I kam shume zet ato lloj postimesh alla qoka, per te thene ate te famshmen “R.I.P”, si per te rrefyer nje solidarizim masiv e njekohesisht anen tende “kulturore”.
Atehere pse po shkruaj per Mirush Kabashin?
Se pari, sepse eshte nje nga aktoret e mi te preferuar (e kam shume pak te tille ne mendjen time). Mendoj se duhet te jesh i veshur brenda e jashte me nje talent te rralle, qe te arrish te zhytesh per te nxjerre ne drite me te njejtin perfeksion si nje rol dramatik, ashtu edhe komik…e Mirushi e bente kete. Nese shumekush menjehere mendon “Sokratin” si piken kulmore te karrieres se tij permes monodrames, une do sillja role krejt te kunderta: psh Apostol Sakon (babain e Almes) te “Edhe ashtu, edhe keshtu”…plastika e Mirushit eshte e admirueshme aty. Apo ecim me tej me Toger Shazivarin ne “Koncert ne vitin ’36”, per te kaluar te Lisimak Voci te “Zevendesi i grave”, etj.
Se dyti, kam nje ndjesi qe doja ta ndaja me ju. Largimi nga kjo jete e Mirush Kabashit eshte nje ogur i keq ne kendveshtrimin tim, per shuarjen e nje brezi te arte te aktoreve. Ata paten fatin e keq qe u desh te luanin e t’i sherbenin nje periudhe te zeze te propagandes se diktatures, por mendoj se askush nuk ka dyshimin me te vogel qe ata ishin nje plejade e arte.
E kam nje ndjesi boshlleku mbi kete brez qe po shuhet…ndoshta kjo vjen natyrshem dhe eshte e lidhur me nostalgjine qe perjeton cdokush kur sheh t’i largohen figura arti me te cilet eshte rritur.
E megjithate prape kthehem te mendimi fillestar, se sot u shua nje pjese shume e rendesishme e historise se artit shqiptar, por kurre ajo cfare ai la pas…
…e tani kortezia:
U prehsh ne paqe mjeshter!
![](https://newsalbania.al/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_20231205_171355_Facebook-1-929x1024.jpg)
![](https://newsalbania.al/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_20231205_171447_Facebook-1024x977.jpg)