2 April, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Nga Azgan Haklaj: Plavë-Gucia Edeni Shqiptar!

by News Albania
May 22, 2020
in Kulturë
0
16
VIEWS
Share on Facebook

Plavë- Gucia Edeni Shqiptar.

Aty ku e ka folenë Shqiponja, ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri.

Një komb-një histori.

Plava dhe Gucia, 2 hirushet e trojeve tona etnike përkunden prej mijra vjeçarësh në djepin e legjendave.
Aty, Lahuta e lashtë iliriane me tingujt kumbues dhe vajtimtarë përjetëson simbolet e pavdekshme të historisë shqiptare, Teutën dhe Gentin, Gjergj Kastriotin e Oso Kukën, Ali Pashë Gucinë e Jakup Ferrin.
Në këto troje kreshnikësh me dragoj e zana, me mite e legjenda që vijnë nga kohët e vjetra pellazgo-iliro- arbërore ora e shqiptarisë rrin zgjuar e shqipet krenare patrullojnë qiejt e maleve që ngrihen përmbi re.
Plava e Gucia nuk janë vetëm vatra të qendresës kombëtare për liri.
Ato janë dy perla të bukurive shqiptare e një trevë ku është kultivuar në shekuj një pasuri mahnitëse etnokulturore.
Folklori, kënga e vallja shqipe, koloriti i veshjeve popullore janë ruajtur si askund tjetër duke i rezistuar rrebeshit të shekujve dhe hordhive barbare të cilat erdhën në këtë tokë të bekuar si pushtues.
Eshtë kjo arsyeja, ky detyrim sublim ndaj të parëve tanë, ndaj Atdheut, historisë e kulturës së tij, që i ka frymëzuar djemt e vajzat, burrat dhe gratë e Plavë- Gucisë të ruajnë, kultivojnë e promovojnë këtë thesar të çmuar të kulturës shqiptare, të cilën e trashëguan nga të parët e tyre si një Testament të Shenjtë.
Artistët virtuozë të Plavë-Gucisë ka tre dekada që kanë themeluar Shoqërinë Kulturore Maja e Karafilit, duke e kthyer në traditë të përvitshme shpalosjen e folkut të rrallë të këngës dhe valles shqipe përmes dy aktiviteteve në të cilat marrin pjesë qindra artistë nga trojet tona etnike me emërtimin kuptimplotë;
“Mirë se vini në Alpe” për më shumë se dy dekada dhe Festivalin “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” tre edicione.
Në ditët e këtyre aktiviteteve Plava e Gucia shnderrohen natyrshëm e me plot meritë në kryeqytet të kulturës tonë kombëtare.
SHKA Maja e Karafilit ka marrë pjesë në të gjitha festivalet kombëtare, koncertet, tematiko- patriotike të organizuara në të gjitha trojet arbërore nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” si dhe në shumë evenimente kombëtare në mbarë hapsirën etnike, ku është vlerësuar me çmime të ndryshme.
Në Plavë- Guci flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri.
Në këtë Eden shqiptarë, jeton në shekuj legjenda e Gjon Bales, djaloshit me bukuri qiellore të dashuruar me zanat, të cilat i dhanë forcë për të ngritur një gur 1000 okësh në majë të shkëmbit, jetojnë trimëritë e Jakup Ferrit dhe Ali Pashë Gucisë, në gurrat e të cilit rrjedh uji i ftohtë e i pastër si kristali.
Në betejat epike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit burrat dragoj të Plavë- Gucisë zbritën ashtu si Gjergj Kastrioti duke e shnderruar mejdanin në log zanash e varr për armikun siç shprehet aq bukur kënga popullore për kryetrimin Jakup Ferri:
“Me t’kallzue ty nanë të vjen seri (çudi)
30 krena i ka pre një njeri
N’ja lypsh emnin Jakup Ferri”.
3000 vjet më parë Akili para se të nisej për në Luftën e Trojës u këshillua me nënën e tij.
Ajo zbuloi profecinë se po të shkonte në betejë do të vritej, por do të mbulohej me lavdi të përjetshme.
Ashtu si stërgjyshi i tyre legjendar djemt trima të kësaj treve kreshnikësh nuk u menduan dy herë, por fluturuan si dragoj në zjarrin e betejave për liri, ku i thirri zëri i Atdheut.
Në kullat epike të Plavë- Gucisë rrinë krahas jatagani, lahuta, çiftelia dhe grykëholla (pushka).
Sot jetojmë në një kohë paqje e kjo falë NATOS, aleancës e njëherësh gardianes së lirisë dhe BE, Shtepisë sonë të përbashkët.
Eshtë koha të demonstrojmë përpara botës vlerat tona të vjetra e të shquara kulturore e qytetare, e SHKA Maja e Karafilit ka treguar prej dekadash se e kryen më se miri këtë mision nën moton:
“Një Komb- një kulturë, një gjuhë një flamur, një Atdhe”.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” në logon e të cilit është flamuri i Gjergj Kastriotit e konsideron Shoqërinë Kulturore Maja e Karafilit sëbashku me Treven e Plavë-Gucisë si një krah të Shqipes Arbërore.
Papa Françesku tha në vizitën e tij në Tiranë :
“Shqiponja, simbol i Flamurit të Atdheut tuaj është shpend i lartësive por nuk e harron folenë.
Fluturoni lart”.
Sëbashku do të fluturojmë lart për të veshtruar nga qielli madhështinë e Tokës Arbnore.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Lajm i fundit: Vidhet një pikë servisi nën kërcënimin e armëve

Lajm i fundit: Vidhet një pikë servisi nën kërcënimin e armëve

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Lajm i fundit: Vidhet një pikë servisi nën kërcënimin e armëve

Lajm i fundit: Vidhet një pikë servisi nën kërcënimin e armëve

April 1, 2023
Nga Edi Rama: “Lajm i mirë”!

Nga Edi Rama: “Lajm i mirë”!

April 1, 2023
Largimi i Oltës nga BBV përlot Luiz Ejllin

Largimi i Oltës nga BBV përlot Luiz Ejllin

April 1, 2023
Gazetari Koka ngre alarmin: Në polici uniforma të lidhur me krimin

Gazetari Koka ngre alarmin: Në polici uniforma të lidhur me krimin

April 1, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In