25 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Basir Çollaku: “Janë zgjedhjet çuna”/ Mesazhi i Edi Ramës, përcillet me OFL në terren…

by News Albania
September 10, 2020
in Opinion
0
20
VIEWS
Share on Facebook

OFL-ja, ashtu shtatanike nga lindja, rrëmujë, kaos, dhunshëm siç u ngjiz, ngjashëm po jeton. Tani, nëse e vëzhgon ftohtë në detaje, kjo strukturë është bërë makina elektorale e Edi Ramës. Po forcohet ditë pas dite si kontrata e re kriminale e tij, për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet marrë me alarm dhe shumë seriozisht

Përse?

Pasi ndërtoi koalicionin e qelbësirave në vitin 2013, konsolidoi lidhjet me bandat e trafikut të drogës, keqbërësve të krimit të organizuar, u prehërua me MAFIA-n, Kryeministri ka mbetur peng i tyre. Nuk ikën dot. Sot ndërsa shpik ngjarje nga dheu, brenda e jashtë kufirit, me det me Greqinë, në ajër e liqe me Kosovën, në tokë, votimesh me Malin e Zi, për të tërhequr vëmendjen e publikut, Edi Rama, prej shtatë muajsh ka nisur të grabisë zgjedhjet.

Gjetja është gjeniale.

Formula e sheqerosur si “Forca e Ligjit”, mbivendosur ndaj “Ligjit Antimafia” funksional nga viti 2004, ndryshuar e përmirësuar në 2009 dhe 2014, po shkurdis të drejtën, por është duke punuar për mandatin e tretë mafioz të Edi Ramës. Nga ana tjetër kryeministri ushqen ende ato pak diplomatë e ambasadorë syleshë, teksa i shohim qesharak duke duartrokitur zhvillimin e një vepre të rëndë penale. Mbase, seriozisht duhet besuar se janë paguar edhe ata dikur të quajtur ikona përfaqësimi në Tiranë.

Prej muajit shkurt të këtij viti, kur ka nisur ky projekt elektoral,  struktura ka sitosur rreth 260 raste, objekte të punës së saj. Nga këto shkresa më shumë tymuese, kanë rënë si veprime jashtë procedure më tepër se gjysma. Janë pranuar afërsisht një e treta e dosjeve të prodhuara, të cilat i ka holluar më pas Gjtykata, duke e kthyer rezultatin në një komedi të shëmtuar për ligjin, por të majme për Ramën.

“Çuna janë zgjedhjet”…

Kështu pëshpërit dërgesa nga Tirana kur dorëzon si postiere formularët, tek emra, marrë nga arkiva e dënimeve penale në këto 30 vite. Barra e provës është e të dyshuarve, ndonëse 90 përqind e listës së maskave janë hetuar e dënuar, kanë vendime gjyqsore, për procese të mbyllura, ku përfshihen edhe pasuritë e tyre.

Nën logon dhe moton “çuna janë zgjedhjet”, shifrat flasin në favor të kësaj strategjie, teorikisht forcë ligji, praktikisht, kontratë e re bandash me Ramën. Kësaj here ofertuesi është bandit më  i madh se të gjithë të tjerët të marrë sëbashku. Por pengu ka ligjësitë e veta.

Për të gënjyer opinionin publik, e mbarsur me shtatzani suksesi ndërkombëtarët xhepmëdhenj, OFL dërgoi formularë për plotësim tek Emiljano Shullazi, Dritan Dajti, Ervis Martinaj, Licët e Bajrave në Shkodër, Çelajt, Çapajt në Elbasan e Lulzim Berishës në Durrës. Bëri mirë. Ata e dinin se do të ndodhte. Kjo po u shërben si një lloj amnistie, me rastin e  largimit të përbashkët nga pushteti. Këtu opozita, Partia Demokratike, duhet të jetë radikale, pa asnjë shenjë kompromisi. Nuk munden qytetarët të ushqehen me justifikimin, tolerancë banditëve afër meje e luftë atyre larg meje. Kjo është njëlloj ndaj të gjithëve. Ligj.

Çfarë ka sekuestruar?

Po konfiskuar?

Kompleksi “Golden” në Shijak në një sekuestro të përkohëshme u lirua, njëlloj me “Santa Quaranta” pronë e Balilit e plot të tjera që kanë rrëshkitur anash OFL-së. Asnjë nga të fortët e tjerë nuk ka humbur prona e pasuri serioze në këtë përballje. Thjesht kanë bërë kompromis, kanë dorëzuar nga një makinë, kur kanë dhjetëra të tilla, një bakshish për sy e faqe.

Përse?

“Çuna janë zgjedhjet”…

Ky është slogani i Edi Ramës në kërkim të mandatit të tretë kriminal. Me këtë formulë kërkon t’i mbajë të palarguar nga investimi zgjedhor, për të ndarë sërish bashkë pushtetin.

Tonin Vocaj, drejtues i OFL-së ka karrierë të gjatë. Ardi Veliu, pavarësisht shenjave gripale në karrierë, e di mirë se kanë dështuar dhe mosveprimet e tyre janë një vepër e pastër penale.

“Çuna janë zgjedhjet”

Po ku është tokë e minuar për OFL-në?

Drejtorë të nderuar, prokurorë, gjyqtarë, “çuna janë zgjedhjet”. Përmendim disa raste pikante, ku kujtesa juaj ndryshon temperaturë?!

“Ej, çuna janë zgjedhjet”!

A ka dërguar formular të sekuestrohet së paku makina AA003 GB, tashmë me targë të re AA900 NF, dikur në pronësi të Habilajve të arrestuar, tani tek i zoti me pushtet sërish? Dërguat te Sajmir Tahiri dhe Bashkim Tahiri ?? Ende jo… Nuk keni këllqe!

A dërguat te Geron Xhafa dhe ish-ministri vëlla Fatmir Xhafa, sepse rezulton Geroni i dënuar për trafik droge, meqë keni dërguar dhe te ata me aksidente me pasojë vdekjen?!  Jo. Nuk keni këllqe!

A dërguat te Olsi Rama, sepse në një investigim të 23 gazetarëve evropianë, kompani të lidhura në ortakëri me to, janë përfshirë në skema mashtrimi e pastrim parash? Jo. Nuk keni dërguar. Nuk keni këllqe.

A dërguat te Damian Gjiknuri, sepse ka histori të madhe parash me gurunë indian në milionë euro, përveç tërmetllëkut në Dibër ? Jo nuk keni dërguar. Nuk keni këllqe !

A keni dërguar te Arben Ahmetaj, mister “Hermes”, me histori hetimi penal, për afera të rënda? Jo. Nuk keni dërguar. Nuk keni këllqe.

Dërguat te Ilir Beqja, sepse ka një goxha dosje për dallavere të mëdha financiare në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mbase e kanë tërhequr dhe në SPAK? Jo. Nuk keni dërguar. Nuk keni këllqe!

Dërguat te Taulant, Balla miku i Edmond Begos, dënimet kriminale të të cilit nuk i keni anonime, apo keni pastruar dosjet në arkivat e policisë ? Jo. Nuk keni dërguar. Nuk keni këllqe!

Dërguat te Erion Veliaj, shumë dosje në adresë të të cilit, të rënda, janë në prokurori. Mjaftojnë dy dasma t’a përfshish në formular? Jo. Nuk keni dërguar. Nuk keni këllqe.

Ej, çuna të OFl, eprorë dhe vartës, janë vërtet zgjedhjet!

Po nëse i humbasin shefat tuaj, nëse ju kanë regjistruar këta, bandat të mëdha e të vogla, dukë bërë qaramanët para këmbëvë të tyre, duke u ankuar se s’keni çfarë të bëni se janë zgjedhjet, ku do të shkoni? …sepse nesë nuk keni këllqe sot, bashkë me banda mafiozësh në pushtet dhe jashtë tyre, ku do i merrni nesër?

Ej djema, janë vërtet zgjedhjet…!!!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Kush janë kryetarët e bashkive që rrezikojnë? “Ethet” e pritjes largohen nesër/ Ja lista paraprake, jo zyrtare

Kush janë kryetarët e bashkive që rrezikojnë? “Ethet” e pritjes largohen nesër/ Ja lista paraprake, jo zyrtare

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Kush janë kryetarët e bashkive që rrezikojnë? “Ethet” e pritjes largohen nesër/ Ja lista paraprake, jo zyrtare

Kush janë kryetarët e bashkive që rrezikojnë? “Ethet” e pritjes largohen nesër/ Ja lista paraprake, jo zyrtare

March 24, 2023
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Lezhë

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Lezhë

March 24, 2023
Policia e Vlorës parandalon një atentat, arrestohet në flagrancë 29 vjeçari

Policia e Vlorës parandalon një atentat, arrestohet në flagrancë 29 vjeçari

March 24, 2023
Nga Adriana Kalaja: Llumzimsat në aksion me buxhet të zotit Kunat

Nga Adriana Kalaja: Llumzimsat në aksion me buxhet të zotit Kunat

March 24, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In