14 November, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Besim Dybeli: Të shpëtosh nga krematoriumet gjermane, por jo persekutimit komunist! ( Histori e trishtë)

by News Albania
08/10/2020
in Kronikë
0
45
VIEWS
Share on Facebook

H I S T O R I

Të shpëtosh nga krematoriumet gjermane, por jo persekutimit komunist
E arrestuan, kur kishte dalë partizan. E degdisën në kampin e përqëndrimit, Dakao, në Gjermani. I shpëtoi vdekjes së sigurtë dhe djegies në furra. Në atdhe e priste një tjetër përndjekje. Komunizmi e trajtoi më keq se nazistët gjermanë. Një histori e trishtueshme e Xhemal Gjelinës nga Librazhdi.

…ishte viti 1943

Patrulla gjermane do ta kontrollonte në hyrje të urës të lumit Shkumbin. Qe partisan i çetës së Mokrës. Komandanti Rexhep Collaku, i kishte dhënë 2 javë leje të çmallej me gruan e dy fëmijët. Xhemal Gjelina, është treguar me gisht nga një kapter gjerman, për t’iu bashkuar 18 personave, që u prangosën në cast.
-“Gjermani, që njohu babanë,-tregon njëri nga djemtë Tomorri, -ka qenë zenë rob në fshatin tonë. Me urdhër të komandës partizane, ai u la i lirë. Por ai kishte mbajtur mend fytyrën e babës tonë partisan”, – shton ai. Xhemal Gjelina, kishte 6 muaj që luftonte kundër gjermanëve. Në disa përpjekje kundër gjermanëve, Xhemali do të plagosej dy herë. Nuk mundi të kthehej më në çetë. Treni i robërve shqiptarë do ta dërgonte me qindra ballkanas të tjerë në kampet e përqendrimit në Gjermani. Familja e qau pa e ditur se ku u vra. Gruaja u vesh me të zeza. Dy djemtë, Skënderi dhe Tomorri, ndjenin se babai i tyre nuk jetonte më. Gruas i propozuan të martohej, por ajo s’pranoi. E lidhi jetën me dy fëmijët e saj jetim, pa ditur se një ditë, Zoti dhe fati do të sillte Xhemalin në shtëpi. Më pas do të linde edhe 5 fëmijë të tjerë. Vetë grua dhe vetë burrë. Bashkëshortit të saj nuk do t’i ndahej tuberkulozi, gjersa e mori në moshën 58 vjeçare. Jetimët u rritën mes vuajtjesh. U martuan, por hallet s’kishin të sosur në familjen Gjelina. Një familje si kjo, e lidhur me Luftën, do të mbijetonte në Sopot pa triska fronti. Reshit Collaku u vra e nuk mësoi dot për fatin e tij. Të gjallët, si Cene Mane dhe Pilo Peristeri kishin harruar se familja Gjelina ishte strehë e partizanëve dhe kish dhënë gjithçka për ta. Historia rrënqethëse, mori shkas nga biseda me Sheme Gjelinën. Ai tregoi se i ati kishte shpëtuar gjallë në tre vitet e internimit në kampet gjemane. Por vuajtjet më të mëdha për babanë e tij kishin qenë pas kthimit në Shqipëri. Me Shemen, marrin rrugën e vështirë për në Sopotin e largët… E ëma e tij, Dija 85 vjeçare, do të tregonte mes lotësh të thara e faqesh të rrudhosura, historinë martire të burrit të saj…

X X X

Një dëshmitar i gjallë, i historive makabre të kampeve gjermane, ka treguar. Ai ishte 95 vjeç, kur u hodhën këto shënime. Quhet Rakip Tashi. Bashkëvuajtës me Xhemal Gjelina. – “Kaluam Qafë-Thanën në dhjetor 1943. Autokolona e makinave e gjatë. Merrnim frymë në gojët e njeri-tjetrit. 22 ditë kemi udhetuar me tren për në Gjermani. Ishim mijëra vetë. Unë dhe Xhemali si shumë nga Elbasani, në kampin e Dakaos në Mynih. Punonim në vend të kuajve. 18 robër tërhiqnin lesa të mëdha në fusha. Kush s’kishte fuqi të tërhiqte, gjermani i lëshonte qenin për ta kafshuar. Shkopinjtë mbi kurrizin tonë ishin më të lehtë se dhëmbët e qenit. Në 6 muajit e parë kemi grënë lëngje lakrash, bar të njomë dhe kërcelle bimësh. Ishim 80 shqiptarë. Nuk bëhej fjalë për bukë. Kush nuk u rezistoi punëve të rënda, u dogj i gjallë. Shtriheshim për të fjetur 500 vetë. Në mëngjes shihnim se kishin mbetur 50. Për pakë minuta kishim mundësi të shihnim shokët tanë të vdekur. I merrnin 10 e nga 10 dhe i hidhnin në furra. Këu përfundonin edhe ata që s’kishin fuqi të ngriheshin apo të fillonin punë. Kur kampi zbrazej nga të vdekurit, mbushej sërisht me robër nga gjithë Evropa. Pas 6 muajëve filluan të na jepnin 100 gram bukë për 24 orë. Unë dhe Xhemali ishim të fuqishëm. Kur kapitulloi Gjermania, 3 muaj na ushqyen anglezët. Për punën e bërë na shpërblyen. Kthimi ka qenë nga
Italia. 6 javë kemi qëndruar në Rexheminio. Në Durrës erdhëm me anije. Shteti i atëhershëm na konfiskoi atë pak pasuri e plaçka që mundëm të siguronim me punë pas rëniens së Hitlerit. Mua dhe Xhemalit na dhanë 60 dollarë. Kthimi ynë ndodhi në vitin 1945. Jam hidhëruar shumë, kur mësova vdekjen e Xhemalit. Më ka ardhur keq që familja dhe gruaja e tij, nuk kanë përfituar asgjë nga shteti. Apo nga dëmshpërblimet që ka paguar Gjermania për vuajtjet e robëve në kampet e përqëndrimit”, ka treguar Rakip Tashi.

“Dasëm” për së dyti

Maji i 1945. Familja Gjelina jetonte me idenë se Xhemali, nuk dihej se ku kish vdekur apo ishte djegur në furrë. Ishte e pabesueshme.

  • “Komshinjtë më thanë se burri im ishte dukur ne hyrje të fshatit! Më ra të fikët mbi parmendë”, – tregonte e veja 85 vjeçare, Dije Gjelina. Burri i saj dikur peshonte mbi 80 kg. Në derë ishte shfaqur si seklet eshtrash. Jo më shumë se 24 kg. Dy fëmijët qenë rritur dhe s’e njihnin, – shton ajo . Zakoni nuk më linte ta përqafoja. U derdha në lot … Shtëpia plot me njerëz. 30 ditë zgjatën pritjet dhe përcjedhjet. Dasëm e vërtetë në këtë familje. Burri i saj u shfaq pas 3 vjetësh humbjeje. Jeta filloi sërisht. Lindën fëmijë njëri pas tjetrit. Sot janë shtatë. Më i madhi, 70. Më i vogli, 56. Asnjërin Xhemali nuk arriti ta martojë vetë. Do të shtrohej në senatoriumin e Korçës. Më vonë në atë të Tiranës. Ilaçet dhe vizitat i bënte në klinikën e dr.Nosit në Elbasan.Vdekja e mori shpejt në moshën 58 vjeçare. Fëmijët dhe gruaja iu gëzuan atij pak viteve , që ai mundi të jetojë pas kampit të internimit. Por , shteti i atëhershëm i shtoi dhe një “ sëmundje ” tjetër. Partizanin e çetës së Mokrës dhe bashkëluftëtarin e Reshit Çollakut e shpalli kulak. Dosja numër 24 do të qëndronte me biografinë e armikut të klasës në arshivat sekrete të Librazhdit deri më 1990. Ata që “kontribuan” për deklasimin e tij, dikur kishin qenë bashkëpunëtorë të gjermaneve. Asnjëri prej fëmijëve nuk mund të vazhdonte shkollën e lartë. Kush me 4 klasë e kush me 7. Vetëm 2 mund të mbaronin të mesmen. Sot, të gjithë të martuar. Dy nga djemtë jetojnë prej vitesh në Elbasan. Të tjerët në Sopot…
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania