Bota mendon forma të reja për të shtuar ngjyrat e jetës dhe lumturinë, ndërsa në Klos, një mendje e mbuluar nga plehu i paragjykimeve dhe thashethemeve, shkrepi armën në emër të nderit të vajzës, ende një fëmijë, e cila ka nevojë të trajtohet në një qendër sociale, ku të mësoje dhe më pas t’ua mësojë edhe të tjerëve se vajzat nuk janë një barrë që duhet me ia lënë në derë dikujt,
se dashuria e parë, e dyta ose e fundit, jo gjithmonë ka lidhje me martesën, aq më tepër me detyrim, siç mendonte babai i saj.
Në Kanada, për shembull, kanë nisur të kombinojnë azilet e pleqve me jetimoret, duke menduar shkrirjen e dy grupeve më të pambrojtura dhe të vetmuara shoqërore, duke zbutur vetminë e tyre, shtuar buzëqeshjen dhe vullnetin për të jetuar.
Frymëzohuni nga këto shembuj dhe jepni dashuri.
Nesër Sara mund të bëhet si Luiza Gega apo Dua Lipa, dhe çfarë rëndësie do të kishte dhe kujt do t’i duhej nëse ka pasur një të dashur në tentativë në gjimnaz apo a ka folur me dikë në rrjetet sociale.