MBI MBYLLJEN E SPITALIT PUBLIK TË TEPELENËS
Mësova në këto ditë nga reagimi i një grupi mjekësh të spitalit “Përparim Tepelena”, që në fakt s’janë thjesht e vetëm një grup mjekësh, por heronjtë tanë të ditëve të këqija, për të cilët sa të jem nuk di se si mund t’ju shpreh mirënjohjen ndaj tyre.
Dua të veçoj mjekun Shahin Meçe , që ishte njeriu që i kthehu në jetë , frymëmarrjet e mekura nga Pandemia e Covid- 19, njërëz të cilët mund të ishin dergjur spitaleve anë e kund trajtuar keqas deri në vdekjen e nëpërkëmbur nga “Tiret” xhepagjerë e shpirtngushta.
Ndihem i shqetësuar akoma dhe më shumë, që në shkresën përcjellëse të tyre si “Notë proteste” me argumenta shkencorë e human, ishin vetëm 5 firma mjekësh, ku medoemos kërkonin anullimin e këtij vendimi të pamenduar. Askush tjetër nuk ishte shqetësuar si palë e mjekëve e që në fakt nuk mbronin vetëm punën e tyre por gjithë interesin publik të qytetarëve Tepelenas duke qënë akoma më të qartë se çfarë po humbasim përmes këtij hapi të pamenduar politik.
Është drithëruese të shohësh Heroin tënd që një ditë nga një fatkeqësi që përfshiu globin të ka shpëtuar jetën, teksa sot i përhumbet forca në disa rreshta lutje dhe tragjikisht ajo që firmosi për këtë masë shkurtuese s’dihet a është më në atë detyrë për ta lexuar e reflektuar vendimin e nxituar dhe të njëanshëm.
Si qytetar i këtij vendi, ku kam vendosur të ndërtoj jetën dhe të mos largohem si shumë nga bashkëmoshatarët e mi, kërkoj mbështetjen e të gjithë atyre banorëve që së paku kanë qënë njëherë të vetme pacient në këtë spital dhe tek këta mjekë, të bashkohen në një PETICION e të mbrojnë së pari familjen.
Shëndetësia nuk është luks, është detyrë dhe e drejtë themelore që shteti ta mundësojë aty ku ka jetë njerëzore, ndaj na takon ne si tepelenas që prekemi nga ky vendim të reagojmë!
Dua t’ju perifrazoj një shprehje të Kryeministrit tonë Edi Rama në mbledhjen e OKB disa ditë më parë si një kumtim tejet frymëzues për popujt kudo në botë dhe tregues i një morali të lartë të drejtësisë së cënuar në Ukrahinë prej luftës së Rusëve në kufirin lindor të Evropës.
Martin Imalarad: “Së pari erdhën të merrnin Gjeorgjinë dhe nuk bëra zë, më pas erdhën për Krimen, nuk ishte vendi im kështu që nuk fola. Më pas erdhën për të gjithë Ukrahinën po nuk isha Ukrahinas e kësisoj nuk thashë asnjë fjalë. Pastaj erdhën për të marrë mua por askush nuk kish mbetur për të më ndihmuaer dhe për të më mbrojtur”… ndërkohë që ne flasim këtu atje numri i viktimave është 26 mijë e nesër do të jetë edhe më i lartë për sa kohë vazhdon kjo luftë…”
Dua të inkurajoj gjithësecilin prej jush për të ndërrmarë veprime në raport me vendimin sepse pasoja rëndojnë mbi ne, prindër, fëmijë e të moshuar që jetojnë në Tepelenë.
Në asnjë lloj rasti edhe sikur mbyllja e këtij spitali ka argument ekonomik ka një kundër argument shumë kokfortë që është konteksti social. Nuk e di sa është humbja që shteti detyrohet ta mbaj hapur, por kostoja e shoqërisë jam i bindur që është 3, 4 herë edhe më e madhe…