Hajgarja dhe kali i qyqes!
Edhe dy ditë mblidhet sezioni i ri parlamentar dhe grupi i deputetëve me shumicë ka vendosur të rikonfirmoj kryetar z Enkeled Alibeaj dhe sigurisht në parlament do të rikonfigurohet zyrtarisht grupi parlamentar i PDSH-së me kryetar z Alibeaj.
Marshalli Sali Berisha nuk e uzurpoj dot grupin parlamentar të PDSH-së edhe pse u përpoq me çdo lloj forme.
Ai pasi deshtoj në tentativën për pushtimin e Selisë së demokratëve me dhunë me dt 12 dhjetor të vitit 2021 dhe dt 8 janar të vitit 2022 përdori marifetet e një gjyqtari plepash, shtogu, apo dëllinjash e invadoj me mashtrim dhe falsifikim tempullin blu dhe që nga ajo ditë vazhdimisht u përpoq të imponohej si shumicë edhe mbi grupin parlamentar, njëkohësisht duke i përçarë edhe me shumë demokratët të cilëve ua sulmoj shtëpinë e përbashkët me simfoni barbarësh me dashë, çekiçë, hekura, qyski, shkallë, matrapidë si në mesjetë kur sulltanët e turqisë sulmonin Konstadinopojën, por të njëjtën gjë nuk ia mbajti ta bënte ndaj godinës së qeverisë pavarësisht dekleratave të tij pompoze të vazhdueshme.
Marshalli u stërmundua gjatë nëpër Shqipëri t’ua mbushë mendjen demokratëve e shqiptarëve se kishte bërë një kongres model dhe shpresoj e besoj fort se me joshje, kërcënime, mashtrime, shantazhe, intriga, dhunë do të imponohet me vendime verbale përtej statutit siç ka bërë gjithmonë për shkarkimin e drejtuesve të PDSH-së të zgjedhur me votë konform statutit të votuar adhe nga ai vetë.
Çfarë paradoksi!
Mori disa renegatë të larguar nga PDSH, të cilët formuan parti të tjera para zgjedhjeve e që figurojnë kryetar të tyre edhe sot në gjykatë dhe i bëri antar të keshillit kombëtar të foltores duke i amnistuar publikisht për dëmin e madh sistematik që i kanë shkaktuar PDSH-së nëpër fushatat elektorale.
Çfarë melodrame!
Marshall Berisha u bë pjesë e shtëpisë së lirisë, por këtë emër ia rrembeu Ilir Metaj, i cili e konvertoj brenda nate LSI-në parti të lirisë.
Pas deshtimit për uzurpimin e grupit parlamentar nongrata i mbërthyer nga paniku se po mbetet zyrtarisht jashtë loje ka filluar kalkulimin që me çdo çmim të mbetet aktor politik prandaj ka ideuar keqpërdorimin e grupit të deputetëve që i ka mashtruar dhe i ka pas qerres se vet.
Me qellimin gjoja të themelimit të frontit opozitar parlamentar ai ka përgatitur një strategji që fillon me krijimin e grupit të ri parlamentar të demokratëve, dhurimin e disa prej deputetëve partisë së lirisë për ta bërë me grup parlamentar, kurse të tjerët do t’i shpërndajë në siglat e partive të tjera, kryetarët e të cilave i ka në këshillin kombëtar të foltores, pra Marshalli po luan me grupin e tij lojën e kungulleshës dhe i përdor deputetët si manekinë, thjesh numra.
Çfarë komedie!
Grupi parlamentar i PDSH-së është i ndarë në tre grupime.
Grupi i madh zyrtar i Bashës, më i madhi që i rikonfirmua edhe njëherë, grupi berishist që ka mbetur në të njëjtin stad pavarësisht përpjekjeve të Berishës për të bërë realitet dekleratat e tij se kam shumicën dhe grupi asnjanës.
Turp për të gjithë ata deputetë që kanë marrë voten e sovranit nën siglën e PDSH-së e tani do të bëhen argatë të akrobacive politike të Sali Berishës, për mbijetesën e tij në krah të atyre që themeluan parti para zgjedhjeve për t’i shkaktuar dëm PDSH-së dhe i shërbyen PS -së duke ia dhuruar mandatin e tretë e tani na hiqen si shpetimtarë dhe me pompozitet deklarojnë se do ta rrëzojnë qeverinë që vetë e oksigjenuan duke u bërë skelë e saj për ta mbajtur në këmbë edhe njëherë.
Eshtë momenti të ju bëj thirrje shumë vëllazërore e tepër shqiptarisht të gjithë deputetëve të mashtruar nga nongrata!
Guxoni!
Bota është e guximtarëve!
Çlirohuni nga Leviathani Berisha!
Mos shpërdoroni votën e demokratëve shqiptarë sepse do do t’u gjykojë historia dhe do të mbeteni përsonazhe skeçesh e barcaletash në të ardhmen e do të përdoreni siç thotë populli për hajgare, sepse nongrata Sali Berisha, misionari i Katovicës kërkon ta kthejë krejt PD-në hajgare e deputetët që i ka në vathën e tij don ti shndërrojë si përsonazhet e gazetës intervista të Koso Kosas.
“Mos e merrni seriozisht”.
Mos e leni Berishën të ju bëjë hajgare.
Lereni Berishën të bëhet hagare vetë.
Deputet të nderuar!
Mos u bëni hunj’ të gardhit t’kalbur.
Për hir të së vertetës me duhet ta pohoj se Marshall Berisha deri tani një pjesë prej jush ju ka tregtuar si në tregun e skllevërve, apo më keq në tregun e gjësë së gjallë.
Deputet të nderuar!
Mos e shisni lirinë tuaj.
Keni ende kohë për reflektim për të ruajtur identitetin e sovranitetin.
Kthehuni në shtëpinë tuaj.
Lereni shtëpinë e lirisë e partinë e lirisë.
Mos u bëni pjesë e korit të kukuvajkave që udhëhiqen nga Berisha e Meta për të mbajtur në këmbë Trekëndëshin e Bermudës.
Fillimi i sezionit të ri parlamentar do të shënojë fundin e estradës berishiste.
Ora e drejtësisë po troket.
Laku i batakçinjëve po ngushtohet.
Drejtësia hyjnore do t’i ndëshkojë të dy.
Mekatet e tyre nuk i lan as Teqja e Bulqizës as Baba Tomorri.
Shtepia e lirisë dhe partia e lirisë do të mbeten si panairi i kotësive i Wlliam Thekerit.
Anija e nongratës Berishës dhe e spiunit Metës do të fundoset si ajo e Robinson Kruzo-së.
Binomi Berisha & Meta do të mbeten si kali i qyqes.
Berisha & Meta, dy brinjët e Trekëndëshit të Bermudës do të përfundojnë si Isufi dhe Istrefi, refren vajtimi i qyqes së shkretë:
“Kuku Isuf, kuku Istref”.
Trekëndëshit të Bermudës po i vjen fundi.