10 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Ariola Kondakçiu: Dhe unë paskërkam qenë e tillë!..

by News Albania
27/05/2020
in Opinion
0
59
VIEWS
Share on Facebook

Jam e vetëdijshme që jeta është dhuratë nga Zoti,por për shkak të vorbullave në të cilat jam endur,kam menduar që jam person pa fat.
S’e kisha vlerësuar shumë këtë dhuratë deri në momentin që i mbijetova një aksidenti 1 vit më parë (29 Shtator 2018).Them “jam mirë ” edhe kur sjam,sepse vlerësoj faktin që “jam gjallë”,dhe që ndihem e privilegjuar për këtë mundësi të dytë.
Tronditjet e mëdha të jetës më kanë shëruar nga frikërat e vogla por edhe m’a kanë ndryshuar pikëpamjen për jetën e,këtu përfshihet edhe ndikimi i aksidentit.
Mrekulli,shumëllojshmëria e përjetimeve na bën disi filozofë,por s’është e lehtë të përkufizohet me kaq…sepse jemi njerëz me ndjenja,dhe dhimbjet shpirtërore e fizike nuk janë gjëra që anashkalohen lehtë.
-Sa BUKUR është të dalësh në mëngjes nga shtëpia për të realizuar programin ditor.
-Sa e TMERRSHME kur një person të del me shpejtësinë e maces së zezë dhe gati të ndërpret ëndrrat e asaj dite dhe gjithë udhëtimin e jetës ,aty,në mes të rrugës,në dyluftimin e pabesë mes rrotave të makinës.
-Sa e THJESHTË është për këta njerëz të papërgjegjshëm të thonë:”më fal”,”nuk të pashë”,etj.
-Sa e VËSHTIRË të tërheqësh denoncimin kur je nën presionin e kërcënimit;një pasiguri që vjen edhe nga mospërkrahja e institucioneve përkatëse(Policia,Prokuroria e Gjykata),të cilat lënë shumë për të dëshiruar
-Sa HUMANE duhet të tregohesh “të falësh me zemër të thyer atë që për pak të mori jetën”,dhe që s’e meritonte për faktin që s’mbajti përgjegjësi më tej ngaqë ndërgjegjia te këta persona është”mpirë”.
-Sa NJERËZORE duhet të tregohesh “të mos e urresh,t’ia shmangësh burgun e njollosjen e emrit” ,kur në të vërtetë të vlon dëshira për ta bërë këtë…Por sa mirë që kjo “urrejtje” të shkarkohet si ngarkesë emocionale falë artit të të shkruarit që të ndihmon edhe të ruash vlerat.
-Sa e DHIMBSHME që si pasojë e një aksidenti të humbësh papritur gjithçka që ke ndërtuar…
Për të mos nënvlerësuar edhe dhimbjet pa fund,lotët pa mbarim,trajtimet,ilaçet,humbjen e punës dhe shpenzimet,luhatjet me ndjenjat e dëshpërimit e të shkurajimit…
Përtej gjithçkaje them:Faleminderit ZOT,që paskam vuajtur në jetë,sepse tani,nuk më intereson më 11 Tetori(data e lindjes), as 29 Shtatori(data e rilindjes),por vetëm dijenia që kam forcë të përballoj jetën dhe t’ia shoh ngjyrat asaj.
Ti na e ke dhënë për ta jetuar duke e shijuar e duke mos abuzuar me këtë dhuratë.Mbi gjithçka,duke parë dhe shpejtësinë kohore se si ikën ajo,si një film me xhirim të shpejtë,të falënderoj edhe që më ke mësuar “të mbetem njeri”,në kuptimin e plotë të shfaqjes së cilësive pozitive të njerëzishme,një pasuri kjo që ti e derdh pa kursim në formë bekimi te personat që e meritojnë t’u japësh një mundësi të dytë.
Dhe UNË,paskërkam qenë e tillë!

Tags: Opinion
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania