Gjykata ka vendosur që princesha të jetojë në Pallatin Mbretëror, ndërsa Princi me qira. Në parim, duket vendim i drejtë. Legjislacioni civil-administrativ nuk njeh rang, histori, urdhra mbretëror etj.
Por, Pallati Mbretëror është kthyer ditët e fundit si pazari i së dielës në kohën e Zogut.
Në mendje të vijnë mëtuesit në pallatin e Uliksit, por pa Penelopë, Telemak dhe Odise.
Një pyetje për Këshillin Mbretëror:
Kur Princ Leka u martua me Elian, e mori paketë bashkë me shoqet dhe shokët e teatrit, shoqet e mamit, profesorin, shokët e dominosë së profesorit, kunatin, mikeshat e kunatit dhe një oligark që po i sillet rrotull pallatit me skica kullash një xhep?!
Dramat letrare në pallate mbretërore kanë treguar se aty ku ka lakmi, tradhti, intriga, ethe pasurimi dhe grindje, mund të ketë edhe krim.
Shteti duhet të marrë në mbrojtje Princ Lekën, por sidomos fotografen, e cila po jeton ëndërrën e Hirushes mes thikave nën mëngë.