19 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Nga Arjola Kondakçiu: Të flasësh me urtësinë e mendjes dhe gjuhën e shpirtit!

by News Albania
31/08/2020
in Kulturë
0
66
VIEWS
Share on Facebook

“Të flasësh me urtësinë e mendjes dhe gjuhët e shpirtit”

Nuk jetojmë në periudhën madhështore të filozofëve grekë,as në kohën e të papërsëritshmit Konfuc; s’jemi as të diplomuar në Filozofi,por ama vetë vorbullat misterioze të jetës na bëjnë pak filozofë.
Disa i thonë,të tjerë i përcjellin ,kurse shkrimtari nga Kosova Fadil Ismajli ka vendosur që nëpëemjet të shkruarit të flasë me mesazhe filozofike jetësore të përfshira në librin me titull befasues ” Një milion arsye”,(esse dhe fjalë të urta).
I veçantë në zhanrin e tij ,pasi tregu i stendave librare mbizotëron nga letërsia e mirfilltë dhe temat historiko-politike.
Autori ka sfiduar edhe faktorin ekonomik që vështirëson botimin për arsye të lexueshmërisë,dhe me vendosmëri ka dalë përtej këtyre kornizave sepse misioni i tij human për të ndihmuar të tjerët nëpërmjet kuptueshmërisë shkon paralelisht me faktin e “Njohjes së vetvetes”.
Thinjat jo gjithmonë janë shenjë pjekurie,ndaj “t’i japësh fjalë dhimbjes”-siç thotë edhe Shekspiri,nga ato fjalë të hijshme që ngushëllojnë,freskojnë,
inkurajojnë e frymëzojnë,që mund të hapin jo vetëm dyert por edhe zemrat,ndriçojnë si xixëllonja të vogla brenda librit.Kjo për faktin se vetë shkrimtari,përtej stilit letrar ka ruajtur në të shprehur origjinalitetin si qenie njerëzore ku si ai,të gjithë në këtë botë mund të ndodhemi herë pas herë në një labirinth të errët në të cilin rrezikojmë të ngatërrohemi e të humbasim.Me apo pa mbështetjen e shoqërisë,na duhet të përballemi me vendime të rëndësishme,të luftojmë brenda vetes mes ndjenjës dhe arsyes,trishtimit e luhatjeve emocionale, sfidës mes zhgënjimit e shkurajimit si dhe rrëzimit me vendosmëri të kështjellave prej frike që shkaktojnë ankthet.
Përjetimet psikologjike janë rrëfime dramatike të modelit frojdist modern.
Tek shkrimet nuk egziston Uni ose Egoja por Dashuria për ëndrrat,theksohet tipari i pasioneve të fshehura,dalja me imagjinatë përtej mureve të gurta të zakoneve e mentalitetit që e ndrydhin lirinë e shpirtit.Bie në sy dhe mirësia e mendimeve me anë të pyetjeve vetshqyrtuese për të kuptuar më praktikisht daljen nga gracka e zhgënjimit në lidhje me atë që pretendojmë nga vetja dhe të tjerët.
Për temat filozofike të shprehura në formë eseje dhe fjalësh të urta ,autori është motivuar nga ambjenti ku jeton,faktorët kulturorë,historikë e social ,dhe ka mësuar të shohë përtej këtyre ndryshimeve reale ose të imagjinuara,gjë që padyshim do ndihmojë shumë persona të gjendur në situata udhëkryqesh mendimesh të thella që të kuptojnë lehtësimin për atë që s’e shprehin dot me fjalë.
Me vetëdije të plotë dhe me përulësinë që e karakterizon ,autori i librit Fadil Ismajli pranon se “Mençuria më e madhe buron nga Zoti”,prandaj ato një milion arsye qofshin si një milion zgjidhje për enigmat jetësore të lexuesve;për ata që me pak mençuri praktike “jo thjesht janë gjallë,por që duan të ndihen gjallë”. ARJOLA KONDAKÇIU

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania