Nga Besim Dybeli
HISTORI – Qarrishta , fshati që hapi dyert për hebrejtë
Në të majtë të qytetit të Librazhdit , drejt Verilindjes , nis një rrugë e porsa shtruar, që të çon në Stëblevë e më tej. U deshën vite e vite , që këmbët e rrugëtarëve të kësaj treve apo dhe gomat e makinave të vjetra , të cekninpër herë të parë asfaltin . Nuk bën më tepër se pesë kilometra dhe një degëzim në të djathtë , ngjitet pjerrtasi mes fshatrave Dorëz e Gizavesh të komunës Qendër , Librazhd . Autobuzi ynë , mbushur me dhjetra pasagjerë e ca vende “rezervuar” për gazetarë , ecën butë-butë mbi një shtresë zifti të hollë. Kësisojë , të krijohet ndjesia e një udhëtimi komod , pa ditur se për një distancë afro 30 kilometra , do të duhen mbi dy orë për të mbërritur në Qarrishtë. Të gjithë tunden , shkundn e mbahen fort mbi sedilet që u ka dalë skeleti I hekurt , teksa mjeti I tipit gjerman , prodhim I viteve “70-të , uturin me sa fuqi që ka . Pas xhamave të shtërnguar fort me bullona hekuri , syri të rrok bukuri mahnitëse. Shpate malesh, mbushur me dushqe e pisha të buta , burimet ujore që rrjedhin pa pushim nën cicërimat e zogjëve , të japinn imazhin sikur dëgjon “simfoninë” e pyllit . Ne , që jemi të zhytur në smogun e trashë të Elbasanit të ndotur , hapim gojë e hundë për të mbushur mushkuritë me ajrin e virgjërt. Ndonjë operator qejfli romantik , teksa fshin me mëngë tisin e avullit mbi xham , përpiqet të fokusojë në kamer bukuri natyrore të rralla . Syresh , nxjerrin dhe blloqe shënimesh pa kurrëfarë informacioni. Ne , që udhëtojmë për herë të parë drejt fshatit Qarrishtë , mbetemi kureshtarë , sa për të parë këtë fshat , aq edhe për të përfytëruar se çfar do të ndodhë atje në kujtim të asaj që ka ndodhur 70 vjet më parë . Sa më tepër I afrohesh fshatit , aq më e vështirë bëhet rruga mbi gurë , që në çdo njëqind metra duhet të kalosh gurgullimat e ujit dhe gurët e mëdhenj të përrenjuëve që zbresin me vrik nga vargmalet e Shebenikut , majat e të cilëve , ende qeleshebardhë. Që në nisje , ishim kuriozë për të prekur nga afër një copëz histori të shuar ndër vite të këtij fshati. Plotë shtatëdhjetë vjet më parë , aty do të strehoheshin për dy vjet 26 hebrej prej inkuzicionit gjerman ! E rrallë , por e krenarishme …
Histori e shkruar mbi gur
Mure të gurtë. Cati me rrasa guri. Rrugica , shtruar me gur. Shpate malesh të gurta . Një jetë mbi gur. Historia mbetet po aty. Venitet , por nuk prishet . Njerzit , gurë të fortë . Dy shekuj më parë , qëkurse ky vend u popullua , ka mbetur po ashtu. Nga Lindja , vargmale të lartë gjer në kupë të qiellit , që e ndajnë me Maqedoninë fqinje. Nga Jugu e Perëndimi vargmalet e Shebenikut , që e ndajnë atë nga Rrajca e Struga . Nga Veriu male të lartë , që e ndajnë nga Stëbleva . Den baba den këtu mes ashpërsisë natyrore e malesh stoikë . Nën një hapsirë qiellore disahektarëshe e mbi ngastra toke gjysëmdynymëshe ende jetohet në këtë fshat mes malesh. Dielli del vonë e ikën shpejt. Blektorët u ngjiten shpateve e pllajave pa lind e kthehen pasi perëndon. Amvisat pranë oxhaqeve që nuk u shteron zjarri , misërnike në çerjep e gatime vetëm me gjalpë. Cobanët e burrat e lodhur ndër ara duhen ushqyer mirë. Jeta ka të njëjtin refren këtu. Ndërsa viti me dystinësh ka vetëm dy ngjyra. Jeshilja pa kufi në verë e bardhësia që vret në dimër. Në dy shekuj mbijetesë , dy herë ka fluturuar helikopteri mbi këtë fshat mes malesh. Nje herë është ulur mbi dëborë duke marrë një të sëmurë rëndë dhe një herë tjetër , në pamundësi uljeje , ka lënë pas dhimbjen e një gruaje për lindje. Nga 200 familje , sot bujisin vetëm 40. Të ikurit dhe të mbeturit , gjithçka e kanë shkruar mbi gurë muzealë. Kështu edhe për epopenë dyvjeçare të mbajtjes nën “gjuhë” të 26 hebrejve , për pakj se martirëzues . Një ceremoni modeste
Ka lindur dhe është shndërruar në traditë një festë në këtë fshat. Ajo e Bashkimit. Është konceptuar kështu, për tu ndodhur bashkë një herë në vit. Të ikurit , 160 familje dhe të mbeturit rreth 200 banorë. Brenda festës, edhe ajo e përkujtimit të dy viteve që u strehuan hebrejtë. Qindra pjesmarrës në atë tokë gurishtë rreth “lapidarit” ku shkruhet , “Qarrishta , besa shqiptare”. Shkruar thjeshtë , por shumë domethënëse . Në Jaruzelem , në hartën e Shqipërisë është shkruar “Zero” ! Kjo , për faktin që asnjë hebre nuk është vrarë apo dorëzuar tek gjermanët . Në pritje të ambasadorit izraelit , të ardhurit e vendasit , sikur çfar do të ndodhë ! Mes tyre dhe deputeti Tauland Balla e kandidati Eduard Selami , që ndoshta për herë të parë përqafohen e shtërngojnë duart me njëri-tjetrin . Mbase idilizmi I festës solli këtë moment kortezie. Ndërsa ambasadori vendos dy tufa lulesh artificiale mbi pllakën e gurtë përkujtimore , ( që sa hap e mbyll sytë u rrëmbyen nga dy vocërakë) dhe drejtohet jo me shnumë optimizëm para kamerave. Me sinqeritet ai falenderon banorët e këtij fshati e në veçanti familjen Biçaku , që mbajtëm me bukë e u dhanë jetë për dy vjet bashkëkombësave të tij , e , po me këtë çiltërsi ai pranon se pasardhësit e tyre nuk janë gjendur asnjëherë këtu , për të mos thënë që nuk kish dijeni se ku mund të ndodheshin ata , shumica të shpërndarë nëpër Botë ! Ceremonia spostohet në oborrin e shkollës me 40 nxënës , çatia e së cilës sikur puthej me tokën . Pas muzikës tallava , ushqyer me rrymë elektrike nga një gjenerator I sjellë nga Durrësi , përshëndetjet e rastit nga kreu I komunës , Enver Shkurti. Mes të tjerash ai do të citonte : – “ Gjyshërit dhe prindërit tanë për dy dimra mbajtën gjallë 26 jetë hebreje në emër të besës e mikpritjes shqiptare , në emër të Zotit dhe të drejtës për të jetuar , edhe pse e dinin së jeta e tyre do të shuhej në çast nga bajonetat e karabinat gjermane , pa menduar kurrë për haraç në ditët e lirisë që do të vinin . Por , – vazhdoi ai mes të tjerave , – sot shpresoj , që distanca që ndan këtë komunitet nga jeta cilivizuese përtej këtyre maleve , do të shkurtohet edhe nga kontributi I shtetit të atyre njerëve që ne strehuam në ato vite të vështira lufte e dimri”. Edhe pse duartroktijet herë-herë ndërprisnin përshëndetjen e ambasadorit izraelit , që shqipërohej jo fort mirë , ky I fundit në thelb do të thoshte se “ … mirënjohja ndaj familjes , Biçaku dhe miqësia jone me popullin shqiptar nuk do të shuheshin kurrë “. Dhe , … vetëm kaq. Ndërsa dy personazhet e politikës , Balla e Selami , nuk mbjatën ndonjë fjalë të rastit , “dueti” nuk i kurseu buzëqeshjet e fotot me të gjithë të pranishmit. Në një farë mënyre , i njëjti ritual edhe nga ambasadori izraelit. Dreka fshatçe rreth 5 kilometra më tej . Pikërisht në themelet e mbetura të familjes Biçaku, që sakrifikoi gjithçka për të mbetur gjallë 26 hebrej nga shumë të tjerë të shpërndarë në vendin tonë e më gjërë … Krenari apo zhgënjim ?!
Pjestarë dhe pasardhës të familjes Biçaku , jo fort të previlgjeluar në festën që mbart brenda saj edhe kujtimet e komunitetit të vogël hebre të strehuar në shtëpinë e tyre. Ata dhanë gjithçka në atë kohë absurde për mbajtjen e përcjelljen gjallë të atyre njerëzve. Sakrificat e papërshkruara të kësaj familjeje do të mbaheshin në sirtarë arkivash për më shumë se 50 vjet. Të djeshmit i persekutuan, pse strehuan dhe u dhanë bukë bijve të atyre që për shtetin komunist të 45 vjetëve ishin “koburja “ e ngrehur e “imperializmit amerikan”. Të sotmit , i lanë pothujase sërisht në harresë. Veç ca dekorimesh nga lobet izraelite në Amerikë e së fundi edhe në Parlamentin shqiptar , asgjë tjetër. Paradoksi mbetet në atë se persekutorët e djeshëm janë kthyer sot në tribu të atrbuteve të akteve humane të kësaj familjeje. Djemtë dhe mbesat e familjes , Biçaku , ( sot banues në Durrës apo në Elbasan ) nuk kanë shkuar më tej sesa të përfituarit e një pune sanitare e pa shtëpi. As shteti i tyre nuk u dha mirënjohje apo mbështetje konkrete , as shteti i atyre që strehuan e as pasardhësit e atyre hebrejve që u përcollën shëndoshë e mirë , hipur mbi kuaj , pranverën e “45-ës , drejt Strugës. Aso kohe , teksa karvani kalorsiak ecte mes malesh , në të kaluar të kufirit , ata ( hebrejtë) do tu premtonin një jetë të begatë të paktën tre brezave të familjes që i kishte shpëtuar si shpërblim për jetën që u kishin shpëtuar! – “ Babai im do të refuzonte që në gjallje të tij lëmoshën 30 dollarëshe që do t’i vinte privatisht ngë njëri prej atyre që mbajti në shtëpinë e tij “- shprehet Muhameti duke shtuar se “ vetëm ishte vlersuar me dekorata në Amerikë”!. – “ Asnjëri prej atyre që mbajtëm apo pasardhësit , nuk janë bërë të gjallë qoftë dhe për një kontakt fizik në këtë vend ku qëndruan për dy vjet gjyshërit e tyre “- pohon Natasha , mbesa e kësaj familjeje. – “ Gjyshi im i mori nga Tirana e i solli këtu natën me mushka e po me mushka blinim drithë e ushqime në Strugë e Ohër për tu siguruar ushqim , por të themi të drejtën pak mirënjohje na është përcjellë “ – shton mbesa tjetër , Elida. Nga ç’është bërë , gjallë po përpiqet ta mbajë në këmbë shoqata e miqësië me kontributet e dhëndërrit të kësaj familjeje mikpritëse , Kujtim Hasbiu. Ky i fundit mbetej organizatori i kësaj ceremonie , më së shumti për të lartësuar krenarinë e virtuteve shqiptare. X X X
Festa ka mbaruar shpejt. Afër të perënduari të diellit , autobuzi , që numëron ditët për skrap , bën rrugën e kthimit. Shoferi , i gëzuar sa s’ka , pse e vetmja ditë që i kish siguruar dyfishin e pasagjerëve , merr ç’pasagjerë gjen rrugës. Mezi arrijmë të futemi brenda. Tre veta në dy sedile. Dhe ne të medias , si të shumtit në këmbë , mbahemi fort në ca hekura të salduar afër tavanit prej llamarine të autobuzit “Benz-70”. Gratë e vajzat mbulojnë gojën me shami prej erës së rëndë e avujve të rakisë kumbullake. Një ditë e bukur , e lodhshme , por me mbresa . Në atë copëz toke shqiptare, rrethuar e harruar mes malesh , përkujtohet gjer në lartësim strehimi i 26 hebrejve , më tepër si simbol i besës dhe mikpritjes të vendit të shqiponajve. Ndërsa i afrohemi qytetit të Elbasanit , këshilltari i ambasadorit izraelit , me celular , interesohet se kur dhe në cilat media do të jepet ndodhia e kësaj dite …


