30 June, 2022
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Aurel Plasari: Fishta dhe “gomerët” e politikës

by News Albania
July 18, 2020
in Opinion
0
8
VIEWS
Share on Facebook

Nga Aurel PLASARI

Më 1994, kur më në fund u botua e plotë satira politike e Fishtës “Gomari i Babatasit”, d.m.th. tok me pjesën e saj të dytë të mbetur në dorëshkrim, kam pas shkruar në Parathënien e botimit:

“Nëse britanikët e meritonin ‘Udhëtimet e Guliverit’, rusët ‘Shpirtrat e vdekur’ ose gjermanët ‘Përrallën e dimrit’, shqiptarët duhet t’i kenë pasur hak hem ‘Gomarin”, hem ‘Zogun e gomarit’”.

Listën e identifikimit të personazheve me barasvlerësit e tyre si persona realë të Parlamentit shqiptar dhe të politikës shqiptare, që Fishta i kishte mbërthyer si karkaleca në satirën e tij, e kam pas postuar më parë. Duhet edhe një herë t’i njihet z. Kolec Çefa merita që, nga shënimet e zbuluara në dorëshkrimet e Fishtës, e ka njoftuar publikisht faktin se kush ishte personi që Fishta, në pjesën e dytë të veprës, e shndërroi në “gomar”. Kush?

Ky ishte Markashan Shirqi ose Shan Shirqi, i aktivizuar shumë në fushata elektorale si njeri i Zogut. Ishte “njeri i hajmë”, me gjasë edhe neurastenik. Kishte studiuar në Austri, ishte shuguruar prift dhe ishte suspenduar nga priftëria për arsye që më mirë të mos përmenden… Por kishte edhe aftësinë për të qitur bejte, duke kontribuar ashtu në fushatë elektorale me talljet në shtyp për kandidatët për deputetë, si Fishta, Mjeda, Gurakuqi. Me këta e kishte mllefin.

Nuk vihet në dyshim, siç e kam pohuar njëherë, që motivin e metamorfozës, d.m.th. të shndërrimit të njeriut në gomar dhe të gomarit në njeri, Fishta e ka huajtur nga vepra e latinit Luc Apuleu të shek. II “Metamorfozat” ose “Gomari i artë”. Mirëpo, në ndryshim nga personazhi i Apuleut, personi që Fishta e shndërroi në Gomar ishte kryekëput mediokër. Mishërim i mediokritetit. Është fat që Çefa ka regjistruar, nga kujtimet e At Viktor Volajt, një vizitë të këtij së toku me imzot Thaçin në spitalin e Barit ku personazhi i Fishtës ishte shtruar për “çështje nervash”. Fjala nxjerr fjalën dhe At Viktori i thotë: “A e ke lexue Fishtën? Me ty e ka…”. Markashan Shirqi i përgjigjet: “Jam konden [i kënaqur] që u bana sebep me u shkrue nji kryevepër satiret”.

Pjesa e dytë e veprës, që titullohet “Visku i Babatasit”, nuk ka të bëjë me ndonjë emër të trilluar. Visk Babatasi, një nga të rrallët personazhe me emër të vërtetë në vepër, është person real i jetës sociale dhe politike shqiptare, i përgojuar dendur edhe nga Konica. Ishte korçar, jo vetëm antikatolik, por edhe antigegë. Por ishte demokrat nga pikëpamjet dhe kishte shumë humor. Fishtës i pëlqente humori i tij. Babatasi e kishte bërë zakon të vente në punë me gomar dhe ta lidhte gomarin te dritarja e kryeministrisë, që ishte njëherësh edhe ministri e jashtme. Një ditë, ndërsa po lidhte gomarin për hekurash të dritares, i afrohet roja e i thotë: “Ka urdhnue zoti ministër mos me e lidhë ma gomarin këtu”. Atëherë Babatasi i kthehet e i thotë: “Ka të drejtë, dy gomerë në një ministri nuk bën të lidhen”.

Marrë nga: ObserverKult

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

April 23, 2022

Nga Arjola Kondakçiu: Aty ku buron arti me dashuri, dhurohen buzëqeshje

1

Nga Vladimir Muçaj: Një socialist i “thekur”, por i lënë mënjanë nga PS-ja Gjirokastër

1

“Diku ku dielli nuk perëndon”, një roman i studentes Enxhi Drapi, që duhet lexuar!

1

Nga Gona Hajdaraj: Mos u shtir, fokuso jetën tënde!.

1
Agron Duka: PD rrezikon të ndahet në 2 parti. Shabani: Opozita s’mund të bashkohet me gjuhë staliniste

Agron Duka thumbon qeverinë: Vetëm gomerët nuk kanë pësuar rënie

June 30, 2022
Sarandë: Shpërthimi i tritolit në hotelin e ish-drejtorit të ALUIZNI-it, policia jep detaje

Sarandë: Shpërthimi i tritolit në hotelin e ish-drejtorit të ALUIZNI-it, policia jep detaje

June 30, 2022
Gjiko-Elita Rudit: Ty të kam gjithmonë në krahun tim

Gjiko-Elita Rudit: Ty të kam gjithmonë në krahun tim

June 30, 2022
Nga Vladimir Muçaj: Disa fjalë jo të tepërta për gazetarin Engjëll Serjani, nënkryetar bashkie në Gjirokastër

Nga Vladimir Muçaj: Disa fjalë jo të tepërta për gazetarin Engjëll Serjani, nënkryetar bashkie në Gjirokastër

June 30, 2022

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ëngjëll Serjani

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In