Tatuazh…
Vajzat krahëshkruara
E kofshë përzhitur
Kujtime të shkuara
Tatuazh paprishur
Figura turli
Si vegim nga koha
Mbetur nostalgji
Nga këmba te dora
Një përgjigje kanë
Për ç’motiv e bënë
Seç kisha shumë mall
Për vëlla e nënë!
Tatuazhi mbetur
Si akull i pashkrirë
Kujtim i patretur
Veç në trup i ngrirë
Ps. Figura ilustruese nga Gazeta Shqiptare