3 June, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Nga Arjola Kondakçiu: Një buqetë vargjesh stampuar në hapin e kohës

by News Albania
September 3, 2020
in Kulturë
0
23
VIEWS
Share on Facebook

“Një buqetë vargjesh stampuar në hapin e kohës”

“Do bëj çdo ditë një poezi për lexuesin”
Këto ishin fjalët e poetit Hazir Luta që më befasuan e më lanë mbresa në bisedën tonë të parë.
Poet i dashuruar me poezinë,por edhe dashamirës e besnik ndaj lexuesit.Si i tillë del poet i vërtetë i dashurisë reale me zërin human në poezi,me atë ndjeshmërinë e brishtë që e karakterizon por të shprehur në mënyrë modeste dhe fisnike.
I qetë në portretin e tij,por përbrenda vlon nga një dallgëzim ndjenjash dhe emocionesh të cilat depërtojnë mjeshtërisht nëpërmjet sinqeritetit të vargjeve.
E tërheq magjia e fjalës drejt ëndërrimeve që udhëtojnë me krahët e fluturës,cicërimave të zogjve dhe endjes së shpirtit.
Thekson fuqinë hyjnore të dashurisë me anë të vlagut të mallit të zjarrtë,largësive që vrasin,heshtjes që flet me sytë e mendjes për dashurinë e pashprehur që nuk vdes kurrë,por edhe për ato të jetuarat që nën pikëzat e shijimit treten pak e nga pak…i rigjallëron si vesa që freskon.
Duke qenë një vëzhgues i mirë i kohës dhe realitetit,muza frymëzuese i shpërthen e motivuar edhe nga imazhe që lënë mbresa nga natyra e detajuar deri te gurgullima tingëlluese e ujit, aroma joshëse e luleve apo fëshfërima drithëruese e një gjetheje.
Poezia e tij është si një udhëtim drite nëpër labirinthet e ndërgjegjies.
Shqetësimi ndodhet në çdo varg mes lotëve,thashethemeve,
fjalëve të rigjetura,në kontrastin midis mirësisë e ligësisë,dritës e errësirës,në lakimin mbreslënës mes jetës e vdekjes,duke na përcjellë kështu herë-herë edhe mesazhe paqeje e shprese nëpërmjet vargjeve me perceptime poetiko-filozofike.
Motivet e trajtuara në vargjet e rimuara por edhe të lira kanë larmishmëri:nga dashuria tek vuajtjet e vlerat njerëzore,por duke mos qëndruar indiferent edhe ndaj asaj patriotike,dashurisë plot mirënjohje e përkushtim për atdheun.Patriotikja tek poeti shkon përtej kujtimeve.Është e gërshetuar edhe me lirikën,subjektiven,me kronikën e jetës dhe përjetimet e thella emocionale.
Pra,si një libër me tekst të ngjeshur emocional,poezitë janë shkruar me shpirt,dhe po të lexohen po me shpirt,flasin më shumë se fjalët e mia.ARJOLA KONDAKÇIU

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Sherret gjatë BBV i “kushtojnë” vendin e punës Zhaklin Lekatarit

Sherret gjatë BBV i “kushtojnë” vendin e punës Zhaklin Lekatarit

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Sherret gjatë BBV i “kushtojnë” vendin e punës Zhaklin Lekatarit

Sherret gjatë BBV i “kushtojnë” vendin e punës Zhaklin Lekatarit

June 3, 2023
Tragjike/ Babai 86-vjeçar, masakron të bijën në Itali

Tragjike/ Babai 86-vjeçar, masakron të bijën në Itali

June 3, 2023
Sarandë: Ky është “Radari” që u futi thikën dy qytetarëve (FOTO)

Sarandë: Ky është “Radari” që u futi thikën dy qytetarëve (FOTO)

June 3, 2023
Bulqizë: 50 qytetarë përfundojnë në spital

Bulqizë: 50 qytetarë përfundojnë në spital

June 3, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In