Ligji është formuar nga identiteti i kombit dhe ligji nuk duhet të zbatohet pa ndienjen njerzore
“Individi nuk ka vetëm detyrimin moral por dhe atë ligjor, për t’iu bindur ligjeve të drejta. Anasjelltas, individi ka edhe detyrimin moral për të kundërshtuar ligjet e padrejta.” Më kumbonte në mendje sot kjo thënie e Martin Luther King, teksa mendoja se nuk ka ligj, VKM, rregullore, plan-zhvillimi apo çdo titull tjetër që kërkon të legjitimojë prishjen e banesave të një komuniteti të tërë në 5 të mëngjesit.
Ligji nuk mund të prevalojë mbi normën e respektit për qytetarin, dhe dhimbjen e tij. Prekja e banesës me ose pa të drejtë nuk mund të bëhet as barbarisht, as me menefregizëm, justifikuar me ombrellën e ligjit. Për sa kohë ligji synon drejtësinë, drejtësia nuk lufton dinjitetin.