Duke kerkuar neper arkivat e familjes u ndesha me fotografine e Haki Blloshmit. E dija shume pak historine e tij, sepse ne ato kohera diktaturash askush nuk guxonte te fliste per te…
Sot mbas kaq vitesh e shikoj fotografine e tij dhe mendohem. Edhe pse kaluan vitet e diktatures, akoma figura e tij dhe e familjes se tij, nuk eshte vleresuar ashtu sic e meritonin. Lexoj majtaj djathtas shkruhen shpifje e histori te trilluara per njerez , qe nuk e meritojne asnje fjale te shkruhet dhe nderkohe per kete athdhetar i pari shqiptar qe mbaroi Harvardin ne ato vite dhe qe preferoi te kthehej ne atdhe prane familjes, nuk eshte shkruar asnje fjale… Turp per ” historianet” e vendit tim…
Ndoshta edhe mundet te heshtja, sic kane heshtur dhe kane ulur koken familjaret e mi nga frika e atij persekutimi50 vjecar, por nuk mundem….
Ndoshta jane genet qe me therasin , apo fakti se ky popull njehere e mire duhet te mesoje historine e vertete te ketij vendi, si edhe te atyre burrave fisnik qe sakrifikuan gjithcka per Shqiperine.
Per kete arsye po ju publikoj nje biografi te Haki Blloshmit
Ai ishte Diplomat. Lindi në vitin 1904, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Mësimet e para i mori në shkollat shqipe në fshatin e lindjes dhe me tej ne Liceun në Korçë.
Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare babai i tij Hajdar Blloshmi e dërgoi për të vazhduar shkollën e mesme dhe të lartë në Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Atje perfundoi Universitetin e Harvardit për Ekonomi dhe Shkenca Politike. Nga viti 1925 deri më 1929 shërbeu si konsull i Shqiperise në Boston.
U kthye në Shqipëri, dhe më vonë kreu studimet pasuniversitare në Francë.
Pushtimi fashist e gjeti në vendlindje, ku organizoi rezistencën antifashiste dhe u vu në krye të çetës nacionaliste të zonës .
Më 7 mars të vitit 1944, në fshatin Dunicë të Mokrës, komunistët i sulmuan befas forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar, të komanduara prej tij. Partizanët u bënë thirrje të dorëzoheshin, duke iu premtuar se do t’i linin të lirë të ktheheshin në shtëpi. Haki Blloshmi ju tha se pranoj vetem me nje kusht , që luftëtarët e tij të liheshin të lirë. Pas kapjes së tij, komunistët i pushkatuan të gjithë të dorëzuarit. Aty atë ditë u vranë
Haki Blloshmi, Shefqet Blloshmi , Skënder Blloshmi, Sabri Blloshmi , Bajram Blloshmi etj . Pra gjithe familja e tij….
Ne kete menyre kaq tragjike u shua nje patriot , nje fisnik dhe nje intelektual.
U shua nje yll , qe nese do te kishte zgjedhur te jetonte ne Amerike , ndoshta jeta e tij nuk do te mbyllej aq heret dhe me zgjuarsine dhe intelektin qe ai kishte , do te kishte ecur shume perpara ne rang personal, por ai nuk e mendoi dy here, mbi te gjitha zgjodhi atdheun, zgjodhi Shqiperine i cili nuk e permendi kurre edhe sot mbas 75 vitesh figura e tij vazhdon te mbetet ne terr….
E publikoj historinë e tij për të kuptuar , se si kanë qënë ata burra dhe sërish hedh pyetjen, po sot a ka burra të tillë vallë…?!!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)