20 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Adriana Mile: Reportazh përshkues në Çorrush të Mallakastrës

by News Albania
13/06/2020
in Kronikë
0
62
VIEWS
Share on Facebook

.
Udhëtimi i radhës i grupit tonë ishte drejt Çorrushit.
Më parë pyetëm se cili ishte fshati që na mundësonte, përveçse aventurës dhe kënaqësisë së ecjes me ngjitje, edhe përvojën unike të të vizituarit nga afër të objekteve historike, trashëgimisë kulturore dhe natyrore, stilit të jetesës së vendasve dhe peizazheve mahnitëse. Të parin Ardian Koci, drejtorin e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Fier.

Na sugjeruan Çorrushin, një fshat i njohur në zonën e Mallakastrës për bukurinë natyrore dhe historitë njerezore. E zgjodhëm pa një pa dy dhe morëm rrugën nacionale Fier-Tepelenë.

Përtej Bejarit, morëm në të djathtë të rrugës Fier Tepelenë dhe u futëm në Malas. Një rrugë çakulli na çoi në majën më të lartë të fshatit, tek antenat, ku peizazhet ishin befasuese. Nën këmbët tona ndodheshin gjerë e gjatë, me një pamje spektakolare gjithë fshatrat e Tepelenës, në kufi me zonën e Çorrushit, vendosur në lugine. Vazhduam rrugën e tatëpjetë, dhe jo vetëm, që të çonte në fshatin Çorrush.

Ndalesën e parë e bëmë tek shtëpia e ish kryeministrit të parë shqiptar dhe më jetëgjati, Mehmet Shehut, se cilës i kishin mbetur vetëm muret e rrënuara dhe hija e rëndë e historisë të se zotit. Në fakt, këtë ndërtesë na e sugjeruan për ta vizituar të gjithë sa pyetëm. Fatkeqësisht, nga gjithë ajo shtepi e stërmadhe dhe histori, kishin mbetur vetëm muret dhe një man i madh. Për të nuk kujdesej askush!

Më tej u drejtuam drejt qendrës së fshatit, pak njerëz ndeshëm. Tek hija e shkollës parkuam makinat dhe u drejtuam në këmbë drejt luginës së Vjosës. Rrugës si shteg natyror ndeshëm rrallë njerëz, ndërsa tek shtëpitë nuk pipëtinte njeri. Syri na kapi shtëpi karakteristike, ndërtuar me gurë, por edhe vila të reja.
Afër luginës së Vjosës na u shfaq një pamje e pafundme panoramike. Vjosa e kishte bërë për vete gjithë zonën përreth duke i shtruar kodrat në fusha.
Pamje paqësore, spektakolare, aromë ndjellëse dhe madhështore lugina e Vjosës! Tek rrapenjte e Vrugut u ulëm dhe shijuan për gati një orë zhurmën e Vjosës, madhështinë, gurgullimat e saj dhe hijen relaksuese të rrapenjve të shpallur trashëgimi natyrore.

Pasi lamë Vjosën u nisem përsëri në këmbë për nga qendra e fshatit. Qëndruam rreth 30 minuta tek lokali i vetëm i fshatit sa u çlodhëm dhe u nisem me makina në drejtimin tjetër të Çorrushit që të çonte të liqeni i Çorrushit. Liqeni kishte shtrirje të madhe, mbushur plot me ujë dhe peshq të mëdhenj.
Pasi shijuam liqenin u nisëm rrugës së fshatit që të nxirrte afër Bejarit. Kodrat e veshura me gjelbërim dhe ullinj nga të gjitha anët na bën të na ngelte koka pas.
Ndalesën e fundit e bëmë në rrapin e Drizarit, një rrap madhështor, rreth 400 vjeçar, shpallur monument natyre. Aty shijuam të gjithë së bashku një dhallë të paparë të bërë me dybek, të ftohtë e me kripë e me një aromë dhie që të kënaqte xhanin.
Të kënaqur nga Çorrushi, me peizazhet natyrore dhe historitë e shumta njerëzore të atij fshati mallakastriot, u kthyem në Fier me një eksperiencë tjetër unike udhëtimesh.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Bashkia Gjirokastër dënon me forcë përhapjen në rrjete sociale të pretendimeve të rreme

19/04/2026

Drejtimi institucional i Policisë së Shtetit dhe standartet e shtetit të së drejtës!

18/04/2026

Reagon zyrtarisht Bashkia Gjirokastër për lajmet ku aludohet se kryebashkiaku dhe 18 punonjës janë infektuar me AIDS

18/04/2026

Nga Bledi Mane: Flamur Golemi nuk është i infektuar me sidë, është i infektuar me smirë

18/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In