3 February, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Nga Besim Dybeli: 75 vjet në kërkim të gjyshit!..

by News Albania
May 22, 2020
in Sociale
0
17
VIEWS
Share on Facebook

75 vjet në kërkim të gjyshit!
Tetë fëmijë do të rriteshin jetimë e , si për ironi të fatit , do të vdisnin pa i ditur as varrin babait të tyre. 60 nipër e mbesa janë rritur me krenarinë e gjyshit pa e njohur atë as në fotografi. 60 stërnipër e stërmbesa pyesin brezin paraardhës për historinë e trishtë të stërgjyshit të tyre , pasi për të, ende flet një krahinë e tërë. Historia tragjike zë fill në fshatin e thëllë malor , Lenie të rrethit të Gramshit , ku 75 vjet më parë një çetë partizane do të pushkatonte pa gjyq një partizan. Paradoksi i kohës shënon rrjedhën groteste(!) Tre, nga tetë fëmijët e të pushkatuarit , dolën partizanë në “vend” të babait të vrarë nga shokët e vet partizanë …!!! Rreth 40 vjet më pas , kjo familje do të shpallej “armike e pushtetit popullor”…!!!
Historia:
Mesdimri i acartë i vitit 1942 do të shënonte “gurin” kalenderik për familjen , Ibro në fshatin Lenie të Gramshit. 75 vite do të shkruanin në heshtje për “shkëlqimin dhe rënien” e fisit, Ibro, në malet e Lenies. Çeta e vogël e Zvarishtit nga Korça , kishte zbritur në fshat bashkë me agimin e të premtes të vitit 1942. Komandanti i saj , Rrahman Zvarishti kishte kohë që kërkontë bashkëvuajtësin, Bano Ibro. Si antizogistë të burgosur në burgun e Korçës , ende nuk dihet pse ishin grindur , por për Rrahmanin duket se kishte ardhur dita e hakmarrjes. Bano i përgjigjet kërkesës së Zvarishtit për tu bashkuar të dyja çetat në një , pa e ditur se pabesia do t’i merrte jetën. Buzëmbrëmja Banon e zë në qafën e Kuretës , pikërisht aty ku afro 20 vjet më parë , forcat serbe do t’i vrisnin babanë , Bidon. Partizanët e çetës së Zvarishtit do ta lidhin këmbë e duar dhe më pas do të zbatonin urdhërin e komnadantit të çetës. Rrahman Zvarishti dha urdhër të pushkatohej për shkakun se gjoja , “ Bano nuk kish pranuar të bashkëpunonte me çertën partizane !” . Një krismë pushke u dëgjua në fund të shkëmbit të qafës së Kuretës. Aty ra , aty mbeti. Askush nuk guxoi qoftë dhe një fjalë të vetme për vendndodhjen e kufomës . Bashkë me këtë të fundit sikur u tret edhe kujtesa e të gjithë atyre që dinin apo ishin bashkëkohës të kësaj ngjarjeje. Prit me ditë e prit me muaj , por Bano Ibro nuk u kthye në fshat. Prit ndër vite bashkëshortja e tij , Asija , por as një zë apo gjurmë. Jeta e saj u vërvit monopateve të maleve të Lenies për të rritur tetë jetimë me të shoqin e vrarë kush e di se ku ! Pa kaluar ende të shtatat e zhdukjes së Bano Ibros , në shtëpinë e tij në krye të fshatit , ja beh sërish çeta e Rrahman Zvarishtit. – “ Na fal , – i thanë. Burri juaj është vrarë gabimisht. Lufta ka nevojë për shtimin e radhëve partizane”. Në të ngrysur , tre djemtë e Asijes iu bashkuan çetës së Zvarishtit për të qëndruar aty gjer në agimin e lirisë…
Kërkon flori , gjen eshtrat e partizanit të pushkatuar
Dashamir Lalollari sapo ishte kthyer nga emigracioni në shtetin grek. Nuk i kishte ecur. Më shumë pa punë , se me punë. Ndaj mendoi të realizonte një ëndërr për gjetjen e floririt. E njihte mirë terrenin në fshatin e tij , Dobërçan. Pas dy orësh kërkimesh , një sinjal në pajisjen e tij i tërhoqi vëmendjen. Hodhi sytë lart nga shkëmbi qindra metërsh , teksa dielli ishte gati në të perënduar. Aty ku dëgjohej sinjali akustik , nisi të lëvizë me duar ca gurë përzier me dhera mes myshqesh. Sikur ngriu në vend , kur sytë i pikasën një skelet njeriu të lidhur me tela. E kishte dëgjuar historinë tragjike të humbjes së Bano Ibros , 75 vjet më parë. – “ Unë e dija historinë tragjike dhe menjëherë lajmërova familjarët e tij , pasi isha i bindur , se tjetërkush nuk mund të ishte i dekompozuar në fundin e këtij shkëmbi”- ka pohuar Dashamiri. Nipërit e tij kanë ardhur me shpejtësi. Në kafkën e kokës kanë pikasur një vrimë plumbi. – “Po , me një plumb pas koke e vranë atë pasdite dhjetori të vitit 1942 dhe e di mirë që urdhërin e dha Rrahman Zvarishti , si shenjë hakmarrjeje të një zënke që kishte patur me Banon, kur ishin në burgun e Korçës”- ka pohuar , Ismail Myftaraj, dëshmitar okular kur Bano Ibron e mori çeta e Zvarishtit për ta pushkatuar. – Më vonë , – shton Myftaraj , kam mësuar se edhe Rrahman Zvarishtin e pushkatuan për tradhëti ndaj idealeve komuniste.
Lumturi në ceremoninën e varrimit
Për shumëkënd mund të duket paradoksale që të ndjehesh “ i lumturuar” në një ceremon mortore. Realisht kështu ka ndodhur teksa bëhej varrimi i Bano Ibros në fshatin Lenie të Gramshit. I tërë fshati qe mbledhur aty në kodrinën e varrezave të reja. Nipërit , stërnipërit , të afërmit e Bano Ibros e kalonin shifrën njëqind , të ardhur shumica nga rrethe të vendit . – “ Gjer më 1974 , ishim të ingranuar në tërë jetën social-politike të zonës e në shumë rrethe “- pohon nip ii tij , Kapllan Xhandolli , një oficer karriere, që diktatura e përplasi ku ishte rrethi më i largët dhe puna më e rëndë. – “ Më pas , -shton ai , – u shpallëm të gjithë armiq dhe u përsekutuam rëndë për afro 25 vjet. Paradoksi mbetet i thjeshtë për t’u kuptuar. Familja dhe fisi u nderuar e u vlersua , se Bano Ibro u pushkatuar aksidentalisht dhe se tre djemtë e tij dolën partizanë fill pas pushkatimit të të atit. Më vonë një letër anonime ndryshoi biografinë. “ Bano Ibro është pushkatuar në çetën partizane !!!” Kaq duhej dhe pasardhësit e Banos dhe fëmijve të tij , të vuanin të ‘’zitë e ullirit ‘’gjer në ardhjen e demokracisë. Këto pjesëza kujtimesh të trishta dialogoheshin pas ritit të varrimit të eshtrave. Të gjithë të qetë e të qeshur. Një gëzim i tillë përgjatë një ceremonie mortore përligjej me ankthin e pritjes së gjetjes së eshtrave për rrëth 75 vjet. Njeriu që e gjeti , Dashamir Lalollari , tashmë u cilësua nga familjarët e të afërmit e të martirëzuarit , miku më i afërt. Ndërsa varri i tij u stërmbush me tufa me lule , në një lokal të improvizuar të fshatit , familjarët organizuan drekën e fundit patriotit Bano Ibro. Drekë mortore i thënçin! Për nga gëzimi se gjyshi dhe stërgjyshi tashmë e kishte një varr , banketi , vetëm nga mungesa e një orkestre , ndryshonte nga një ceremoni gëzimi. Të gjithë , tashmë ndjehen të qetë. I qetë prehet edhe shpirti i Bano Ibros , për 75 vjet pa namë e nishan …

PS ( Besim Dybeli eshte nje nder gazetaret e mirenjohur ne vend. Ai ka nje kariere shumedekadeshe ne median e shkruar vizive dhe radiofonike. Ka krijuar disa media lokale dhe i ka drejtuar ato me sukses drejt publikut. Ka punuar ne disa media kombetare dhe vazhdon te kontriboj ne media duke qene aktiv ne mediat lokale te Elbasanit dhe ato kombetare.Jeton ne Elbasan dhe eshte kryetar i UGSH-se te ketij Qarku). Redaksia!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Gangsterja e Bilishtit sulm Olta Gixharin: Eshtë llumi i shoqërisë

Gangsterja e Bilishtit sulm Olta Gixharin: Eshtë llumi i shoqërisë

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Gangsterja e Bilishtit sulm Olta Gixharin: Eshtë llumi i shoqërisë

Gangsterja e Bilishtit sulm Olta Gixharin: Eshtë llumi i shoqërisë

February 3, 2023
EMRI, u hodh nga kati i 5-të i pallatit, ndërron jetë në spital burri në Korçë

EMRI, u hodh nga kati i 5-të i pallatit, ndërron jetë në spital burri në Korçë

February 3, 2023
E rëndë në SHBA, gruaja fshehu nënën e saj të vdekur në frigorifer për dy vjet

E rëndë në SHBA, gruaja fshehu nënën e saj të vdekur në frigorifer për dy vjet

February 3, 2023
Histori Suksesi, Realizohet ndërhyrja e rrallë për heqjen e tumorit në tru në QSUT

Histori Suksesi, Realizohet ndërhyrja e rrallë për heqjen e tumorit në tru në QSUT

February 3, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In