21 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Azgan Haklaj: Vota për kryeministrin e parë shqiptar mision kombëtar.

by News Albania
July 11, 2020
in Opinion
0
5
VIEWS
Share on Facebook

Vota për kryeministrin e parë shqiptar mision kombëtar

Tetova çerifikon ngadhënjimin e doktrinës së Ali Ametit, fitoren e BDI- së dhe kryeministrin e parë shqiptar

Në historinë e saj mijëravjeçare Tetova është shquar për qëndresën epike, për ruajtjen e rrënjëve të qytetërimit ilir, fara e të cilit ishin penestët.
Tetova sëbashku me Uskanën u bë pjesë e Mbretërisë Ilire, të udhëhequr nga Genti, rreth dy shekuj para Krishtit.
Ajo është përballur gjatë kohërave të ndryshme heroikisht, me pushtues të shumtë, që nga romakët, bizantinët, sllavët, avarët, bullgarët, osmanët, përsëri me sllavët, me Mbretëritë Serbo -Kroato- Sllovene, pas Lufës së Parë Botërore, Jugosllavinë Titiste pas Lufës së Dytë Botërore, e sëfundi me dhunën shtetërore, të pashembullt të maqedonëve në fillim të mijëvjeëarit të tretë, çka i detyroi qytetarët e saj t’i rrokin armët.
Tetova është djepi i dallandysheve të para të lirisë.
Në kalanë e saj krisën pushkët e para, aty u ndez zjarri i pranverës së lirisë, në marsin e vitit 2001.
Prej dy dekadash ajo i ka blatuar Fillin e Arianës, strategut të lufës e arkitektit të paqes Ali Ahmetit.
Po nga vjen emri Tetovë?!
Është rasti sot, në këtë moment historik për shqiptarët, por edhe për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, opinionin publik, të shpjegojmë me pak fjalë, shkurt emrin Tetovë, që t’u tregojmë Zaevit e Mickoskit se shqiptarët janë në trojet e tyre, i kanë mbrojtur ato me gjak dhe Ali Ahmeti po kërkon vetëm hisen që ju takon atyre si dalëzotës, duke ua bërë të qartë se, kurrë më s’do të jemi qeraxhi në trojet e tona, por qytetarë të barabartë, në një shtet të së drejtës, të barazisë së plotë qytetare e shanseve të barabarta për të gjithë, bashkëjetesës multietnike e harmonisë ndërfetare.
Ka disa versione, për emrin e Tetovës.
Por po apostrofoj dy prej tyre.
Quhej mburojë e shpuar, sepse shtizat e luftëtarëve mbrojtës’ të qytetit ishin aq të fuqishme sa shponin mburojat e pushtuesve dhe i asgjesonin ata.
Më kuptimplotë është ai që lidhet me emrin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) tetë- hove, tetë sulme mbi pushtuesit osmanë.
I pruna në vemendjen e publikut, këtë dy versione etimologjike sepse emri, etnogjeneza e memoria historike, janë mesazhet më të rendësishme të kushtrimit, për zgjimin e koshiencës kombëtare me dt 15- korrik.
Beteja për fitoren e paqes është me e veshtirë se lufta.
Beteja në paqe bëhet me votë.
E çelsi i fitores është bashkimi.
Shqiptarët historikisht i kanë fituar luftërat, por fatkeqësisht e kanë humb paqen, prandaj po ju drejtohem edhe njëherë duke e përsëritur thirrjen time vëllazërore:
Bashkohuni për të fituar paqen.
Bashkimi bën fuqinë e fuqia imponon drejtësinë
Erdhi dita për kryeministrin e parë shqiptar.
Është momenti historik.
Jeni në të drejtën tuaj hyjnore, historike, kushtetuese.
Bëhuni misionarë të Kombit.
Votat e shqiptarëve të bashkuar do t’i shpojnë mburojat sllave, si shigjetat e të parëve tanë që shponin mburojat e armiqve dhe i asgjesonin ata.
Është momenti të digjen fletët e gënjeshtra të historisë, miteve të rreme, simboleve fantazmë.
Do të shembet supremacia etnopolitike.
Referendumi pupullorë shqiptar duhet të mbështesë Ali Ahmetin në idenë e tij gjeniale, ofensive të radhës si hovet e Gjergj Kastriotit mbi hordhitë osmane, si hovet e ushtarëve të tij mbi hordhitë serbe për çlirimin e Kosovës, mbi barbarët maqedonë për liri e barazi.
Në këtë beteja spartane shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i kanë blatuar prej dy dekadash Ali Ahmetit, dje në luftë e sot në paqe, plumbat e barotin e pushkës liberatore për barazi, shpatën për të prerë Nyjen Gordiane dhe Fillin e Arianës, për të dalë nga labirinthet, kurthet, intrigat sllavo – bizantino- neootomë.
Prandaj sot kërkohet vota unike shqiptare për të kurorëzuar këto përpjekje titanike për liri e barazi.
Mbështetja plebishitare këto ditë nga qytetet iliro- dardano-arbërore në Maqedonisë e Veriut deshmon ngadhënjimin e doktrinës së luftëtarit të paepur.
Është momenti që këtij uragani pupullorë t’i bashkohen edhe skeptikët,mosbesuesit, hatërmbeturit.
Presidenti Xhon Kenedi, kur u betua në Shtëpinë e Bardhë si president, ju drejtua amerikanëve me këto fjalë:
“Mos mendoni se çfarë bëri Amerika për ju, por çfarë bëtë ju për Amerikën”.
Vëllezër dhe motra të Maqedonisë së Veriut e ardhmja është në duart tuaja.
Bashkohuni, jo për një tezë, apo ide politike, por për një vepër historike që përmbush ëndrrën shekullore, amanetin e deshmorëve të Kombit.
Shenjtorja Nënë Tereza, edhe në momentet e fundit të jetës së saj i kërkonte Presidentit Bill Klinton:
“Bëni diçka për Kombin tim”.
Vëllezër dhe motra të Maqedonisë të Veriut, vota juaj për kryeministrin e parë shqiptar është mision për Kombin.
15- korriku është ditëlindja e Epokës Shqiptare.
Fitorja e thellë e BDI-së.
Triumfi i kryeministrit të parë shqiptar Naser Ziberi.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

March 20, 2023
Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

March 20, 2023
Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

March 20, 2023
Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

March 20, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In