Nga Besim Dybeli
Tv “ Sot-7”, ose kujtesa 22-vjeçare e një qyteti
Një ëndërr, që u bë realitet. 22 vite më parë, askush në qytetin e Pogradecit, nuk mund të besonte, se do të kishte ekranin e vogël në shtëpi. Ishin mësuar vetëm me televizionin shtetëror, ku syresh, u këptuej kurrizi nga lëvizja e antenave mbi çatitë e shtëpive. Një djalë i ri i këtij qyteti ishte kthyer aty ku u lind dhe u persekutua nga regjimi që në rininë e hershme të tij. Kishte lënë një kontienent, ku punoi e jetoi për shumë vite, për tu kthyer aty ku i kish rënë koka. Jo si vizitor i nostalgjik. Por si një idealist, që ç’kishte fituar në emigracion, ta vinte në shërbim të kulturës së bashkëqytetarëve të tij. Ky është Bajram FEZOLLARI…Historia e tij dhe e familjes, vjen pas …Ajo është e dhimbshme, por e mbushur me krenari, sakrifica e dinjitet.
X X X
Ceremonia e festimit të 22 vjetorit të televizionit “Sot-7” do të mbahej në një nga lokalet buzë liqenit. Jo pak të pranishëm. Stafi i televizionit, drejtues e administrator të tij, përfaqësues të pushtetit vendor, të ftuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptar, Korçë, Tiranë, Elbasan e gjetkë…Po ashtu miq të televizionit, intelektualë e qytetarë pogradecar. Një dokumnetar i shkurtër, por mjaft i arrirë, sjell “moshën” 22 vjeçare të këtij televizioni me anë të zërit, por më tepër me anë të figurës në kohështrirjen e mbi dy dekadave. Një minidokumentar, që sjell kujtesën televizive të një qyteti. Të shkurtëra përshëndetjet. Por me shumë respekt e zemër. Jo pak janë nderuar me çertifikata mirënjohejeje. Ata që nuk punojnë më në këtë televizion e të tjerë, që vazhdojnë. Edhe pse në respekt të distancimit social, pjesëmarrësit ndjeheshin mjaft afër me njëri-tjetrin. Qoftë ata, që i lidhte profesioni i bukur i gazetarit apo operatorit, qoftë të tjerë miq e dashamirës. Darka me gatime pikante tradicionale, harmonizohet mes urimesh të shumtë nën tingujt e lehtë të trokitjeve të gotave. Nuk janë pak 22 vjet. Ky televizion hodhi sinjalin e parë, atëherë kur nuk konceptohej në asnjë qytet të vendit tonë, një media private. Një rrugë e gjatë e mundimshme e plot sakrifica. Një rrugë e gjatë me një histori suksesi përtej dy dekadave. Realisht minidokumentari, si një premierë televizive, jap pamje të hershme, të marra nga operatorët. Të marra nga ata djem të rinj atëherë e që sot janë bërë prindër. Pamje rrënqethëse edhe nga pritja e vëllezërve kosovarë gjatë Luftës. Intervista të shumta, por mbresëlënëse. Intervista të shkrutëra të atyre fëmijëve mes imazhit të bastijeve e Luftës në Kosovë, që sot janë bërë burra në kosovën e lirë e të pavarur. Teksa ndjek pamjet arkivore, më vjen mirë që ky televizion i ka ruajtur. Më vjen keq për disa televizione të tjerë analogë, që nuk njohin arkivë…
X X X
Bajrami, administrator dhe Sara, një gazetare e formuar e plot pasion më ftojnë të nesërmen për një vizitë ne mjediset e televizionit. Puna aty ka nisur që herët. Korrektesa e zbatimit të programacionit nuk ka nevojë për fjalë. Pajisjet tepër bashkëkohore. Sapo i janë bashkuar platformës dixhitale. Jo pak investime janë bërë për këtë qëllim. Sinjali përhapet në tërë qarkun e Korçës dhe më gjërë. Për më tej kanë plane ambicioze. Jo pak, por pesë emisione të profileve të ndryshme në javë. U befasova në një sallë. Aty “dergjeshin” të tëra pajisjet e punës ndër vite. Koha i kishte nxjerrë jashtë puërdorimi. Por ruheshin me nostalgji. Kjo sallë mund të konsiderohet muzeu i gjallë i këtij televizioni. Harmonia dhe profesionalizmi i stafit mbetet sukses i vazhdueshëm. Drejtuesit preferojnë që të krijojnë një rrjet gazetarësh në disa prej qarqeve kryesore të vendit. Kjo mbetet në planet e afërta prespektive. Kuptohet raporti i kostos me të ardhurat! Administratori është besimplotë se ky televizion do të ketë jetëgjatësi. “Sot-7” është hapur për tu mos u mbyllur…Urime dhe suksese!



