet ku janë vendosur të afërmit e tyre . X X X

Zona ka nevojë për një ninfrastrkturë më të mirë . Komunikimi me rrugë ndërpritet në dimër. Nuk ka dyqan , qoftë dhe për të blerë kripë e vaj . Katër orë larg , në fshatin Gurëshpatë , duhet të udhëtojnë fshatarët me mushka për të psonisur ushqimet më të domosdoshme , gjer të mielli për bukë . Pak misër mund të prodhohet në ca parcela të vogla që punohen me krahë ose me mushka . Perimet e verës mund të shijohen vetëm në muajt e parë të vjeshtës . Në dimër mund të rrijnë dhe një javë pa enegji elektrike. Insitucion kulture mund të konsdierohet vetëm shkolla .Te vdekurit qahen pa hoxhë , ndërsa djemtë plaken beqar. Asnjë vajzë nuk pranon të bëhet nuse në këtë fshat të largët e gati të braktisur. Pas tre vjetësh pa dasma , vjeshta e këtij viti do të mbahet mend për një gëzim të tillë. – “ Ata që mund të martohen , vetëm nga Shushica e Elbasanit mund të gjejnë nuse . Edhe unë andej e kam gjetur . Më mirë me thanë ,ma gjetën sesa e dashurova vetë “ – pohon një 24 vjeçar , që martohet në shtator .

Në fund të tetorit nis dhe dimri i gjatë me borë e akull. Banorët e mbetur nisin dimrimin disamujor me të vetmin shqetësim , se sa zaire e bukë kanë për të ngrënë dhe si të ushqejnë bagëtinë që të kalojnë dimrin pa humbje . Tufat e mëdha të bagëtive zbresin në zonat fushore që në fundshtatori për tu kthyer nga fillimi i majit . I vetmi që i jep jetë fshatit , mulliri, që nuk pushon së bluari misër . Nuk ka mullixhinj . Përdoret fshatçe sikurse është ndarë edhe toka . – “ Kush , ka nevoje , vjen , bluan dhe ikën . Askush nuk paguan takes. “Pronar” i mullirit është i gjithë fshati dhe kur prishet , e rregullojmë po bashkë . X X X

Vendasit që vazhdojnë ende jetën këtu , e quajnë të “çmendur” një bashkëfshatarin e tyre . Para dhjetë vjetësh , Ferit Blloshmi do të largohej nga fshati si qindra të tjerë. U vendos më shtëpi në Librazhd . Atje u rritën dhe fëmijët që lindën këtu . Feriti u dha fëmijve shkollën e mesme. Por i futi edhe në kurse për drejtimin e makinës . Edhe djemtë e tij , edhe vajzat kanë mësuar të drejtojnë një automjet , qoftë dhe në rrugë të vështira në male . Familja e tij është rikthyer sërish në Sopot. Jo në fshat . Lart në majën më të lartë të malit të Sopotit , që quhet Mal-Plakë. Në lartësinë mbi 1850 metra mbi nivelin e detit , Feriti ka ngritur stanin. Rreth 50 kilometra larg nga fshati , punishtja e përpunimit të qumështit. Jeton atje me familjen e tij. Prodhon djathë të bardhë , kaçkavall , gjalpë e gjizë , që i shet në shumë rrethe të vendit. Gjithçka që prodhon , mban etiketën “Sopoti”. Ka ngritur një baxho për përpunimin e qumëshëtit në Polis dhe në qytetin e Librazhdit. Në tërë periudhën e verës jeton në majën e malit të Sopotit.

Në dimër , tufat e dhenëve i zbret në zonat fushorë të Elbasanit. Disa të tjerë , biznesin e tyre e mbështesin tek bletët. Ankohen se në qytet abuzohet me ata që tregëtojnë mjaltë duke e servirur si të viseve të këtij fshati . Ndërsa tradita e bimëve medicinale ka humbur pothuajse . Dikur , nga Sopoti , ngarkoheshin karvanë mushkash me bimë të thara , për tu ngarkuar më pas në makina drejt Elbasanit . E megjithatë , zona ruan rezerva të mëdha bimësh natyrore me vlera kurative dhe kozmetike . Vetëm mungesa e rrugës ka bërë që fshatit t’i mos i ndahet “sëmundja” e braktisjes . X X X

Historia e Sopotit qëndron mes të vërtetës dhe legjendës . Gjergj Kastrioti , jo më kot kërkoi të bëhej dhëndërr në Sopot . Kish dëgjuar që heroi i këtij fshati zotëronte autoritet në tërë zonat e Jugut . Ndaj dhë kërkoi për nuse , Donikën , motrën e Gjorg Golemit . Më të moshuarit mbajnë mend nga të parët e tyre se në rrugën ku kaluan dasmorët e Skëndërbeut , u therën mijra krerë bagëti , duke skuqur gurët ku do shkelnin krushqit, që do merrnin nusen . Kjo u bë për gëzimin e martesës së motrës së prijësit , Arianiti me një nga djemtë e Katsriotëve të Krujës. Evidentohen me dhjetra beteja , pas bashkimit të principatës së Gjorg Golemit me atë të Skëndërbeut , duke e ndjerë kështu më të bashkuar se kurrë në trojet e ndara . Thonë se Gjorg Golemi u vra ne Mal – Plakë dhe më pas , e shoqja e tij , ose « mbretëresha » siç e quanin , do të vdiste bashkë me djalin e saj, teksa i largohej fshatit në malin për karshi , që sot e quajnë Qafa e Djalit.

Ndërsa këngët e trimërisë për Gjorg Golemin nuk do të reshtnin nga pasardhësit. Busti i tij është vendosur në qendër të qytetit të Librazhdit . Historia për të ka shkruar disi pak. Gojëdhënat janë pa fund . Sopoti mes dy shekujve jeton më krenarinë e Gjorg Golemit , por edhe me shpikjen e Hysen Blloshmit. Nga viti 1940 , kur Tirana merrte energji elektrike dy orë në ditë , hidrocentrali i Hysen Blloshmit do të ndriçonte tërë Sopotin natë e ditë gjer në vitin 1965. Braktisja nuk mund të frenohet në Sopot. Ndoshta një ditë , kur pritet të largohen edhe banorët e fundit , Sopotit do t’i mbetet si pasuri vetëm historia e lashtë dhe ajo e përjetimit të zhvendosjes totale në zonat ku mund të jetohet ndryshe . . .

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

March 20, 2023
Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

March 20, 2023
Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

March 20, 2023
Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

March 20, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In