Në vizitën e fundit familjare që kryeministri Edi Rama bëri në Vatikan, ku u prit dhe pati takim me Papa Franceskun, në kuadër të 30 vjetorit të marrëdhënieve mes Selisë së shenjtë dhe vendit tonë, ra sy dhe mori komente prania e një shoqëruesi. Bëhet fjalë për ish ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi. Prej kohësh Lleshi kishte dalë nga skena publike qysh pas largimit nga posti ministror, I shfaqur rrallë me ndonjë status në fb. Emri I tij u lakua dendur për aferën e tenderit të uniformave në Policinë e Shtetit dhe sidomos për mënyrën se si ky hetim devijoi nga përgjegjësimi I tij dhe krerëve të tjerë të lartë të ministrisë dhe policisë së shtetit. Por përfshirja e zotit Lleshi në delegacionin e vizitës së kryeministrit në Vatikan, zgjon interes.
A është një rikompozim I marrëdhënies së kryeministrit me ish ministrin ushtarak?! Cila është arsyeja që zoti LLeshi u bë pjesë e kësaj vizite? Mos vallë arsyeja e të qenit katolik?! Apo mos është projektuar për një mission të ri diplomatic, siç po pëshpëritet nëpër mjediset e administratës së lartë publike. Zëra nga fusha e diplomacisë e përflasin si kandidat të mundshëm për të qenë Ambasador I Shqipërisë në Vatikan, post të cilin aktualisht e përfaqëson si e ngarkuar me detyrë, motra e pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj. Gjithësesi rikthimi I komunikimit të kryeministrit me Sandër Lleshin, është një moment I ri e rishfaqjes publike të ish ushtarakut, I cili në postin e ministrit të Brendshëm ndau një përvojë të refuzimit publik dhe të sjelljes së vrazhdë të tij ndaj protestive të opozitës politike të vendit si dhe ndaj vetë elitës policore në vend.