20 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Nga Arjola Kondakçiu: Një zë jetësor me romanin “Ajo”

by News Albania
19/05/2021
in Kulturë
0
Nga Arjola Kondakçiu: Një zë jetësor me romanin “Ajo”
200
VIEWS
Share on Facebook

Nga Arjola KONDAKÇIU

Alba DAJLANAJ: Një zë jetësor me romanin “AJO”

Albën e kisha takuar rastësisht në një organizim para katër vitesh, dhe pak herë kalimthi nëpër rrugët dhe autobuzat e zonës së Plazhit në Durrës. Ama zhdukej shpejt, si erë, duke më lënë atë vlagën e ngrohtë të një imazhi femreje me portret interesant, që rrezatonte mirësi e përcillte pozitivitet; sa e ndrojtur si lule “mos më prek” aq edhe ndjellëse për t’ia zbuluar enigmën që fshihte përbrenda shikimit mistik e nxitëse përtej asaj buzëqeshjeje të çiltër që ia ëmbëlsonte jo vetëm fytyrën por edhe mendimet e shpirtit, atij shpirti aq të trazuar që kërkonte medoemos ta qetësonte dallgëzimin në favor të së drejtës, së bukurës, reales dhe vetkuptimit.
Kjo lloj simbolike frymëzuese e memorizuar tek unë ndaj personalitetit të saj mori formë kur vite më vonë e takova Albën ndryshe, nën afrimitetin e një bisede letrare, sepse ajo shkruante si unë, veçse nuk e dija. Ja dhe përgjigjja e gjithë labirinthit të mendimeve të mësipërme që u rifreskua në momentin kur më dhuroi romanin “AJO”. Një mrekulli! Alba Dajlanaj shfaqej ndryshe tek unë; më e plotë dhe me një njohje më të thellë në tërësinë e botëkuptimit letrar; aty, nëpërmjet gërmave të shkruara me brishtësi emocionale, përjetime dhimbjesh, fuqi shprese e mesazhe jetësore që si pjesëza mozaiku harmonizojnë mbi 250 fletë të librit.

REFLEKSE NDJESISH gjatë leximit të romanit “AJO”

Sapo preka librin, më depërtoi si shigjetë kopertina me një femër të kthyer me shpinë ku interpretimi vërshonte në mendime, por fakti që imazhi i fytyrës së saj shfaqej vetëm në imagjinatë më drejtonte për te titulli i drejtpërdrejtë “AJO”, që më nxiti kureshtjen të njihesha me historinë brenda faqeve të librit voluminoz në dukje, por që të përpinte në përfshirjen mes përshkrimeve e dialogëve të gjallë.
Nëpërmjet Alinës, personazhit kryesor, autorja ka dashur të simbolizojë femrën heroike shqiptare në tërësinë e saj: bukuri, mençuri, sakrifica të panumërta, që mes nuanca ngjyrash ditëve bën çmos për ta ruajtur denjësisht familjen edhe në përçimin e vlerave, e duke qenë viktimë e kohës, paragjykimeve të shoqërisë e zakoneve të fisit e kërkon lumturinë në meditimin për njohjen e vetvetes, mbështetet fort pas mënyrës së të shprehurit nëpërmjet talentit dhe domosdoshmërisë së brendshme për të shkruar, gjë që e motivon të fitojë ekuilibrin midis respektit për burrin dhe nevojës së saj si një e drejtë jetësore për të mos ia dhunuar mendimet e ëndrrat. Gjëra këto që për arsye absurde krijojnë dhe deri diku çarje mes një çifti, por edhe hapin plagë të brendshme ku njeriun e mbytin ndjenjat e nënvlerësimit e të shkurajimit. Gjithsesi, personazhja kryesore ka një karakter të fortë dhe nuk dorëzohet lehtë, pasi ngulmon që të krijojë identitetin e saj jo vetëm në familje por edhe në shoqëri duke u formësuar paralelisht dhe me arsimimin, që e sheh si të domosdoshëm për të arritur qëllimin e saj, që jo thjesht të qëndrojë në kornizat e një shtëpiakeje. Sfidat e ndryshme, përfshirë dhe historinë mes çiftit që herë-herë shfaqet pasionante e herë të tjera dramatike nën ndikimin e dhunës emocionale, psikologjike dhe fizike, që vijnë si pasojë e veseve (nga alkoli e bixhozi) që merr gradualisht bashkëshorti, çojnë në turbullim të synimeve.
Deri diku duket sikur është një nga ato historitë dramatike që dëgjojmë pothuajse gjithmonë këto kohë aq sa na janë bërë normale: çifte që pas udhëtimit drejt ndërtimit të një familjeje e biznesi, pikërisht para syve “lejojnë” të rrëzohen në kulmin e saj, dhe që për arsye egoiste zgjedhin të bëjnë jetë gjoja të lumtur sa për opinion ose ndahen pa frymën e mirëkuptimit.
Por e veçanta qëndron në faktin se si e ka autorja e ka trajtuar temën, e me atë ndjeshmërinë që e karakterizon, bën një gërshetim të dhimbjes mes lirikës dhe sensuales. Interesante është edhe mënyra se si e ka bërë zbërthimin psikologjik të karaktereve të personazheve, përshkrimit të vendndodhjes së ngjarjeve, trajtimin me delikatesë fjalësh pikante të momenteve ndjesore dashurie, nga ai prushi i ndezur emotiv e deri te pasioni i vrullshëm intim. Erotika merr formën e një simbioze. Sa e thjeshtë në dukje aq edhe e thellë, sepse brenda qenies njerëzore nuk fshihet vetëm epshi por edhe ajo ndjesia e mahnitshme për të dashuruar e për t’u ndjerë i/e dashuruar edhe me xheste, detaje e kujtime frymëzuese, të cilat i japin frymëmarrje një marrëdhënieje.
Ajo që spikat është edhe forma e dialogjeve e ndërtuar me një zhdërvjellësi elegante nga krijuesja ( e cila është një vëzhguese mjaft e mirë e realitetit), aq sa gjatë leximit përfshihesh emocionalisht dhe gjithë këto të xhirojnë para syve si film me seri, ku me kureshtjen e një fëmije mezi pret se si vazhdojnë ngjarjet.
…Të shkruash për ndjenjat kundrejt një mashkulli mund të bëhen romane pa fund, por për ndjenjat e një femre shpeshherë keqkuptojnë dhe autoren duke menduar se ka vënë veten në personazhin kryesor. Sigurisht që përvojat jetësore ndikojnë sepse pasurojnë mendimin, e bëjnë fjalën më të pjekur duke e latuar dhe nga ana letrare, por ajo që mbetet është fakti që vetëm një femër mund ta përshkruajë njohjen deri në skutat më të thella të mendimeve, shqetësimeve, brengave e ndjenjave femërore, ngaqë është e tillë vetë. Dhe ashtu si personazhja kryesore që e rigjeti veten në të shkruar dhe, Alba Dajlanaj si autore ia ka dalë më së miri në përçimin e idesë dhe të mesazheve nëpërmjet romanit “AJO”, përderisa edhe unë gjeta veten aty. Pse jo edhe “TI” që do e lexosh… ARJOLA KONDAKÇIU

Foto: Arjola Kondakçiu

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Myslim Murrizi: Si e kaloi vetingun Gjyqtarja Irena Gjoka?!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Myslim Murrizi: Si e kaloi vetingun Gjyqtarja Irena Gjoka?!

20/01/2026

Ministrja që zgërhihet nëpër ekrane, ndërsa të sëmurët zhyten në terr

20/01/2026

Lajm i fundit: Vajza e Presidentit Trump Ivanka nesër vizitë në qytetin e Vlorës

20/01/2026

Skandali me ligjin që kërkon t’a fus në Parlament deputeti socialist i Fierit Ramion Kurti

20/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In