Për ata të 14 Shkurtit
Çelën mimozat e shkurtit
Mashtrueshëm nga dielli i vakët
Buqeta lulesh prej turpit
Fshehur nën kurmin e pakët
Shkurti mbart dhe thellima
Mimozat sythëbardha mbërdhijnë
Puthjet si zogj me cicërima
Buqetat heshtur dërmijnë
Shkurti, i shkurtër mbeti
Por dita zgjat nga pak
Kur zemra, zemrën gjeti
Dashurinë veç e përflak