Shijak TV, 25 mote perballje, e verteta pushteti i fjales
Eshte Media e pare private ne Shqiperi, ben sot çerekshekulli. Ka kaluar dekadash duke qene shkolla e pare e ketij profesioni delikat dhe me rendesi te rralle. Jane ne kujtese te tij, te shumte individe, subjekte, ne krah dhe kunder, perfitues ndaj misionit, kurrizkthyer te tjere, aksionere privilegjesh, imazhe te lena ne periferi te kujdesit. Antikomunizmi ADN-ja e kesaj medie, ishte njeheresh diamanti dhe sizifi i tij..Media elektronike u krijua nga mjeku Gezim Ismaili, duke harmonizuar pertej te zakonshmes, vizionin me misionin. Ai solli Hipokratin dhe ne sipermarrjen e tij mediatike. Pushtetet si gjithmone duan te heshtesh per mekatet dhe rezultati shendosh kompromisin. Perpjekjet e panderprera per te qene me nje goje, veshe dhe sy te perbashket me qeverite, kane qene nje oferte e refuzuar gjithnje nga Shijak TV. Televizione te tjera u krijuan. Shume para. Shume pushtet. Shume kompromise. Shume qoka dhe privilegje.Shperblimet u ndane ne nje tavoline ku te mosbindurit, aleatet e lajmit, ngjarjes, ndodhise, te vertetes, u vendos te ndeshkoheshin. Zhvillimet teknologjike ofruan medien sociale si nje konkurence per te sherbyer publikut tej interesave. Rehatia e medieve oborrtare te qeverise eshte trazuar gjithnje e me teper. Shijak tv mbetet konservatore. E dhene pas nje trashegimie qe perben palcen e kurrizit te informacionit, transparences, nje mikrofon i gatshem te degjoje, kamera gjithnje aty te shohe dhe transmetoje. Nuk jane pak qytetare, denoncues, qe zgjedhin te telefonojne qe ne oret e para te çdo.mengjesi. Te tjere qe vijne ne redaksi dhe gjejne mbeshtetjen e munguar kudo tjeter. Media e vertete, duhet te rrije perballe çdo pushteti, jo ne krah, apo nen sqetull, apo me shemtuar akoma, ne preher dhe brenda portofolit.
Pasuria e nje televizioni, medie te lire, jane shikuesit e saj. Ata qe besojne se i gjenden njeri-tjetrit per te mbrojtur dhe thene te verteten. Ky eshte shperblim qe Shijak-tv e ka me tepri me shume se çdo televizion sarajesh. Ne kohe diktaturash, ne prragun e se ciles jemi rikthyer, medie e lire eshte nje arme e forte e se drejtes dhe te vertetes.
Ky televizion eshte nje adrese, kur shume njerez duan te shfaqin, thone, kallzojne, tregojne, denoncojne, flasin, ngrene zerin, per diçka ku mundesia mungon ne mjaft vende..
Vitet dhe besueshmeria vetem rriten..