DIASPORA KERKON LIDERSHIP…
Diaspora nuk jeton dot pa Shqiperine dhe Kosoven,por politika e qeverive jo vetem i mban larg si nje cope akulli ne dite te acarta,por largon dhe ato pak rreze dielli qe kjo Diaspore do te ofroje per atdheun e saj.
Qeverite e perdorin tinezisht e qellimisht fjalen Diaspore si dicka te larget ,pa peshe.
Duke i veshur tinguj harrese nga instrumente plot pluhur e mendime ku myku te shpon perceptimet.
Kjo behet per qellimin e frikerave dhe mankthit qe pushtetaret dhe politika ka per te ardhmen e saj,ku rotacionet mendjen e tyre pushtojne,e shohin funde pa lavdi te ketyre pushteteve.
Gjithkush e di mire e sidomos qeverite se ne rast qe administrata do kishte nje drejtim nga diaspora,po ashtu nivelet e drejtesise,pushtetit lokal,ekspertizes ne shume fusha,kontributit ekonomiko financiar,shume fije korrupsioni dhe vendosja e te drejtes ligjore ne shtratin e demokracise do ishte vetvrasje per pushtetet ,por begati per qytetarin.
Shikoni shembullin e ekipit kombetar te futbollit i cili eshte i ndertuar me djem qe jetojne ne diaspore,sikur administrata ne te gjitha nivelet te merrte kete shembull,prosperiteti nepermjet dijeve dhe pervojave te sjelle nga Diaspora do ishte nje bum zhvillimi dhe ecurie drejt synimeve te kombeve tona.
Por askush nga qeverite smund ta doje realisht kete te ndodhe madje , krijohet ministria e diaspores jo per bashkim si qellim krijimi dhe perthitje vlerash ne te mire te kombit, por per ta percare edhe me shume neper rripa te holle e te ngushte diasporen ,si nje lum i ndare ne mijra dege i cili kthehet i parrezikshem dhe inekzistent.
Fatkqesisht diaspora ka rene ne kete batak te projeksioneve politike dhe eshte bere nje karem i lehte per tu komanduar per disa kacidhe qe justifikojne ekzistencen e shume shoqatave qe gezohen ne marrezine e tyre me disa kumtesa,ftesa,promovime dhe fjale te ngrohta boshe.
Ashtu sic ka qene bashkimi kombit ,lufta per liri dhe prosperitet detyrim obligativ per diasporen,ruajtja e traditave dhe gjuhes,kontributi madhor ne cdo sfere,ashtu pikerisht sot del obligative bashkimi i saj per qellime madhore.
Ajo duhet te projektoje drejtimin e vendit nga kjo kalbesire mos shpresash dhe demoralizimesh qe vend ka zene kudo ,nga kjo prapambetje e pa merituar e shteteve tona qe po neperkembin me arrogance pushtetesh qytetarin,prindrit , vellezerit dhe motrat tona.
Kjo diaspore duhet te gjej rruget e bashkimit mes vedi e te ngrihet mbi interesa therimesh e ta coje Diellin ku te ngrohi shpresen e kombit e ta kthenje ne nje Zonje te Randë duke e nxjerr nga pusi i batakut te menxyrave qe e kane pllakosur.
Pa nje bashkim te Diaspores si nje force ,pa nje lidership ,nuk mund te mendohet kontributi i kerkuar qe ajo mund te jape,madje edhe me e dobet do ndihet.
Bashkim,..kordinim,..fuqi..lidership..kjo eshte fjala qe do trembe pushtete kjo eshte thelbi i asaj qe duhet te ndodhe,ndryshe Dielli diaspores do jete i ftohte,pa peshe dhe me mundesi te humbura historike dhe do perendoje per te mos lindur me.
Sot nuk na duhet vesa e agimi poetik ,por nje qiell ku retë te bashkohen e te shkrepetijne fuqishem ,qe te paraljmerojne nje shtrengate ndryshimesh.