20 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Arjola Kondakçi: Intervistë e pa botuar me shkrimtarin Maku Pone

by News Albania
June 22, 2020
in Kronikë
0
31
VIEWS
Share on Facebook

INTERVISTË
ME SHKRIMTARIN FIERAK MAKU PONE"Maku Pone është një poet I kalibrit europian, i denjë për t'u

përfaqësuar në të gjitha antologjitë e botës”
Gazeta e ATHINËSNë këtë mënyrë e vlerëson poeti Llambi Gjikuli (që punon e jeton në Selanik) të intervistuarin tonë. Maku Pone i njohur nga lexuesi si nje shkrimtar që lëvron disa zhanre, në begraumën e tij numëron vepra cilësore ndër të cilat ka marrë çmime si:

*Letërsi për fëmijë (vitet 1970)
Shtëpia midis mollëve (novelë)
Trëndafilat e mesnatës (roman)
Drama te vëna në skenë
Shpërthimi
Nat e pagjumë (e botuar)
Shqetësimet e një mjeku
Fundi i sinoreve (e botuar)
Një vajzë kërkon përgjigje
Asgjë nuk është harruar (e botuar) etj

*Prozë vitet 2000
Mot ër e vëlla (roman)
Balona me bedena (tregime)

*Poezi- vitet 1998-2005
Gjaku i verdhë i lulediellit
Portat e erërave
Çeku i reve
Dëbora e Orientit

Pyetje:

Ç’është poezia për ju?

  • Poezia , në radhë të parë është një shtysë e brendshme që ndoshta ska të bëjë me përvojën apo njohjen e jetës. Nëse përvoja e jetës do të luante ndonje rol vendimtar në krijimtarinë letrare, atëherë disa qindra të ashtëquajtur shkrimtarë që lindën si kërpudhat pas shiut në tranzicion (dhe që ishin kryesisht të moshave të mëdha) duhej të kishin dhënë vepra të rëndësishme. Por mjerisht nuk ndodhi diçka e tillë për ta. Dhe aq më mirë, pasi vërtet do të ishte krijuar pështjellimi tek lexuesit, të cilët do të zhgënjeheshin me të mëdhenjtë e letrave shqipe kur të dëgjonin se dikush shkroi një vepër të mirfilltë vetëm e vetëm në sajë të përvojës së jetës. Petefi, Hajne, Artur Rembo, Migjeni ynë dhe të tjerë shpalosën gjeninë e tyre krijuese ende pa e ditur ç’është kjo :”përvoja e jetës”. Alfred de Muse dhe Hygoi shkruan vepra dramaturgjike fill pas adoleshencës. E gjithsesi, proza dhe dramaturgjia s’kanë si bëjnë pa përvojën e jetës, pa njohur ligjet e shoqërisë njerëzore, mekanizmin shtetëror, financiar, shoqëror, etj. Edhe unë në librat që kam botuar në prozë “Motër e vëlla” dhe “Balona me bedena” sidomos tek kjo e fundit, nuk do ta kisha realizuar bukur vetëm me talentin tim, por kam futur përvojën e jetës si ndihmë, sepse vetë vepra është rikrijimi i thelbit të qenieve njerëzore, shpirti i saj, gjë që në këtë rast e bën më reale dhe më të afërt me lexuesin.
  • Pretendoni për volum apo për art të mirëfilltë e cilësor në veprat tuaja? Gjithmonë shkruaj për të bërë art, pavarësisht se nuk del gjithmonë i tillë. Gjenitë bëjnë gjithmonë art, ne të tjerët i rrisim. Une e prish atë që s’përbën art, me përjashtim të dorëshkrimeve të cilave ia vlen t’iu rikthehesh një ditë. Ka raste që një shkrimtar e humbet intuitën dhe nuk ia di as vetë vlerën një vepre të mbetur në tentativë. Kam në arkivin tim disa gjëra në prozë, por ende nuk di në janë bereqet apo kashtë, dhe si të tillë nuk jam i sigurt për botim pa arritur cilësinë. Pra më intereson të bëj gjëra të sakta e me vlerë.
  • Gjatë frymëzimit ju zotëron nje vrull i pakontrolluar apo një pune e gjatë sistematike? Poezia shkruhet në të dyja mënyrat. Një miku im, poet i ri e shumë i talentuar, poezinë e shkruan pjesë-pjesë, megjithëse me frymëzim. Unë i shkruaj me një frymë edhe ato poezi që ndoshta më vonë i konsideroj si të dobëta artistikisht. Poeti nuk mbledh çdo gjë të shkruar për një libër. Proza kërkon një punë më serioze, më sistematike se poezia, për shkak të proçeseve e rregullave të detyrueshme letrare.
  • A jeni i vendosur të jepni mesazh në çdo krijim tuajin? Mendoj se gjithcka që shkruhet ka një synim, transmeton tek lexuesi një mesazh. Në një parathënie libri përrallash qe e kam lexuar në vogëli thuhej fjalë për fjalë: “Ëndrrat seç janë e seç rrefejnë”
  • Sa ndjenjë vendosni në vargje ? Aty ku ka ndjenjë rrezatohen gjithë ato që depërtojnë tek shpirti njerëzor. Përderisa dukuritë e shëmtuara dhe bukuria (jo si argëtim) gjenden brenda njeriut, dua që të jenë edhe brenda poezive që shkruaj. E keqja është se se ky shpirt e kërkon poezinë.
    Tani jane dobesuar fijet lidhëse poet-lexues, janë zbrazur enët komunikuese. Por poezia kërkon edhe pak mister. Pastaj as që duhet bërë fjalë për patologjizmin ordiner dhe banal. Unë po ju them një poezi nga libri im “Dëbora e Orientit” dhe ju gjykojeni vete: DIKUSH

Është një dorë
duhet të jetë një dorë
e përse të mos ketë qenë një dorë
që ka trokitur.

Ky qiri
vetiu nuk është fikur
Duhet te kete qenë një rryme ere
që i ka fryrë
e lehte ashtu si valëzat në heshtje
kur dikush në derë ka hyrë

E gruaja duke ndezur rishtazi qiririn
të dalë
e të presë
Dikushin.

Që me sa duket rri jashtë dere
e sdo të hyjë.

  • Cfarë keni në dorë tani? Hajku do të jetë botimi im më i afërt. Intervistoi Arjola Kondakçiu( Shenim redaksional:Pone tashme nuk jeton me ai ka nderruar jete nje vit me pare. Intervista e realizuar por per arsye te parendesishme nuk u botua dhe kjo ishte si nje peng per gazetaren e talentuar Arjola Kondakçiu)

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Parashikimi i motit, 20 mars 2023

Parashikimi i motit, 20 mars 2023

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Parashikimi i motit, 20 mars 2023

Parashikimi i motit, 20 mars 2023

March 20, 2023
Horoskopi, 20 mars 2023

Horoskopi, 20 mars 2023

March 20, 2023
Protestuesit francezë “djegin” Parisin/ Kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit

Protestuesit francezë “djegin” Parisin/ Kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit

March 19, 2023
Lajm i fundit: Një efektiv policie humb jetën në aksident në segmentin rrugor Fier-Patos

Lajm i fundit: Një efektiv policie humb jetën në aksident në segmentin rrugor Fier-Patos

March 19, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In