Mbretëria Shqiptare mesazh i Shtetit Komb të shqiptarëve!
Koha për refleksione.
T’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit!
Momenti kulmor i historisë së Kombit Shqiptar i konsakrimit juridik e kushtetues i Mbretërisë Shqiptare me dt 2 shtator 1928.
Roli i saj i jashtëzakonshëm në ndertimin e shtetit modern progresiv, ekonomik e kulturorë.
Mbrojtja konseguente e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet etnike në Ballkan.
Orientimi i Shqipërisë drejt modelit qeverisës e mënyrës së jetesës së vendeve të civilizuara të Europës Perëndimëre.
Të gjitha këto janë anatemuar e madje shtrembëruar qellimisht për një gjysëm shekulli nga propaganda e diktaturës komuniste.
Rebelimi antikombëtar i Haxhi Qamilit dhe falangave të tij filoturke.
Lufta e Dytë Ballkanike.
Tradhëtia e Esat Pashë Toptanit dhe e Qeverisë së Durrësit.
Okupimi i Vlorës nga italianët dhe i viseve të veriut nga serbo-malazezët e vunë atëkohë në pikëpyetje jo vetëm aktin e shpalljes së pavarësisë por dhe vetë ekzistencën e kufijve të Shqipërisë të njohur nga Konferenca e Londrës e vitit 1913, lirinë dhe ekzistencën e Kombit Shqiptar.
Përpara se të flasim për Mbretërinë Shqiptare të themeluar si shprehje e vullnetit të popullit për liri, bashkimin e trojeve etnike në një shtet të vetëm dhe ecjen në rrugën e civilizimit e prosperitetit nuk mund të anashkalojmë personalitetin më të shquar politik e historik të shekullit të XX-të të shqiptarëve Ahmet Zogun që u konfirmua në fron nga Asambleja Kushtetuese si pasardhës i Gjergj Kastriotit me emrin Zogu i Parë.
Ahmet Zogu pasardhës i njërës nga familjet më të vjetra e të shquara të Kombit Shqiptar u pagëzua që në rininë e hershme në lëvizjen kombtare për liri e pavarësi.
17 vjeç në kryje të prijësve të Matit shkoi në Vlorë ně Shpalljen e pavarësisë dhe garantoi betejë pa kompromis për mbrojtjen e saj.
Me forcat e tij të armatosura mbrojti Kongresin e Lushnjes.
Dha aty një kontribut të shquar dhe marshoi me guxim e trimëri të pashoqe drejt Tiranës, duke e bërë kryeqytet të përkohshëm e duke i hapur rrugën Sulejman Delvinës e qeverisë së tij për të zbatuar programin e Kongresit të Lushnjës.
Karriera politike e Ahmet Zogut është brilante dhe e rrufeshme, ashtu siç janë dhe aksionet e tij politike dhe ushtarake për shtrirjen e autoritetit të qeverisë në të gjithë territorin e vendit, shtypjen e levizjes separatiste dhe garantimin e kufijve shtetërorë.
Ministër i brendshëm në vitin 1920, Kryeminister në vitet 1922-1924, President i Republikës në vitet 1925-1928 dhe Mbret i shqiptarëve në vitet 1928-1939, Ahmet Zogu ka lanë gjurmë të ndritura e të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.
Mbretëria Shqiptare 1928-1939 është emblema e shtetformimit dhe perpjekjeve titanike të shqiptarëve të cilët prej pesë shekujsh nuk i pushuan betejat e kryengritjet kundër Perandorisë Otomane e invadorëve serbo- sllavë.
Mbretëria Shqiptare nuk lindi vetëm si kujtim i historisë sonë të lashtë, i kujtimit të Bardhylit, Lekës së Madh, Pirros,Teutës, Mbretërisë Dardane apo Epokës së ndritur të Gjergj Kastriotit (Skenderbeut), stema e lavdishme e të cilit u ba stemë e Mbretërisë Shqiptare.
Mbretëria lindi si simbol i bashkimit e unitetit të shqiptarëve, deshira e flaktë e të cilëve ishte bashkimi i të gjitha trojeve etnike të Atdheut nën Flamurin Kuqezi.
Eshtë antihistorike të thuhet se Ahmet Zogu kishte ambicie të shfrenuara karrieriste e donte të bahej mbret me çdo çmim.
Jeta e tij politike na rrëfen krejt të kundërtën e asaj që ka trumbetuar diktatura komuniste.
Qendrimi i tij në përkrahje të Princ Vidit.
Dorëheqja si Kryeministër në vitin 1924 dhe sjellja e tij prej politikani, patrioti e burrështetasi të madh në rastin e atentatit që ju ba në parlament tregojnë qartë se ai mbi çdo gjë tjetër vinte interesat kombëtare dhe ishte dishepull i Shtetit Komb.
Hyrja e tij triumfale në Tiranë me dt 24 dhjetor 1924 për t’i dhënë fund rebelimit majtist që në histori njihet si Revolucioni i Qershorit i dha me të drejtë epitetin shpetimtar i Kombit Shqiptar.
Stabiliteti i plotë politik, progresi i shpejtë ekonomik e kulturorë që pati vendi në kohën e Republikës së Tij Presidenciale në vitet 1925-1928 e thirrën atë si personalitetin më të shquar të kohës të ulej në Fronin Mbretëror.
Edhe pse Mbretëria jetoj vetëm një dekadë la vulën e vet të pashlyeshme historike.
Ajo nuk lindi si një kurorë tiranike por si një Mbretëri moderne Kushtetuese Parlamentare, e konfirmuar jo vetëm nga vullneti i popullit por edhe e mbështetur në statusin juridik që i dhanë Shqipërisë Fuqitë e mëdha në vitin 1913 si Principatë e pavarur e neutrale dhe nga aktet e Kongresit të Lushnjës, të cilat krijuan Regjencën apo Këshillin e Lartë të shtetit me atributet e një regjence mbretërore.
Vetë emrimi apo Titulli Zog i Parë, Mbret i shqiptarëve tregon gjeninë e tij politike si simbol i bashkimit të Kombit Shqiptar.
Mbretëria Shqiptare i tregoi botës se çfarë është në gjendje të bëjë një komb i vogël e i lirë kur thyen prangat e robërisë dhe hedh jashtë vellon e obskurantizmit e të prapambetjes shekullore, të imponuar me dhunë nga pushtuesit.
Në 10 vjet Mbretëri Shqipëria njohu progres të pandalshëm në rrugën e saj drejt qytetërimit e civilizimit europian.
U ndërtua shteti i së drejtës sipas modelit më të përparuar europian.
Arsimi kombëtar mbi baza laike.
Kodi penal e ai civil që garantonte barazinë e shtetasve para ligjit.
Legjislacion model për komunitetet fetare.
U garantuan me ligj të drejtat e gruas.
U krijua një administratë shtetërore model.
U krijua Banka Kombëtare dhe garantimi i monedhës kombëtare në lingota të arta.
Pashaportë që garantonte levizjen e lirë të shqiptarëve në mbarë botën.
Të gjitha këto janë arritje historike e të pakalueshme nga koha.
Kjo është meritë e pavdekshme e Mbretërisë Shqiptare dhe Mbretit Ahmet Zogu që sot kujtohet me nostalgji në përvjetorin e saj.
Qendrimi ndaj Mbretërisë Shqiptare është vijë demarkacioni mes patriotëve dhe atyre që Atdheun e duan vetëm për ta sunduar e zhvatur.
Ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit.